
Gati të plasë “Lufta e Tretë Botërore”, Suedia e Finlanda përgatiten për konflikt me Rusinë

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u largua deri sa numëroi të gjithë votat”/ Ina Zhupa mes dhimbjes ndan lajmin e trishtë: Një nga djemtë më të mirë! Po na plas zemra

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu nipi i deputetit të njohur të PD-së, rrëqeth me mesazhin politikani dhe jep lajmin tronditës: Më fal Armando…

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është 22-vjeçari që vdiq mbrëmjen e sotme në Sarandë

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë, ndërron jetë në spital 22-vjeçari

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në Sarandë shiu bën namin, ja mbathin pushuesit

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i përkiste trupi i dekompozuar në Malin e Gramozit (Emri)

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me Ramën në Sofje, Shqipëria ka probleme me...

Komedia “Martesa”, një lojë gazmore për publikun te amfiteatri i Liqenit të Tiranës

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Maj 2022

Komedia “Martesa” këtë mbrëmje shënon natën e fundit për publikun te amfiteatri i liqenit të Tiranës. Komedia është përmbledhja e 5 pjesëve: "Martesa", "Tragjik pa dashje", “Ariu”, “Propozimi”, për t'u mbyllur me “Këngën e mjellmës", e konceptuar si një këngë nostalgjie për kohën që ikën. Një nostalgji lirike, që përshkruan gjithë krijimtarinë e dramaturgut Anton Çehov, e cila vjen nën regjinë e Driada Dervishit. Një lojë e madhe gazmore, një dasëm ku do ti gjeni të gjithë. Një nuse qeflie, dhe një dhëndër koprac, një vejushë që është betuar të mbajë zi por bie prapë në dashuri, një propozim për martesë, një martesë e konsumuar, një martesë e kurdisur. Produksion i teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, vepra e autorit Anton Çehov, me regji nga Driada Dervishi u shfaq edhe në datat 21 dhe 22 maj. Në role janë aktorët Amos Muji Zaharia, Adelina Muça, Gentian Zenelaj, Xhejni Fama, Mimoza Marjanaku, Suela Bako, Andia Xhunga, Gjergj Doçi, Alesia Xhemalaj dhe Jaho Guma. Në dy net, gjithçka ndodh në një martesë nga të kurdisurat për interes nga e ëma e vajzës. Aty gjen nusen, që do të argëtohet, e një dhëndër koprac. Gjen një bashkëshort, që është lodhur nga përgjegjësitë e ngarkesa që i jep çdo ditë e shoqja, e që do të pengojë dhëndrin të martohet, duke i treguar se si do të jetë pas një viti martese jeta e tij. Po aty gjen një vejushë, që është betuar të mbajë zi për gjithë jetën, e që për ironi bie në dashuri me borxhliun e bashkëshortit. Fqinji i familjes, pikërisht në këtë dasmë gjen rastin të kërkojë dorën e mbesës, mirëpo situata shkon në një debat mbi pronat, ku përfshihet gjithë familja. Koreograf Elton Cefa, drejtor fotografia Daniel Dervishi, kostumografia Driada Dervishi dhe Adelina Muça. Udhëheqëse vokale mazzo-soprano Olta Juba. Anton Çehov është konsideruar si një nga tregimtarët më të mirë të të gjitha kohërave.
Më të lexuarat


Instituti i Arkeologjisë prezanton projektin “Storie Nostrum në Shqipëri”, i sjell publikut antikitetin me imagjinatën e një gjuhë të re

Kisha e Shën Marisë në Niçë, një ndërhyrje për ta shpëtuar

Projekti i inventarizimit të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, një regjistër i plotë kombëtar deri në fund të 2025

Viti 2021, 512 shfaqje dhe premiera në institucione ndjekur nga 38.091 spektatorë

“Legjenda e vendit t'shenjtë” shfaqet për herë të parë në Tiranë, historia dhe trashëgimia në film

Agim Janina: Vlerësimi i artistëve nuk bëhet me postime të ministres së Kulturës në rrjetet sociale, vepra të shumta dergjen shtëpive apo magazinave në rrezik zhdukjeje

Pavijoni i Lashtësisë, nga më të pasurit në MHK

Teatri Kombëtar mbyll sezonin artistik shtator 2021- qershor 2022, katër vepra të huaja dhe asnjë shqiptare në skenën teatrore

Korriku, muaji i kinematografisë me rastin e 70-vjetorit të ish- Kinostudios

Inva Mula sjell festivalin muzikor “MIK”, koncertet me artistë shqiptarë dhe të huaj
