
Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Komedia franceze “La Baby -Sitter”, ku trajtohet problemi i marrëdhënieve në çift, do të vijë në skenën teatrore

Shkruar nga Julia Vrapi 31 Janar 2023

Komedia franceze “La Baby- Sitter” do të vijë në skenën teatrore për publikun. Komedi nga Rene De Oboldia në skenën teatrore e sjell regjisori Vasjan Lami. "La Baby -Sitter", është komedia më e suksesshme e autorit Rene De Oboldia, ku trajtohet problemi universal i marrëdhënieve në çift. Jeta me të gjithë vështirësitë dhe problemet e saj, si pakuptuar, na bën të harrojmë atë që është më esenciale në marrëdhëniet bashkëshortore, dashurinë! Teatri Kombëtar shprehet se komedia vjen në skenë për katër net te salla e madhe “ArTurbina”, në mbrëmjet e datave 2, 3, 4 dhe 5 shkurt. Në rolet e veprës janë Luiza Xhuvani, Genci Fuga dhe Andia Xhunga. Aktori Genci Fuga shprehet se në skenën teatrore do të vijë një shfaqje që nuk duhet humbur, nën regjinë e Vasjan Lamit. “"La Baby-Sitter" është komedia e radhës që vjen në Teatrin Kombëtar "ArTurbina" salla e madhe. Një komedi e veçantë dhe plot situata”, shprehet aktori Genci Fuga ndër të tjera për këtë komedi, që vjen në mbrëmjet e para të muajit shkurt të këtij viti. Përkthyes i veprës Nonda Varfi, skenograf Beqo Nanaj, kostumografe Sofi Kara dhe kompozitor Gjergj Kaçinari. Aktorët në këtë komedi franceze, që do të vijë së shpejti në skenën teatrore janë emra të njohur për publikun, i cili i ka vlerësuar në shfaqje të ndryshme ku janë prezantuar gatë aktivitetit të tyre artistik. Por muaji që vjen i gjen në një premierë teatrore. Vasjan Lami regjisor i komedisë franceze “La Baby- Sitter”, që do të vijën në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTubrina” është i njohur me aktivitetin teatral dhe në kinema, regjisor dhe dublues filmash shqiptar. Diplomohet për aktrim në Akademinë e Arteve në Tiranë me nota të shkëlqyera. Ai punon në vijim në Teatrin Kombëtar, duke realizuar një galeri rolesh jo vetëm në teatër, por edhe në filma të ndryshëm.
Rreth veprës teatrore
"Trembëdhjetë vjet martesë, ku na humbi dashuria?". Ky është lajtmotivi që shoqëron Elvirën dhe Franklin, dy bashkëshortët modernë, të një komedie të përjetshme. Ata duhet të shkojnë për darkë tek miqtë, por mbeten të ngujuar në shtëpi. Baby - Sitteri që duhet të kujdeset për fëmijët e tyre, nuk po vjen. Më në fund zilja bie, por në derë shfaqet dikush, që ata nuk e prisnin. Përballja e Elvirës dhe Franklinit, me "mysafirin e paftuar", do t'i japë marrëdhënies së tyre, një kthesë të papritur...Autori Rene De Oboldia, anëtari më i vjetër i Akademisë së Shkencave Franceze, ndërroi jetë në vitin 2022, 103 vjeç. Ai është autor i mbi 30 veprave teatrale, të përkthyera në mbi 28 gjuhë të botës. Është vlerësuar po aq i suksesshëm sa Ionesco e Beckett. Kritikët kanë admiruar autori Rene De Obaldia. Shfaqjet e tij zhvillohen gjithmonë brenda një kornize të kohës bashkëkohore dhe kanë të bëjnë me tema moderne, duke i trajtuar ato në mënyrë komike.
Më të lexuarat


Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”, objekte të trashëgimisë prehistorike në ekspozitën ndërkombëtare në SHBA dhe në Kanada

Çmimi “Nderi i festivalit” për Ansamblin Popullor në Vitie

“Burrnesha”, “Pesë stinët e armikut të popullit” dhe “Kthimi i Karl Majit” vepra të autorit Jeton Neziraj në skenën e Teatrin Kombëtar Eksperimental

“Dasma e Lunxhërisë” në vitin 1874, shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri

Prodhime kinematografike të viteve 2020-2022 prezantohen në “Ditët e Filmit Malazez”, filmat pas Tiranës do të shfaqen në Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër

TKOB: Opera “Don Pasquale” afroi me kulturën operistike pranë dyerve të teatrit një publik të ri

Vladimir Doda: Teatri është në të njëjtën situatë që gjendet shoqëria shqiptare dhe ca më keq

Vladimir Hasimi, ikona e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, një jetë duke mbrojtur dhe promovuar vlerat e shkëlqyera të trashëgimisë kulturore jomateriale mbarëkombëtare shqiptare

“Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”, në kuadrin e “Tragë”

Ekspozita “Rrugës...” nga artistët Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku, ku prezantohen punimet më të fundit në skulpturë dhe grafika
