BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Kultura

Komedia “Karagjozi” e 1932, premierë në skenën e teatrit Metropol

Komedia “Karagjozi” e 1932, premierë në skenën e

Komedia “Karagjozi” shkruar nga Skënder Guri erdhi premierë në skenën e teatrit Metropol. Vepra vjen në skenë për publikun në kuadër të festivalit teatror “Metrofest”, që këtë vit po zhvillon edicionin e tretë. Festivali këtë vit i është dedikuar komedisë shqiptare të arkivit dhe në vijim të veprave teatrore është dhe premiera “Karagjozi”. E shkruar në vitin 1932, kjo komedi u soll në skenë nga regjisorja Rexhina Mollaymeri. Vepra do të jetë dhe gjatë fundjavës në skenë, ndërsa po vijon të përcillet me duartrokitjet e publikut në Metropol. Komedia shqiptare është me interpretimin e aktorëve Aleksandër Kondi, Amarildo Bala, Engjëll Hoxha, Griseld Kapllanaj, Hygerta Bushpeni, Juxhin Plovishti, Noel Kokomani, Urim Aliaj. Në ngjarjet e veprës, Tinger Beu feston ditëlindjen e vajzës dhe vendos të sjellë në fshat kafshë ekzotike nga xhunglat e largëta. Beu ngarkon karagjozin e fshatit që t’ia zbusë kafshët nëpër kafaze përpara se të habisë dynjanë me shfaqjen e tyre. Por karagjozi dembel dhe qejfli i ther kafshët për t’i ngrënë. Çfarë do të bëjë ai kur të vijë Beu për të parë kafshët? Por se çfarë ndodh më tej këtë publiku e zbulon në Metropol në komedinë, që luhet nga tetë aktorë. Një komedi e shkruar nga Skënder Guri më 1932, por sipas regjisores Rexhina Mollaymeri, shtysë për ta sjellë në skenë kanë qenë dhe mesazhet që ajo përcjell. “Mua më intrigoi fakti, që “Karagjozin” e kishte shkruar një autor shqiptar Skënder Guri, kjo ishte dhe shtysa e parë që më erdhi nga vepra kur e lexova. Mesazhet, që përcjell vepra pavarësisht se është shkruar më 1932 janë aktuale dhe për ditët e sotme, sepse “Karagjozi” nga autori vendoset në situata nga më të ndryshmet, është situata karizmatike por dhe në hallet e veta, ku gjen mënyra me shumë finesë dhe komike për ti zgjidhur”, shprehet regjisorja Rexhina Mollaymeri. Sipas regjisores, një ndër pikëpyetjet që ngre kjo vepër është se deri ku arrin qenia njerëzore, që të transformohet nga dëshira e madhe për para. “Kemi një kontrapunt të madh te kjo vepër, kemi beun që është shumë i pasur, që merr kafshë nga prika për ditëlindjen e vajës dhe kemi karagjozin, që nuk plotëson as kërkesat minimale jetike, as ushqimin. Janë ndarjet shoqërore që ne i hasim dhe në ditët e sotme. Kjo është gjëja që më pëlqeu më shumë nga vepra, dhe pse unë fillova të punoj me këtë pjesë shkruar nga Skënder Guri”, pohon më tej regjisorja.

Puna me komedinë

Komedia do të jetë gjatë fundjavës në skenën teatrore dhe regjisorja Rexhina Mollaymeri shprehet se tek pjesa ka ruajtur traditat e Shqipërisë së Mesme. “Si regjisore kam zgjedhur ti flas aktualitetit sot, sepse më duken tematika aktuale, por te figura e karagjozit unë kam ruajtur traditat e Shqipërisë së mesme. Jemi përpjekur të përcjellim jo vetëm pikëpyetjet që ngre vepra, por dhe kulturën e Shqipërisë së mesme në këtë rast meqë na u dha mundësia. Por ne nuk është se i kemi qëndruar shumë fanatik figurës së karagjozit, që njihet në Turqi dhe Greqi, e kemi nga Shqipëria, pra i jemi përshtatur dhe vendit ku po japim këtë shfaqje teatrore”, tregon regjisorja për punën me këtë pjesë shqiptare. Këto net në festivalin “Metrofest” janë vetëm pjesë të arkivit dhe sipas regjisores bëhet një punë e madhe, që ato të jenë në skenë. “Është goxha punë, që bëhet nga profesionistët e fushës për të zgjedhur këto vepra, për të zgjedhur veprën duhur që është e përshtatshme dhe për ditët e sotme. Për mua është një punë e gjatë që bëhet gjatë gjithë vitit deri sa arrihet në përzgjedhjen e këtyre veprave për të qenë në skenën teatrore. Shikohen shumë aspekte dhe sa të përshtatshme janë. E rëndësishme shumë është dhe se si do të vijnë në ditët e sotme këto vepra, që janë të arkivit të shkruara shumë vite më parë”, pohon më tej regjisorja Rexhina Mollaymeri. Sipas regjisores, puna me dramën shqipe është goxha nxitëse edhe për artistët e rinj të teatrit./ Nga Julia Vrapi