BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Komedia “Martesa” në ambient të hapur, së shpejti për publikun në amfiteatrin e Durrësit

Komedia “Martesa” në ambient të hapur, së shpejti

Komedia “Martesa” nga autori Anton Çehov, me regji nga Driada Dervishi vjen së shpejti në amfiteatrin e Durrësit për publikun. Teatri “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit bën me dije se shpreson që vepra e Anton Çehov me regji nga Dervishi të shërbejë si hapëse e siparit të skenave. ““Martesa” parashikon të fillojë shfaqjet në ambiente të hapura dhe shpresojmë të shërbejë si një hapëse e siparit të skenave teatrore”, shprehet teatri i Durrësit, që ka publikuar dhe një material të shfaqjes së suksesshme. Komedia është menduar të jepet më datë 14 maj, por sipas teatrit datat e sakta varen dhe nga kushtet e motit. “Shumë shpejt në amfiteatrin e qytetit, në arenën më të madhe të Ballkanit. Premiera 14 maj ora 20:00. Por datat e sakta të shfaqjes varen nga kushtet metereologjike të kohës”, vijon teatri. Komedia “Martesa” u shpërblye me çmimet “Regjia më e mirë në “KoKo Fest 2016”, aktorja më e mirë jo protagoniste në “KoKo Fest 2016” dhe çmimi i publikut në “Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit Moisiu On”. Përshtatja e tekstit dhe regjia Driada Dervishi, koreograf Elton Cefa, drejtor fotografia Daniel Dervishi, kostumografia Driada Dervishi dhe Adelina Muça. Udhëheqëse vokale mazzo-soprano Olta Juba. Në role janë aktorët Amos Muji Zaharia, Adelina Muça, Gentian Zenelaj, Xhejni Fama, Mimoza Marjanaku, Suela Bako, Andia Xhunga, Gjergj Doçi, Alesia Xhemalaj dhe Jaho Guma. Kjo komedi është përmbledhja e 5 pjesëve: "Martesa", "Tragjik pa dashje", “Ariu”, “Propozimi”, për t'u mbyllur me “Këngën e mjellmës", e konceptuar si një këngë nostalgjie për kohën që ikën. Një nostalgji lirike, që përshkruan gjithë krijimtarinë e dramaturgut të mirënjohur rus Anton Çehov, e cila vjen nën regjinë e Driada Dervishit duke pasur parasysh interesimin e madh e të vazhdueshëm të publikut.

 Vepra e Çehov

Komedia “Martesa” erdhi premierë për publikun në vitin 2015 nga regjisorja Driada Dervishi. Më herët regjisorja shprehej se komedia “Martesa” përmes 5 pjesëve nga Çehov vjen plot ritëm. “Në çdo pjesë në komedi ka 1-2 protagonistë kryesorë, është marrëdhënia mes çiftit, etj. Nuk janë vepra të lehta, sepse ka dhe momente të reflektimit apo ngrihen probleme të ditës, ndërsa kjo komedi vjen përmes një loje gazmore”, ka pohuar regjisorja Driada Dervishi. Në dy net, gjithçka ndodh në një martesë nga të kurdisurat për interes nga e ëma e vajzës. Aty gjen nusen, që do të argëtohet, e një dhëndër koprac. Gjen një bashkëshort, që është lodhur nga përgjegjësitë e ngarkesa që i jep çdo ditë e shoqja, e që do të pengojë dhëndrin të martohet, duke i treguar se si do të jetë pas një viti martese jeta e tij. Po aty gjen një vejushë, që është betuar të mbajë zi për gjithë jetën, e që për ironi bie në dashuri me borxhliun e bashkëshortit. Fqinji i familjes, pikërisht në këtë dasmë gjen rastin të kërkojë dorën e mbesës, mirëpo situata shkon në një debat mbi pronat, ku përfshihet gjithë familja. Anton Çehov ishte një dramaturg dhe shkrimtar rus i tregimeve, i cili konsiderohet të jetë ndër shkrimtarët më të mëdhenj të trillimeve të shkurtra në histori. Karriera e tij si një dramaturg prodhoi katër klasikë, dhe tregimet e tij më të mira të shkurtra vlerësohen shumë nga shkrimtarët dhe kritikët. Anton Çehov u lind në 29 janar të vitit 1860 dhe u nda nga jeta më 15 korrik të vitit 1904. Bashkë me Henrik Ibsen dhe August Strindberg, Çehovi referohet si një nga tri figurat themelore, në lindjen e hershme të modernizmit në teatër.