BREAKING NEWS

E trishtë/ I shtruar prej ditësh në spital, COVID-19 i merr jetën ish-ushtarakut të lartë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ I shtruar prej ditësh në spital, COVID-19 i merr
x

Kultura

Komedia “Mbesa e krahinarit”, në programin artistik të teatrit Metropol

Komedia “Mbesa e krahinarit”, në programin artistik të

Komedia “Mbesa e krahinarit” ishte zgjedhja e teatrit Metropol për publikun mbrëmjen e së premtes. Me pjesëmarrjen e veçantë të Luftar Pajës dhe aktorët Xhino Musollari, Donald Shehu e Alba Shtëmbari, komedia “Mbesa e Krahinarit” nga Kristo Floqi me regji të Aldi Hysotoçit erdhi mbrëmë për shikuesit. Teatri Metropol ka nisur sezonin artistike online me vepra të ndryshme teatrore për publikun dhe këtë herë solli një komedi shqiptare. Në një situatë kur aktivitetet artistike janë ndërprerë, institucionet kanë krijuar një program artistik me vepra të ndryshme teatrore për publiku, që po shfaqjen herë pas here online në Facebook apo dhe në Youtube. “E mbesa e krahinarit” vepër e autorit Kristo Floqi, e shkruar rreth viteve ’30. Erdhi në skenë si pjesë e festivalit “Metrofest” në edicionin e dytë me regjisor Aldi Hysotoçin. Një komedi ku Kristo Floqi, doket dhe zakonet, ligjet dhe rregullat, njerëzillëkun dhe burrërinë, e përshkruan shumë bukur, duke na sjell në pah jo vetëm realitetin e 1930, i cili përkon edhe me ditët e sotme. Komedia shqiptare “E mbesa e krahinarit” trajton problemin e abuzimit me postin zyrtar, paaftësisë dhe korrupsionit, gërshetuar me skena të këndshme humori. Në qendër të saj është vendosur krahinari i një fshati të largët, të cilin e ka zënë paniku nga vizita e inspektorit që do të nxjerrë në shesh gjithë abuzimet e tij. Në këtë vepër të arkivit, që u shfaq online në Facebook dhe në YouTube, skenografia kur erdhi në skenë u përgatit nga Klaid Ymeri dhe kostumet nga Suzana Bodinaku.

Ngjarjet në komedi

Në vepër krahinari, që luhet nga Luftar Paja, akuzohet se ka përvetësuar paratë, që janë dhënë për rregullimin e rrugëve, ka lejuar kontrabandën, nuk ka dënuar njerëzit që kanë shkelur ligjin, nuk ka mbajtur qëndrim të paanshëm në zgjedhjet e bashkisë, siç e kërkonte pozicioni i tij, e kështu me radhë. Krahinari është një njeri i mirë, përgjithësisht merret me martesat në fshat dhe me punë të rëndomta institucionale. Është natyrë babaxhane ndaj për këtë arsye, shumë detyra të tij të ngelen pa bërë. Por përgjegjshmëria e këtij individi si njeri bën që në fund çdo gjë të shkojë në më të mirën e mundshme. Në një fshat të Myzeqesë vjen për inspektim nga shteti inspektori i lartë Myfetish Beu, një nga inspektorët më të rreptë të asaj kohe. Kjo vizitë nuk është e rastësishme, pasi kanë ardhur shumë ankesa për krahinarin e krahinës, i cili nuk merret me asnjë detyrë të tijën. Ndërkohë që krahinari pret inspektorin, një kaçak mali i lë në shtëpi të dashurën e tij të rrëmbyer. Krahinari e di fare mirë se, përveç dasmave, asgjë tjetër nuk ka bërë në krahinë, por, në shpëtoftë këtë herë pa u lagur, doemos do vërë rregull dhe disiplinë. A do ta zbulojë inspektori vajzën e rrëmbyer në shtëpi të krahinarit? Krahinari do t’i qëndrojë besnik mikut të tij e do ta fshehë vajzën? A do të dënohet krahinari për zullumet që ka bërë gjatë kohës në detyrë? Po kaçaku i maleve a do të përplaset me inspektorin? Të gjitha këto do të zbulohen në komedinë “E mbesa e krahinarit”. Komedia “E mbesa e krahinarit” është vënë në skenë më 1934 nga shoqëria “Puna” në Korçë, më 1939 nga shoqëria “Dragoi” në Pogradec, më 1937 nga grupi teatror i Lushnjës, dhe më 1938 nga grupi teatror “Rinia korçare”. Kristo Floqi i lindur 1872. Njihet si avokat, gjykatës, nëpunës, ministër, botues dhe dramaturg. Veprimtaria e tij artistik është e njohur me vepra “Zi e më zi” apo edhe vepra të tjera të tij. Është autor i "Himn mbi flamur" me muzikë të Thoma Nasit u luajt kur më 1928 u shpall mbretëria dhe u quajt "Marshi i Zogut". Aldi Hysotoçi, angazhimin e tij në shfaqje teatri e fillon si as. regjisor i shfaqjes "Riverside Drive", me pas në opera me shfaqjet “Opera për tre grosh” dhe “Berberi i Seviljes” duke kaluar pastaj si regjisor i “Bota e hënës”, "Makbeth" (fragment i trajtuar si teatër alternativ), "Udha e gjatë e kthimit”, “Më e vërtet se e vërteta” apo “Jashtë bie borë”.