Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Komedia franceze “Darka e lamtumirës” çel sezonin artistik në “Skampa”

Postuar: 04/09/2018 - 07:20

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" me shfaqjen teatrore “Darka e lamtumirës” dy mbrëmje me radhë në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan. Me këtë vepër franceze, një nga komeditë e vlerësuara nga publiku Teatri Eksperimental çel sezonin artistik në muajin shtator. Regjisori Kiço Londo bën me dije se "Darka e lamtumirës" vjen në datat 6 -7 shtator ora 19:00 në teatrit “Skampa” Elbasan. “Ne me komedinë franceze “Darka e lamtumirës” çelim sezonin artistik. Një komedi brilante”, pohon regjisori Londo. "Darka e lamtumirës" komedi nga Matthieu Delaporte dhe Alexandre de la Patelliere më herët ka qenë dhe në sallën Moliere në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli” apo dhe në skena të teatrove të tjerë. Po kjo komedi është zgjedhur dhe si përfaqësimi i këtij tetari më datë 8 shtator në festivalin “Kokofest” në qytetin e Korçës. Festivali ka disa ditë që ka nisur dhe është një garë ku janë në konkurrim trupa të ndryshme teatrore, nuk mungojnë edhe artistët shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia me shfaqjet e tyre në skenë. Me regji nga Kiço Londo, në rolet kryesorë interpretojnë aktorët Gazmend Paja, Laura Nezha dhe Visjan Ukcenaj.  “Darka e lamtumirës" komedi nga Matthieu Delaporte dhe Alexandre de la Patel është pjesë e projektit “Teatri i Rajoneve”, që synon të çojë shfaqjet pranë publikut. Projekti që sjell në skenë vetëm dramaturgjinë bashkëkohore franceze ka rezultuar me sukses deri tani. Premiera e parë e teatrit të rajoneve ka qenë komedia franceze “Boeing Boeing”, që gjithashtu vijoi në disa skena të teatrove në vend. Ndërkaq që për dy net me radhë në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan publiku do të shikojë si shfaqje të parë të sezonit artistik komedinë franceze, që është duartrokitur nga publiku më parë.

Komedia franceze në skenë

Kjo shfaqje depërton në historinë e dyshes Pierre e Clotilde, të cilët përpara se të marrin pjesë në darkën e rradhës që nuk e kanë me qejf të shkojnë, marrin një vendim: Të spastrojnë shoqëritë e konsumuara. Kështu, ata do të organizojnë një darkë lamtumire, që është një përzierje homazhi e lehtësimi për miqtë që do të dalin nga jeta e tyre. Viktima e parë do të jetë pikërisht miku i tyre prej vitesh, Antoine Royer. Por, midis Pierres që është burracak e i mefshtë dhe Clotildes së paparashikueshme e mikut të çuditshëm, gjërat do të dalin jashtë kontrollit dhe darka nuk do të shkojë siç ishte planifikuar prej tyre. Kjo është ngjarja që do të tregohet për publikun në skenën e teatrit, një komedi që premton të sjellë një atmosferë argëtuese. Në vepër një trekëndësh dashurie dhe loje, që interpretohet nga aktorët Gazmend Paja, Visjan Ukcenaj si dhe Laura Nezha. Aktorja Laura Nexha më herët ka pohuar se Clotilde roli që i ka besuar regjisori Kiço Londo është i këndshëm, por mbi të gjitha te personazhi që ajo sjell në shfaqjen premierë është autoriteti që spikat. “Autoriteti është ajo që spikat tek Clotilde, iniciativa për vendimmarrje, dominanca në çift. Është një personazh shumë i këndshëm që vendoset në një trekëndësh marrëdhënieje mes dy miqsh dhe pozicionohet si ajo që duhet të ekuilibroje situatën për të shpëtuar në një farë mënyre marrëdhënien e saj”, ka treguar më herët aktorja Laura Nezha. "Darka e Lamtumirës" komedi nga Matthieu Delaporte dhe Alexandre de la Patelliere vjen në skenën e teatrit me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Shqipëri./Julia VRAPI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 50

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 07:29

 Festivali ndërkombëtar “Pianodrom” po zhvillon edicionin e gjashtë në Tiranë. Prej disa vitesh festivali ka sjellë në skenë artistë të huaj dhe shqiptarë, që janë bërë pjesë e jetës artistike.

Postuar: 15/11/2018 - 07:28

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" sjell mbrëmjen e së shtunës premierën

Postuar: 15/11/2018 - 07:27

Komedia “Shirli Valentina” me aktoren Olta Daku shoqëroi publikun për dy mbrëmje me r

Postuar: 15/11/2018 - 07:25

Parku arkeologjik i Bylisit prej vitesh me probleme, kanë munguar investimet që janë themelore pë

Postuar: 14/11/2018 - 07:18

 Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, me rastin e kthimit në atdhe të eshtrave të personalitet

Postuar: 14/11/2018 - 07:17

 Teatri i Operës dhe Baletit  sjell në skenë operën “La Triavata” nga Giuse

Postuar: 14/11/2018 - 07:16

Muzeu Historik Kombëtar dhe ICOM Shqipëria organizuan paraqitjen e rezultateve të trajnimit Re Or