Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Komedia “NjëMi.com”, premierë për publikun kryeqytetas në skenën e teatrit Metropol

Postuar: 23/10/2019 - 07:37

“NjëMi.com” vepër e autorit Hivzi Sulejmani me regji nga Aldi Hysotoçi vjen premierë në skenë në kuadër të festivalit “Metrofest”, që po zhvillohet në teatrin Metropol. Kjo vepër e arkivit, do të sillet në skenë nga aktorë të njohur të teatrit në vend, por dhe emra të rinj. Komedia vjen premierë mbrëmjen e së enjtes në skenën e Metropolit, për të vijuar dhe net të tjera për publikun. Komedia me tre akte bën fjalë për Skercon, një nëpunës shtetëror, që ka aspirata për t’u bërë ministër. Në fund të fundit, pse të mos bëhet? Edhe gruaja e tij është dakord, që ai e meriton. Ditët e Skercos janë të ngarkuara me hallet e këtij populli, që nuk kënaqet kurrë dhe nuk ta di as për faleminderit. Ndërkohë që ëndrrat për përfitime të reja vazhdojnë, portieri i sjell Skercos vendim nga lart. A do të ngrihet Skerco në përgjegjësi, apo do të rrëzohet fare? Kjo është vepra, që do të jetë në skenë në datat 24, 25, 26, 27 tetor, nën interpretimin e aktorëve Arjon Osmani, Dritan Boriçi, Enisa Hysa, Eriona Kakeli, Gëzim Rudi, Pamela Rexhepi dhe Theodhora Dhimo. Puna për këtë vepër ka nisur para disa kohësh në teatrin e Metropolit dhe regjisori Aldi Hysotoçi tregon se për herë të parë vjen në skenën teatrore në Shqipëri. Sipas tij, e shkruar në vitin 1938 nga autori kosovar Hivzi Sulejmani, kjo vepër është vënë vetëm atë kohë njëherë në skenë për publikun. “Vepra është shkruar më 1938 dhe është vënë njëherë në skenë gjatë asaj kohe, ku ka pasur sukses në Kosovë. Nga 1938 e deri më sot nuk është vënë më, dhe rikthehet pas atij viti, që u vu në skenë. Nga hulumtimet e mia unë kam gjetur, që në 1938 ajo është vënë në skenë nga një trupë jo profesioniste”, pohon Hysotoçi. Titulli origjinal i veprës teatrore shkruar nga Hivzi Sulejmani është “Një mi në xhep”. Regjisori Aldi Hysotoçi, pohon se këtë pjesë ai e ka rishkruar, duke ruajtur strukturën e autorit. “Kur m’u dha kjo vepër ajo ishte një satirë në tre akte, e cila përcillte një problematikë shumë larg jetës sonë, fliste për vitet 1938 në Kosovë. Kishte pak problematika politike dhe më shumë se sociale. Por unë e mora veprën dhe për rreth dy muaj e kam rishkruar. Kam mbajtur strukturën e autorit të pjesës Hivzi Sulejmani, por kam shtuar dhe dy karaktere të tjerë, që i japin një lloj intensiteti më të madh veprës”, tregon regjisori.

Problemet në shfaqje

Edhe pse e shkruar në 1938, sipas regjisorit Aldi Hysotoçi kjo vepër teatrore vjen në kohë. Sipas tij, vepra ka ardhur në 2019 kur ne përballemi me shumë problematika, siç janë moszgjidhja e problemeve nëpër zyra të ndryshme, dhe këto shumë kollaj thuhet se mund të zgjidhen online. “Batuta kryesore e kësaj komedie të zezë, tregon se sa lehtë është të thuash dhe të anashkalohet, po a është e përgatitur popullsia dhe qytetarët shqiptarë, që gjithçka ta zgjidhin online? Ne do ta shohim në këtë shfaqjen teatrore” pohon regjisori. Komedia nesër në mbrëmje shënon premierën në skenë, por sipas regjisorit Aldi Hysotoçi janë pesë shtylla kryesore të ndërtuara në këtë vepër. “E para janë problemet familjare, që do të thotë karriera dhe familja. Ne shohim se si e vuan karrierën e njërit prej bashkëshorteve fëmija dhe gruaja. Problemi i dytë është dhuna verbale, që ushtrohet në zyra ndaj njerëzve, që kanë halle. Më pas është dhuna seksuale apo verbale, që bëhet nga eprori kundrejt nëpunësit të tij. Problematika e 5 është heshtja jonë. Pse shoqëria hesht? Të gjitha këto probleme nuk ekzistojnë pa heshtjen tonë. Ne e kemi analizuar dhe jemi përpjekur të sjellim një komedi, që na provokon”, shprehet më tej regjisori Hysotoçi. Festivalin i veprës shqiptare të arkivit “Metrofest”, këtë vit i është dedikuar komedisë në Metropol.

 Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/11/2019 - 07:44

Artisti i njohur Agim Sulaj ka fituar “Grand Prix Aydin Dogan Stamboll”.

Postuar: 16/11/2019 - 07:43

Plani i menaxhimit të integruar i parkut kombëtar të Butrintit solli përplasjen e ministres së Ku

Postuar: 16/11/2019 - 07:40

Muzetë e Beratit gjatë këtij viti kanë qenë vende të preferuara për vizitorët.

Postuar: 16/11/2019 - 07:38

Botimet e shtëpisë botuese “Morava”, në Panairin e Librit “Tirana 2019” k

Postuar: 15/11/2019 - 07:30

Konferenca shkencore ndërkombëtare "Shqiptarët dhe koalicioni antifashist në Luftën e Dytë B

Postuar: 15/11/2019 - 07:29

Shfaqja “Mbrëmë i pëshpërita një ylli”, nesër në mbrëmje vjen për publikun në teatrin

Postuar: 15/11/2019 - 07:27

 Festivali i filmit “Anifest Rozafa” përfundoi edicionin e dhjetë në qytetin e S