BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Komedia “Farsa e Kurorës”, pas premierës në Eksperimental shkon në teatrin e Gjirokastrës

Komedia “Farsa e Kurorës”, pas premierës në

Premiera e komedisë “Farsa e Kurorës” me autor Arben Iliazin dhe regji të Ledian Gjeçit u shfaq për publikun në sallën Moliere në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”. Ky projekt teatror u realizua në bashkëpunim me teatrin “Zihni Sako” në qytetin e Gjirokastrës. Pas mbrëmjes në Tiranë shfaqja premierë do të vijojë për tre mbrëmje me radhë në teatrin “Zihni Salo” nga data 14 deri më 16 maj. Me regji nga Ledian Gjeçi rolet në skenë luhen nga aktori Xhuliano Brisku që vjen si dashnori, Erion Hinaj në rolin e Dinos si bashkëshorti dhe aktorja Dajana Nenaj në rolin e gruas së re me emrin Kamila, që janë tre protagonistët e komedisë farsë. “Farsa e Kurorës” vjen në skenë si një vepër e ndërtuar brenda një konflikti thelbësor familjar, që zhvillohet në sy të publikut. Regjisori Ledian Gjeçi shprehet se vazhdon të ketë në vëmendjen e tij vepra të autorëve shqiptarë për ti sjellë në teatër. “Zgjodha këtë vepër për në skenë, sepse besoj se kemi çfarë ti themi realitetit shqiptar, por edhe sepse kam një ndjeshmëri të veçantë ndaj dramës shqipe. Shfaqja është premierë në Teatrin Kombëtar Eksperimental, pastaj do të vijojë edhe në teatrin e Gjirokastrës “Zihni Sako”, pasi kjo që po bëjmë është projekt i këtij teatri”, tregon regjisori Gjeçi. Me tre aktorë në skenë vepra sipas regjisorit Ledian Gjeçi do ta bëjë publikun të reflektojë. “Në ngjarjet e veprës publiku do të gjej mundësinë për t’u argëtuar, por dhe për të reflektuar mbi lakminë e mbi tradhtinë”, shprehet mes të tjerave regjisori i komedisë “Farsa e Kurorës”. Ndërsa mbrëmë për publikun u soll në skenë kjo premierë, në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” po vijojnë të shfaqen pjesë të ndryshme të autorëve shqiptarë, por dhe të huaj për publikun. Ndërsa një pjesë janë premiera, të tjerat janë dhe rikthime në skenë.

Puna për veprën

Këtë herë në skenën e teatrit si regjisor Ledian Gjeçi sjell një komedi shqiptare, por ndërsa flet për vëmendjen që i kushton veprave të autorëve shqiptarë, po ashtu vlerëson edhe bashkëpunimin me aktorët. Sipas tij puna për realizmin e kësaj komedie ka qenë shumë produktive. “Aktorët në shfaqje që janë Erion Hinaj, i cili luan burrin, Dajana Nenaj e cila luan gruan, dhe Xhuljano Brisku i cili luan dashnorin, edhe disa personazhe të tjerë surprizë, puna për realizimin ka qenë shume produktive dhe shpresojmë se kemi bërë maksimumin në raport me kohën e shkurtër që patëm në dispozicion”, tregon regjisori Ledian Gjeçi. Skenograf dhe kostumograf në komedi është Gazment Koçollari. Komedia “Farsa e Kurorës” që nuk do t’i mungojë skenës së teatrit të Gjirokastrës “Zihni Sako” në 14, 15, 16 maj gjithashtu do të jetë dhe në skena të tjera të rretheve si Elbasan, Korçë, Vlorë, Berat etj. Sipas regjisorit “Farsa e Kurorës” është një komedi groteske, e cila ka në qendër të saj jo vetëm dy të rinj, por dhe një bashkëshort që ka vjedhur paratë e popullit. Në komedinë “Farsa e Kurorës” bëhet fjalë për një vajzë të re, e cila është e lidhur me një djalë të varfër që punon garderobier teatri, dhe nga ana tjetër ajo është e martuar me një burrë të pasur, që është sa dyfishi i moshës së saj, i cili është zyrtar i lart dhe vjedhës i parave të popullit. Vajza bashkë me të dashurin synojnë të marrin paratë e vjedhura nga bashkëshorti i saj edhe të arratisen të dy diku larg tij. Pas shumë përpjekjesh, e duke e vënë herë pas here në lojë bashkëshortin ata ja dalin t’ia marrin paratë dhe ikin të kënaqur, duke e lënë të vetëm e të varfër ish pasanikun.

Nga Julia Vrapi