BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Komedia “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, në skenën e Korçës

Komedia “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, në skenën

Në teatrin e qytetit të Korçës po vazhdojnë të jenë në skenë vepra të ndryshme teatrore. Regjisorë dhe aktorë të ndryshëm janë pjesë e jetës artistike të këtij teatri, që pret në skenën e tij edhe komedinë “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”. Teatri “Andon Zako Çajupi” shprehet se është një komedi, që ka korru sukses në skena më parë dhe në mbrëmjet e datave 23 dhe 24 nëntor do të jetë për publikun korçar. “Ejani të kaloni mbrëmje plot humor me aktorët më në zë të këtij zhanri.Një komedi, e cila ka korrur sukses të jashtëzakonshme, vjen në skenën e teatrit”, shprehet institucioni. Komedia “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” e shkruar nga autori Jorgos Theodosiadis ka producente Shegushe Bebetin, dhe vjen në skenë nga regjisorët Donard Hasani dhe Valdrin Hasani. Vepra interpretohet nga aktorët Romir Zalla, Vin Bejleri, Alert Çeloaliaj dhe Jorida Meta. Si regjisor, Donard Hasnai është shprehur se ideja e veprës është që njerëzit me aftësi të kufizuar mund të bëjnë një jetë si gjithë të tjerët. “Vepra trajton dhe ata njerëz, që kanë aftësi të kufizuara që mund të bëjnë një jetë si gjithë të tjerët, të ecin dhe të zhvillohen. Kjo është si një ide e saj. Në veprën, që njëri nuk dëgjon, njëri nuk shikon dhe njëri nuk flet, që kanë rënë në dashuri me të njëjtën vajzë, në këtë moment ata ndodhen para situatave të reja dhe të paprovuara me dëshirën për të fituar gjithsecili dhe për ta bërë për vete këtë femër”, tregon Hasani. Kjo vepër deri tani ka qenë në disa skena të teatrit dhe është mirëpritur nga publiku. Nuk ka munguar më parë edhe në amfiteatrin e Tiranës. Së fundmi kjo vepër teatrore ishte në teatrin e qytetit të Durrësit. Kjo komedi trajton jetën e tre djemve me të meta fizike, të cilët kanë vendosur të ndajnë jetën bashkë në të njëjtin apartament. Spitha nuk flet, ai punon në bibliotekë dhe është poet. Jovani nuk dëgjon, ai ka një restorant dhe është një kuzhinier i shkëlqyer dhe Theofani nuk shikon, ai punon në një call center. Të tre janë të dashuruar me të njëjtën vajzë, pa e ditur asnjëri që është e njëjta që ata duan. Komedia fillon me ardhjen e saj në shtëpinë e tyre, ku të tre befasohen që ajo i njeh dhe secili përpiqet ta bëj për vete, duke u munduar të fsheh të metën fizike që ka. Në fund të gjithë pranojnë, që jeta duhet jetuar me optimizmin për të ecur përpara pa e paragjykuar veten.

Më të lexuarat