BREAKING NEWS

Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj, ndërkombëtarët marrin në patronazh gjurmimin e parave të korrupsionit dhe burgosjen e politikanëve

Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj,
x

Kultura

Komedia “Ëndrra e një nate vere”, në program për 68- vjetorin e teatrit “Aleksandër Moisiu”

Komedia “Ëndrra e një nate vere”, në program për

Komedia “Ëndrra e një nate vere” e Shekspirit është pjesë e programit artistik online që po prezanton teatri “Aleksandër Mosiu”, në Durrës. Një nga komeditë e suksesshme me regji nga Driada Dervishi dhe një kast aktorësh të njohur vjen më 11 janar të këtij viti. Teatri “Aleksandër Moisiu” e nis këtë vit të ri me një nga komeditë e suksesshme që janë vënë më parë në skenën e tij. Aktivitetet në skenat e vendit janë ndërprerë për shkak të situatës me pandeminë dhe për shkak të kësaj gjendje ashtu si dhe të tjerë institucione edhe teatri i Durrësit po prezanton herë pas here produksione që janë vënë më parë në skenën e tij, ku janari nis me komedinë e Shekspirit. Në materialin që ka publikuar teatri, regjisorja e njohur Driada Dervishi shkruan se këtë shfaqje teatrore e quan si një tribut për teatrin. “"Ëndrrën e një nate vere" e quaj si një tribut për teatrin, tribut për teatrin e mirë, tribut për teatrin e qytetit tim. Më 11 janar, në përvjetorin e 68 të teatrit "Aleksandër Moisiu", le ta quajmë këtë shfaqje, një dhuratë për të gjithë ju, miq!", shkruan regjisorja Driada Dervishi. Tetarin shprehet se komedia e Shekspirit vjen me pjesëmarrjen e dy prej bashkëthemeluesve dhe figurave kryesore të teatrit në vite, “Mjeshtrin e Madh” Lutfi Hoxha dhe “Mjeshtren e Madhe” Aishe Stari. Sipas institucionit edhe pse e shkruar rreth 400 vite më parë dhe e rivënë në skenë me mijëra herë në vende të ndryshme të botës, kjo shfaqje mbetet gjithmonë e veçantë. “11 janar. Live! Na ndiqni!”, shkruan teatri. Të tjerë aktorë në role përmendim Roland Koça, Hysen Bash’hysa e Mimoza Marjanaku, Xhejni Fama, Gjergj Doçi, Marsel Rupi, Muharrem Asllani, etj. Kostumografe e veprës është Keidi Seidini dhe formulues i muzikës është Julian Shyti.

Komedia e Shekspirit

"Ëndrra e një nate vere" është një nga komeditë e hershme të Shekspirit, por mund të dallohet nga veprat e tjera të këtij grupi duke e përshkruar si pjesë shoqëruese për ceremoni dasmash. Ndryshe nga pjesa më e madhe e veprave të tij (duke përfshirë të gjitha komeditë), në krijimin e kësaj historie Shekspiri nuk u mbështet drejtpërdrejt në ndonjë pjesë ekzistuese, poezi narrative, kronikë historike apo në ndonjë burim tjetër, por krijoi një pjesë vërtet origjinale. "Ëndrra e një nate vere" shpreh në mënyrë jashtëzakonisht lirike disa prej temave më të shkëlqyera shekspiriane, ku më të dukshmet janë ato të dashurisë. të ëndrrave dhe të imagjinatës krijuese. Përmbajtja e veprës përqendrohet në tre ngjarje: përpjekjet dhe përvojat e dy çifteve të dashuruar në një pyll të magjepsur, bota e Mbretit dhe Mbretëreshës së zanave si dhe një grupi zejtarësh të rëndomtë që përpiqen të vënë në skenë një pjesë të quajtur “Pirami dhe Tisba” për nder të dasmës së Dukës së Athinës. Hermia është e dashuruar me Lisandrin, por ati i saj kërkon ta martojë me Dimitrin. Për t’i shpëtuar kësaj martese të kurdisur, ajo dhe Lisandri arratisen në pyll. Uilliam Shekspir është ndër dramaturgët më të mëdhenj të të gjithë kohërave, poet dhe tregimtar i shquar i cili e zhvilloi aktivitetin e tij letrar gjatë shekullit të XVI në Britani. Veprimtaria dramatike e Shekspirit u zhvillua në kuadër të teatrit elizabetian dhe ka si kuadër historik mbretërimin e Elizabetës I (1558 - 1603). Kjo epokë njihet dhe si epoka e artë e teatrit anglez. Përkrah teatrit klasik, ky teatër përbën dukurinë më të rëndësishme e më të mrekullueshme për teatrin botëror në përgjithësi. Në këtë periudhë lëvrohen të gjitha llojet e dramatikës me të njëjtin sukses madje pasurohen me elemente të reja.