BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Kultura

Komedia “Pas vdekjes” e Çajupit do të vijë premierë në skenën teatrore, pas Podujevës pritet edhe në Tiranë

Komedia “Pas vdekjes” e Çajupit do të vijë

Komedia “Pas vdekjes” e Çajupit do të vijë premierë në skenën teatrore, me regji nga Elma Doresi. Një projekt që po punohet në teatrin  e Podujevës, por që më pas premiera pritet dhe në Tiranë. Kjo bëhet me dije nga regjisorja Doresi, që këto ditë është në Podujevë dhe ka nisur punën me aktorët. Elma Doresi është një nga emrat e njohur të teatrit në Shqipëri, e cila ka sjellë shfaqje të ndryshme për publikun. Por tregon se me teatrin e Podujevës është njohur vite më parë me festivalet. “Me Podujevën dhe teatrin e këtij qyteti jam njohur shumë herët, ndoshta 2011, nëpërmjet festivalit “Ndryshe”. Një vit më parë realizuam bashkëpunimin tonë të parë me vepër shqiptare, përkatësisht “Nusja në thes” nga Hekuran Zhiti dhe kështu erdhëm serish në bashkëpunimin tonë të dytë. Nëpërmjet aplikimeve, të cilat i zhvillon komuna e Podujevës, ja ku jemi sërish bashkë dhe sërish me një dramaturgji shqiptare”, tregon Doresi. Si regjisore Elma Doresi gjithmonë ka theksuar se drama shqipe duhet të jetë sa më shumë në skenat tona, pasi nuk shfaqet sa duhet. Por në Podujevë regjisorja thotë se ka meritë komuna  dhe vetë teatri, që po vjen një vepër shqipe në skenë. “Fatkeqësisht në teatrot tona dhe nga kolegët mungon përzgjedhja e dramës shqipe. Zgjidhet kaq rrallë. Për këtë ka meritë komuna e Podujevës, si edhe teatri “Avdush Hasani”, ku vendosin të flasin shqip dhe ti japin dorën e munguar dramës shqipe. Besoj dhe shpresoj që do të vijë edhe në Tiranë kjo komedi. Dëshira nuk mungon nga ana e Podujevës, por pasi të nxjerrim premierën do të shohim mundësitë e ndonjë date të lirë në Tiranë”, thotë Doresi. Me skenografinë në vepër regjisorja Doresi tregon se do të merret mjeshtri Artan Hasani dhe në role do të jenë Besart Zeneli, Ryva Kajtazi, Muhamet Zeka dhe Gani Morina. “Janë djem e vajza të talentuar dhe që e duan skenën. Janë të përkushtuar dhe krijojnë një atmosferë të bukur në prova. Jam e sigurt, që si herën e parë dhe kësaj radhe ato do të sjellin karaktere të bukura dhe do të komunikojnë shumë mirë me publikun”, thotë ajo.

 Personazhet e veprës

Komedia “Pas vdekjes” është një nga veprat e njohur të Andon Zako Çajupit, e cila pritet premierë muajin që vjen në teatrin e Podujevës, Kosovë. Por regjisorja Doresi tregon se personazhe të saj hasen dhe sot. “Ju e dini tashmë që në trajtimet e mia nuk mungon as koncepti regjisorial, por sërish as edhe grotesku. Kemi mbajtur shumë nga ajo kohë, por sigurisht që do të vijë edhe në kohë pasi personazhe të tilla rëndomtë i hasim edhe sot”, shprehet ajo. Regjisorja Doresi thotë se qëllimi i saj është të gjejë elementet e duhur për ta sjellë temën dhe mesazhin e veprës sa më pranë publikut.  Komedia “Pas vdekjes” është shkruar nga rilindasi i madh Andon Zako Cajupi, dhe si personazh kryesor është doktor Adhmudhi, që e mban veten për njeri të zgjuar. Komedia ka temë politike-shoqërore luftën e ashpër në lëvizjen tonë politike të fillimit të shekullit XX kundër oportunistëve, konformistëve, demagogëve, që i shitnin interesat kombëtare për përfitime personale.