BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Komedia “Martesa” përmes 5 pjesëve nga Çehov vjen me plot ritëm, tre mbrëmje do të jetë te amfiteatri i liqenit në Tiranë

Komedia “Martesa” përmes 5 pjesëve nga Çehov vjen

Komedia “Martesa” do të vijë plot ritëm për publikun në Tiranë. Me regji nga Driada Dervishi, një lojë e madhe gazmore, një dasëm ku do ti gjeni të gjithë. Një nuse qeflie, dhe një dhëndër koprac, një vejushë që është betuar të mbajë zi por bie prapë në dashuri, një propozim për martesë, një martesë e konsumuar, një martesë e kurdisur. Vepra e autorit Anton Çehov, me regji nga Driada Dervishi vjen për tre mbrëmje me radhë në datat 21, 22 dhe 23 maj në orën 19:30 te amfiteatri i liqenit të Tiranës. Produksion i teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, një shfaqje e suksesshme që ka fituar disa çmime. “Regjia më e mirë” në festivalin “KokoFest 2016” në Korçë; “Aktorja më e mirë jo protagoniste” Adelina Muça në “Koko Fest” po në 2016, çmimi i publikut në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit “Moisiu On” në vitin e kaluar si dhe pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Bursa këtë vit. Në role janë aktorët Amos Muji Zaharia, Adelina Muça, Gentian Zenelaj, Xhejni Fama, Mimoza Marjanaku, Suela Bako, Andia Xhunga, Gjergj Doçi, Alesia Xhemalaj dhe Jaho Guma. Pas prezantimit më parë në skena të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, komedia  “Martesa” do të jetë këtë muaj në Tiranë ku teatri i Durrësit shprehet se nuk duhet humbur. “Një dasëm ku nuk duhet të mungoni”, thuhet nga teatri, që ka bërë me dije dhe datat kur do të jetë në Tiranë shfaqja teatrore.

Pesë pjesët në komedi

Komedi është përmbledhja e 5 pjesëve: "Martesa", "Tragjik pa dashje", “Ariu”, “Propozimi”, për t'u mbyllur me “Këngën e mjellmës", e konceptuar si një këngë nostalgjie për kohën që ikën. Një nostalgji lirike, që përshkruan gjithë krijimtarinë e dramaturgut të mirënjohur rus Anton Çehov, e cila vjen nën regjinë e Driada Dervishit duke pasur parasysh interesimin e publikut. Më herët regjisorja Dervishi shprehej se komedia përmes 5 pjesëve nga Çehov vjen plot ritëm. “Në çdo pjesë në komedi ka 1-2 protagonistë kryesorë, është marrëdhënia mes çiftit, etj. Nuk janë vepra të lehta, sepse ka dhe momente të reflektimit apo ngrihen probleme të ditës, ndërsa kjo komedi vjen përmes një loje gazmore”, tregon Driada Dervishi. Në dy net, gjithçka ndodh në një martesë nga të kurdisurat për interes nga e ëma e vajzës. Aty gjen nusen, që do të argëtohet, e një dhëndër koprac. Gjen një bashkëshort, që është lodhur nga përgjegjësitë e ngarkesa që i jep çdo ditë e shoqja, e që do të pengojë dhëndrin të martohet, duke i treguar se si do të jetë pas një viti martese jeta e tij. Po aty gjen një vejushë, që është betuar të mbajë zi për gjithë jetën, e që për ironi bie në dashuri me borxhliun e bashkëshortit. Fqinji i familjes, pikërisht në këtë dasmë gjen rastin të kërkojë dorën e mbesës, mirëpo situata shkon në një debat mbi pronat, ku përfshihet gjithë familja. Koreograf Elton Cefa, drejtor fotografia Daniel Dervishi, kostumografia Driada Dervishi dhe Adelina Muça. Udhëheqëse vokale mazzo-soprano Olta Juba. 

Më të lexuarat