Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Komedia "Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, tre mbrëmje në Durrës

Postuar: 08/11/2019 - 07:27

Komedia "Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas" këtë fundjavë vjen në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Komedia shkruar nga autori Jorgos Theodosiadis “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” me producente Shegushe Bebetin vjen në skenë nga regjisorët Donard Hasani dhe Valdrin Hasani. Vepra interpretohet nga aktorët Romir Zalla, Vin Bejleri, Alert Çeloaliaj dhe Jorida Meta. Kjo komedi trajton jetën e tre djemve me të meta fizike, të cilët kanë vendosur të ndajnë jetën bashkë në të njëjtin apartament. Spitha nuk flet, ai punon në bibliotekë dhe është poet. Jovani nuk dëgjon, ai ka një restorant dhe është një kuzhinier i shkëlqyer dhe Theofani nuk shikon, ai punon në një call center. Të tre janë të dashuruar me të njëjtën vajzë, pa e ditur asnjëri që është e njëjta që ata duan. Komedia fillon me ardhjen e saj në shtëpinë e tyre, ku të tre befasohen që ajo i njeh dhe secili përpiqet ta bëj për vete, duke u munduar të fsheh të metën fizike që ka. Në fund të gjithë pranojnë që jeta duhet jetuar me optimizmin për të ecur përpara pa e paragjykuar veten. Më herët regjisori Donard Hasnai është shprehur se ideja e veprës është që njerëzit me aftësi të kufizuar mund të bëjnë një jetë si gjithë të tjerët. “Vepra trajton dhe ata njerëz, që kanë aftësi të kufizuara që mund të bëjnë një jetë si gjithë të tjerët, të ecin dhe të zhvillohen. Kjo është si një ide e saj. Në veprën, që njëri nuk dëgjon, njëri nuk shikon dhe njëri nuk flet, që kanë rënë në dashuri me të njëjtën vajzë, në këtë moment ata ndodhen para situatave të reja dhe të paprovuara me dëshirën për të fituar gjithsecili dhe për ta bërë për vete këtë femër”, tregon mes të tjerave regjisori Donard Hasani. Kjo vepër deri tani ka qenë në disa skena të teatrit dhe është mirëpritur nga publiku. Nuk ka munguar më parë edhe në amfiteatrin e Tiranës. Këtë fundjavë nga e premtja deri të dielën në mbrëmje, kjo komedi me interpretimin e katër aktorëve do të jetë në qytetin e Durrësit. Në teatrin e këtij qyteti kjo shfaqje vjen në vijim dhe të tjera veprave teatrore, që janë vënë në skenë në sezonin artistik. Në vijim do të vijnë për publikun të tjera premiera teatrore. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 07:30

Konferenca shkencore ndërkombëtare "Shqiptarët dhe koalicioni antifashist në Luftën e Dytë Botërore" po zhvillohet në Akademinë e Shkencave, në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të vendit.

Postuar: 15/11/2019 - 07:29

Shfaqja “Mbrëmë i pëshpërita një ylli”, nesër në mbrëmje vjen për publikun në teatrin

Postuar: 15/11/2019 - 07:27

 Festivali i filmit “Anifest Rozafa” përfundoi edicionin e dhjetë në qytetin e S

Postuar: 14/11/2019 - 07:42

Vepra "Zhizel" i përket fondit të artë të baleteve botërore, por Teatri i Operës dhe Ba

Postuar: 14/11/2019 - 07:42

Në parkun arkeologjik të Apollonisë përfundoi me sukses “Workshop në restaurimin e mozaikëv

Postuar: 14/11/2019 - 07:40

Aktorët e teatrit "Migjeni" të Shkodrës, këtë mbrëmje janë në Zadar të Kroacisë për shf

Postuar: 14/11/2019 - 07:39

Panairi i Librit “Tirana 2019” nisi në Pallatin e Kongreseve edicionin e 22, duke bër