BREAKING NEWS

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda
x
BREAKING NEWS

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel,
x
BREAKING NEWS

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam
x
BREAKING NEWS

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?"
x
BREAKING NEWS

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt
x

Kultura

Komedia “La Baby-Sitter” dy mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental

Komedia “La Baby-Sitter” dy mbrëmje në skenën e

Komedia “La Baby-Sitter” vepër e autorit Rene De Oboldia dhe regji nga Vasjan Lami në ditët e para të muajit mars do të jetë për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" te “ArTurbina”. Teatri shprehet se është një komedi franceze, me plot humor fin dhe mesazhe të forta. “Me aktorët Luiza Xhuvani - në një karakter të veçantë siç nuk e keni parë më parë; Genci Fuga - bashkëshorti grindavec do t'ju bëjë të qeshni nga fillimi në fund; Andia Xhunga - në rolin e gruas që nuk kënaqet kurrë; e shoqëruar me muzikë live nga kitarra e Gjergj Kaçinarit”, thuhet nga teatri në rrjete sociale. Sipas njoftimit të teatrit, komedia me regji nga Vasjan Lami do të jetë në skenë mbrëmje e datave 3 dhe 4 mars ora 19:00. Autori Rene De Oboldia, anëtari më i vjetër i Akademisë së Shkencave Franceze, ndërroi jetë në vitin 2022, 103 vjeç. Ai është autor i mbi 30 veprave teatrale, të përkthyera në mbi 28 gjuhë. Është vlerësuar po aq i suksesshëm sa Ionesco e Beckett. Kritikët kanë admiruar autori Rene De Obaldia. Shfaqjet e tij zhvillohen gjithmonë brenda një kornize të kohës bashkëkohore dhe kanë të bëjnë me tema moderne, duke i trajtuar ato në mënyrë komike."La Baby -Sitter", është komedia më e suksesshme e tij, ku trajtohet problemi universal i marrëdhënieve në çift. Jeta me të gjithë vështirësitë dhe problemet e saj, si pakuptuar, na bën të harrojmë atë që është më esenciale në marrëdhëniet bashkëshortore, dashurinë! Përkthyes i veprës Nonda Varfi, skenograf Beqo Nanaj, kostumografe Sofi Kara dhe kompozitor Gjergj Kaçinari. Vasjan Lami regjisor i komedisë franceze “La Baby- Sitter”, që do të vijën në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” te “ArTubrina” është i njohur me aktivitetin teatral. si dhe në kinematografi.