BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Kultura

Komedia e Shekspirit “Ëndrra e një nate vere”, tre mbrëmje në arenën e Amfiteatrit të Liqenit të Tiranës

Komedia e Shekspirit “Ëndrra e një nate vere”, tre

 Komedia “Ëndrra e një nate vere” do të sho qërojë publikun për tre net me radhë në Tiranë. Një nga komeditë më të bukura të Shekspirit zbret në arenën e amfiteatrit të liqenit, me një trupë aktorësh që janë mirëpritur dhe më parë nga pub liku. Teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit vjen në Tiranë me një vepër me regji nga Driada Dervishi dhe interpretojnë Alesia Xhemalaj, Adelina Muça, Jaho Guma, Amos Zaharia, Romir Zalla, Andia Xhunga, Mimoza Marjanaku, Gentian Zenelaj, Suela Bako, Xhejni Fama, Marsel Rupi, Gjergj Doçi dhe Marvin Tafaj. Komedia e Shekspirit do të jetë për publikun te amfiteatri i liqenit të Tiranës mbrëmjet e datave 20, 21 dhe 22 shtator. Përmbajtja e veprës përqendrohet në tre ngjarje: përpjekjet dhe përvojat e dy çifteve të dashuruar në një pyll të magjepsur, bota e Mbretit dhe Mbretëreshës së zanave, si dhe një grupi zejtarësh të rëndomtë, që përpiqen të vënë në skenë një pjesë të quajtur “Pirami dhe Tisba” për nder të dasmës së Dukës së Athinës. Trupa e aktorëve vjen me këtë komedi pas suksesit më parë me shfaqjet e tjera teatrore. E shkruar ndoshta në vitin 1595 ose 1596, “Ëndrra e një nate vere” është një nga komeditë e hershme të Shekspirit, por mund të dallohet nga veprat e tjera të këtij grupi duke e përshkruar si pjesë shoqëruese për ceremoni dasmash. Ndryshe nga pjesa më e madhe e veprave të tij (duke përfshirë të gjitha komeditë), në krijimin e kësaj historie Shekspiri nuk u mbështet drejtpërdrejt në ndonjë pjesë ekzistuese, poezi narrative, kronikë historike apo në ndonjë burim tjetër, por krijoi një pjesë vërtetë origjinale.

Temat shekspiriane në komedi

Komedia “Ëndrra e një nate vere” shpreh në mënyrë jashtëzakonisht lirike disa prej temave më të shkëlqyera shekspiriane, ku më të dukshmet janë ato të dashurisë të ëndrrave dhe të imagjinatës krijuese. Driada Dervishi është e para regjisore që solli në amfiteatrin e Durrësit një komedi nga William Shakespeare, “Ëndrra e një nate vere”, “Binjakët” (Menehmët) nga Plauti dhe “Martesa” nga Anton Çehov. Si regjisore fillon punë në vitin 2004 në teatrin profesionist “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, duke ftuar herë pas here dhe aktorë të njohur të skenës teatrore. Ajo realizon 27 premiera si: “Revizori” (N.Gogol), “Martesa” (A.P.Çehov), “Stjuardesat” (Mark Camoletti), “Suita 51” (Neil Simon), “Seancë e jashtëz akonshme në parlament” (Ray Cooney), “Të jesh nënë” (Roberto Bracco), “Komedia që shkon për dreq” (H. Lewis, H. Shields, J. Sayer), “Shirli Valentina” (Willy Russell), etj. Regjisorja Driada Dervishi në aktivitetin e saj ka realizuar edhe disa bashkëpunime me teatro të tjerë, si me Teatrin Kombëtar komedinë satirike “Ferma e Kafshëve” të shkrimtarit George Orwell, tragjikomedinë “Sonte luajmë pa tekst” nga Luigi Pirandello dhe “Vanja, Sonja dhe Masha” nga Christopher Durang, me teatrin “Petro Marko” me “Ah paratë! Paratë!”, etj.