BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Kultura

Komedia “Nusja në thes”, regjisorja Elma Doresi: I përshtatet realitetit shqiptar

Komedia “Nusja në thes”, regjisorja Elma Doresi: I

“Nusja në thes” titullohet komedia, që këtë herë është zgjedhja e regjisores Elma Doresi për në skenën teatrore. Vepra e autorit Hekuran Zhiti pritet të jetë premierë në teatrin “Avdush Hasani” të Podujevës, për të cilën regjisorja ka nisur provat. Doresi shprehet se zgjedh vepra shqipe për të sjellë në skenë, sepse i flasin realitetit. “Zgjedh dramën shqipe, pra veprën shqiptare për disa arsye. Nëse nuk e zgjedhim ne, nuk ka kush ta zgjedhë; sepse kush më mirë se ato mund t'i flasin realitetit tonë; nuk e gjen dot as në YouTube dhe as në Google. Por dhe më pëlqejnë sfidat! (Nëse një vepër e huaj, fjala bie një vepër nga Rei Kuni është sukses, dramën shqipe e ke ti në dorë ta bësh sukses)”, shprehet ajo. Për regjisoren e njohur, që ka sjellë deri tani në skenë vepra të ndryshme që janë mirëpritur nga publiku, në aktivitetin e saj puna me dramën shqipe nuk ka qenë e lehtë. Por ajo thotë se puna e saj do të vijojë. “Dramaturgjia shqiptare duhet të inskenohet! Një gjë është ta lexosh (m'ka çu nona me la gojën - populli ) dhe një gjë tjetër është të punosh me të! Sigurisht, nuk është e lehtë, por nuk është as e pamundur! Jam përpjekur ta prek sa më shumë dramën shqipe dhe besoj se kam bërë shumë, por mund të bëj edhe më shumë”, thotë Doresi. Komedia “Nusja në thes” e autorit Hekuran Zhiti është një vepër e shkruar rreth 70 vite më parë. Në role janë aktorë nga Shqipëria dhe Kosova. Aktorët janë Besart Zeneli, Muhamet Zeka, Ryva Kajtazi, Sindi Çitaku, Gani Morina, Suela Konjari dhe Valina Muçolli. Skenograf Artan Hasani, kostumografe Edlira Qyshka, drejtor udhëheqës Agron Gërguri. Regjisorja Doresi bën me dije se premiera pritet në dhjetor dhe tregon se për komedinë mori pjesë në një konkurs në fillim të këtij viti, ku më pas u përzgjodh.

“Nusja në Thes”

Regjisorja prej disa ditësh po punon me këtë vepër. Sipas Doresit ajo flet për etjen e lidërve për pushtet. “Komedia i përshtatet realitetit shqiptar. Vepra flet për etjen e liderëve për pushtet dhe përfitime personale në kohën kur një popull mbretëron në një gjendje varfërie të skajshme”, thotë ajo. Ngjarjet zhvillohen diku në Myzeqenë e viteve 1920 ku prefekti, i cili ishte vendosur për të zbatuar me përpikëri detyrat si qytetar në shërbim të popullit, vendoset në shërbim të vetvetes duke abuzuar në dëm të popullit dhe duke kaluar çdo kufi të keqpërdorimeve. Një prefekt që pasurohet dhe një popull që sa vjen dhe rrënohet më shumë. Një etje për pushtet dhe një “uri” për të pasur gjithçka që e rrethon. Një njeri, i cili nuk ngopet kurrë sepse asgjë nuk i duket e mjaftueshme. Kulmi arrin kur prefekti vendos të dërgojë për ushtarë sakatët dhe të përkrahë njerëzit me pushtet sepse ata mbushin xhepat e tij. Në këtë errësirë dhe rrugë pa dalje, shpëtimi i vetëm është Hëna ose ndryshe Hakmarrja, një personazh sa mistik aq edhe real, si vetë emri i saj. Hëna që sapo është kthyer nga Parisi ku ka jetuar për vite me radhë, ndeshet me babëzinë e prefektit dhe varfërinë e popullit, prandaj vendos të hakmerret me të gjithë. Por se sa do t’ia dalë Hëna t`i ndalojë abuzimet e pushtetarit të kamur e të kalbur të Myzeqesë, kjo gjë mbetet për tu parë.