
“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

Komedia “Edmond” në skenën teatrore, një histori argëtuese, me nota komike dhe dramatike

Shkruar nga Nga Julia Vrapi 29 Nëntor 2022

Një histori argëtuese, me nota komike dhe dramatike vjen në shfaqjen teatrore “Edmond”. Teatri Kombëtar sjell këtë vepër teatrore për katër net në sallën e madhe te “ArTurbina”. Një komedi nga Alexis Michalik me regji nga Indrit Çobani dhe Andia Xhunga, ku në role janë aktorë të njohur të skenës teatrore. Komedia do të jetë në skenë mbrëmjet e datave 1, 2, 3 dhe 4 dhjetor. 13 aktorë, 35 personazhe në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina”. Një histori argëtuese, me nota komike dhe dramatike, që tregon se si Edmond Rostand, krijoi një nga kryeveprat botërore të letërsisë dhe artit skenik, “Cyrano de Bergerac”. Edmond Rostand një dramaturg i ri, 29 vjeçar, ka dy vjet pa shkruar asgjë...Mes nevojës për të fituar para për të rritur dy fëmijët e tij dhe kësaj gjendje krijuese dëshpëruese, Edmond merr një ftesë bashkëpunimi nga aktori më i famshëm i Francës, Constant Coquelin (Konstant Koklën). Edmond i premton Coquelin-it rolin kryesor në një komedi heroike në vargje, premiera e së cilës do të jetë pas 3 javësh, në prag të festave të fundvitit... Por ka vetëm një problem të vogël: Komedia nuk është shkruar ende. Mes ankthit të komedisë që duhet shkruar për tri javë, tekave të aktorëve, kërkesave të producentëve Korsikanë të shfaqjes, xhelozisë e gruas, historisë së zemrës së mikut të tij më të mirë dhe mungesës së entuziazmit të të gjithë atyre që e rrethojnë, Edmond fillon të shkruajë këtë pjesë të cilën askush nuk e beson. Tani për tani, ai ka vetëm një gjë ku mbështet fort, titullin "Sirano dw Bërzherak".
Aktorët në role
Në role interpretojnë Lulzim Zeqja, Vasjan Lami, Helidon Fino, Luli Bitri, Laert Vasili, Ilirda Bejleri, Arben Derhemi, Flaura Kureta, Myzafer Zifla, Genci Fuga, Ina Gjonçi, Besmir Bitraku, Genti Deçka, Indrit Çobani. Po ashtu janë dhe balerinat Elda Matmuja, Serena Çerpja, Silvana Brahimataj dhe balerinët Endri Koçeku dhe Stiv Osmanaj. Komedia “Edmond” u shfaq dhe më parë gjatë këto ditë nëntori në skenë dhe Teatri Kombëtar ka publikuar në faqen e tij një video se si e ka pritur publiku. “Ja si e priti publiku ynë i mrekullueshëm rikthimin e super-produksionit të Teatrit Kombëtar”, shkruan institucioni teatror. Vepra është përkthyer nga Nasi Lera, skenografia nga Genc Shkodrani, kostumografia Laedia Hajdari, kompozitor Endri Sina, koreografe Kozeta Bakiu dhe piktore grimi Bebeka Alla. Komedia e "Edmond" Alexis Michalik, që u shfaq premierë më 2016 në Paris-Francë, shënon edhe suksesin e tij më të madh si autor, ku rrëmben dhe tre çmime të tjera “Molière”. Kjo shfaqje teatrore është pjesë e sezonit artistik të Teatrit Kombëtar, që po vijon me vepra të ndryshme në skenë për publikun. Më herët në skenën teatrore ishte një tjetër produksion premierë për publikun.
Më të lexuarat


Ministria e Kulturës hap thirrjen për projektet, në 2023 do të mbështeten festivale, projekte artistike dhe ato që promovojnë trashëgiminë, si dhe industria kreative

“Fondi i Artizanëve” për promovimin, ruajtjen dhe përcjelljen e artizanatit

Alda Bardhyli: Një vëmendje të veçantë u kemi kushtuar dhe autorëve shqiptarë, duke bërë që ata të jenë më të pranishëm në diskursin publik

Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore, një konferencë shkencore

Teatri Eksperimental hap thirrjen për projektet artistike, prioritet në 2023 dramaturgjia shqiptare bashkëkohore, europiane e më gjerë

Drejtori i galerisë “Visconti Fine Art” në Slloveni Lazo Vujiç Lazar: Jemi drejt një bashkëpunimi konkret për promovimin e artistëve të dy vendeve me GAT

Margariti: “Fondi i Teatrit për të Rinj” si mbështetje jo vetëm e brezit të ri të artistëve

Vasil Tole: 70-vjetori i themelimit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit një mundësi për të vlerësuar e nderuar të gjithë artistët themelues, ata të djeshëm e të sotëm

Atelierët e edukimit për fotoreportazhin në muzeun “Marubi”

Buron Kaceli: Nuk është e lehtë për artistët të hapin ekspozita, në “Plein Air” ka ardhur duke u rritur niveli artistik nga vit në vit
