Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Komedia “Pas vdekjesë” e Çajupit, premierë në skenën e teatrit të Metropolit

Postuar: 06/11/2019 - 07:29

Komedia “Pas vdekjesë” shkruar nga Andon Zako Çajupi vjen premierë në skenën e teatrit të Metropolit. Për publikun shfaqja vjen me regji nga Anderson Gura, me interpretimin e tre aktorëve të vlerësuar të teatrit dhe filmit shqiptar. "Pas vdekjesë" është përpëlitja e 3 shpirtrave, të cilët janë ndarë nga bota njerëzore të parealizuar. A ekziston një mundësi e dytë për ta, a mund të kthehen pas për të përmbushur qëllimet e tyre, kanë gabuar për së gjalli apo janë viktima të shoqërisë në të cilën kanë jetuar? Një komedi fine e sjellë në zhanrin musical comedy. Vepra vjen në skenë në datat 7, 8, 9, 10, 11 nëntor, ora 19:00, në teatrin Metropol. Nën regjinë e regjisorit Anderson Gura, aktorë në shfaqje janë Bujar Asqeriu, Marjana Kondi dhe Herion Mustafaraj. Vepra nesër në mbrëmje shënon premierën në teatrin “Metropol”, por regjisori Anderson Gura shprehet se për çfarë trajton vepra është aktuale dhe në ditët e sotme. ““Pas vdekjesë” është aktuale edhe në kohët sot. “Shoqëria jonë shqiptare në shumë askete është e ngjashme në ato vite kur u shkrua vepra nga Çajupi. Kjo gjë e bën veprën aktuale dhe sot”, pohon ai. Në vepër janë tre aktorë të vlerësuar, por regjisori shprehet se artistë të tillë kanë një kulturë pune, që nuk e gjen tek brezi i ri. “Përtej aftësive aktoriale të tre aktorëve, që tashmë dihen dhe nga publiku, sepse i ka përcjellë ndër vite në skenë dhe ekran, ajo që unë kam parë dhe që nuk e gjej te bashkëmoshatarët e mi është kultura e punës dhe forma e komunikimit. Kemi aktorë si Bujar Asqeriu dhe Marjana Kondi, që kanë vite eksperiencë në skenë dhe pranon një mendim ndryshe të një regjisori të ri. Janë të gatshëm të kenë një kulturë të tillë, që mua më ka mahnitur. Nuk është hera e parë, që unë punoj me aktorë të brezit të tyre, por janë drejt fundit ky brez, pra janë gurët e vegjël që po na ngelin në skenë shqiptare, dhe nuk do të ketë më të tillë me sa po punoj, nuk do të ketë me këtë kulturë pune”, tregon regjisori Gura.

Vepra me risi në skenë

Premiera nesër në mbrëmje në skenë për publikun, por regjisori Anderson Gura tregon se “Pas vdekjesë” vjen me risi në Metropol. “Risia në këtë vënie skenike qëndron se këtë herë personazhet nuk janë së gjalli, por kemi përpëlitje të tre shpirtrave, të cilët kërkojnë që të kthehen në jetë dhe të mund të ndreqin atë që ata kanë lënë pas. Pra ata janë tashmë pas vdekjes dhe po mendojnë se çfarë është duke u thënë për ata, dhe nëse kanë mundësi që të mund të rikuperojnë diçka”, shprehet më tej regjisori Anderson Gura. Regjisori shton më tej se në këtë vepër i është qëndruar korrekt tekstit të Andon Zako Çajupit. “Dua të theksoj që shfaqja tek ne fillon ndryshe. Ne kemi një prolog tonin që e japim si staf dhe kemi një mbyllje sipas qëndrimit tonë, qëndrimit regjisorial dhe qëndrimit të aktorëve. Kemi elementë shumë pikantë në shfaqje, si politika, media, portalet dhe rrjeti artistik ku përfshin këngëtarët, aktorët, etj. Kemi spikatur në mënyrë shumë elegante pa ofenduar askënd të gjitha problematikat e kohës sonë. Si përfundim këta personazhe, e gjithë rrjedha e tyre, e gjithë vorbulla ku ata po sorollaten në botën e përtejme është produkt i kësaj shoqërie në të cilën jetojmë. Vjen në kohët e sotme, i kemi qëndruar korrekt tekstit të Çajupit, por kemi dhe ne qëndrimin tonë në formën se si është trajtuar”, pohon regjisori Gura. Skenografia është nga Bledar Gërcaliu, kostumet nga Zajmira Qeraxhiu, Musa Fisniku dhe konsulent muzikor Elton Deda.

 Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 07:42

Vepra "Zhizel" i përket fondit të artë të baleteve botërore, por Teatri i Operës dhe Baletit e sjell në skenë për 86- vjetorin e lindjes së koreografit, “Mjeshtrit të Madh” Agron Aliaj.

Postuar: 14/11/2019 - 07:42

Në parkun arkeologjik të Apollonisë përfundoi me sukses “Workshop në restaurimin e mozaikëv

Postuar: 14/11/2019 - 07:40

Aktorët e teatrit "Migjeni" të Shkodrës, këtë mbrëmje janë në Zadar të Kroacisë për shf

Postuar: 14/11/2019 - 07:39

Panairi i Librit “Tirana 2019” nisi në Pallatin e Kongreseve edicionin e 22, duke bër

Postuar: 13/11/2019 - 07:36

Mbi 1 milionë vizitorë të huaj kanë vizituar monumentet tona të kulturës, sitet arkeologjike, kis

Postuar: 13/11/2019 - 07:34

 “Përsëri bashkë” titullohet ekspozita e artit pamor e liceistëve të vitit 1976,

Postuar: 13/11/2019 - 07:33

Galeria Kombëtare e Arteve zhvillon të premten një bisedë, me studiuesin Stefan Çapaliku.