BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Komedia “Pesë ditë mbret”, një premierë nga Stefan Çapaliku në Metropol

Komedia “Pesë ditë mbret”, një premierë nga

Komedia “Pesë ditë mbret” pritet të jetë premierë në sezonin artistik në teatrin e Metropolit. Shkruar dhe me regji nga Stefan Çapaliku, provat për vënien në skenë të komedisë “Pesë ditë mbret” kanë nisur prej disa ditësh. Regjisori Stefan Çapaliku është i njohur dhe i vlerësuar me aktivitetin e tij në skenat teatrore. Jo vetëm në Tiranë, por dhe në skena të teatrove të qyteteve të ndryshme veprat e tij si autor dhe regjisor nuk kanë munguar. Por ky sezon artistik e gjen në teatrin e Metropolit, në punë me një premierë. Në role janë Ilirda Bejleri dhe Rafael Hoxhaj. Muzika origjinale është kompozuar nga mjeshtri i mirënjohur Haig Zacharian. Skenografia është e të riut Divni Gushta dhe kostumografia nga Frenci Gjerasi. Autor dhe regjisor Stefan Çapaliku shprehet se komedia “Pesë ditë mbret” vjen si produksioni më i fundit i teatrit të Metropolit. Regjisori tregon se premiera do ndodhë me 5 mars në sallën “Çehov” të teatrit. “Pesë ditë mbret” sipas regjisorit është historia dhe aktualiteti i një ngjarje të mendjes. Duke folur për këtë pjesë teatrore, regjisori Stefan Çapaliku shprehet se kjo vepër teatrore është shkruar gjatë vitit, që lamë pas. Ai u frymëzua nga një ngjarje e dëshmuar publikisht nga një klloun gjerman i quajtur Otto Witte, lindur më 1872 dhe vdekur më 1958. Sipas regjisorit Çapaliku, fatkeqësisht apo fatmirësisht nuk ekzistojnë dokumente të tjera të tërthorta, që ta vërtetojnë rrëfimin e këtij kllouni, se në vitin e largët 1913, na paska qenë për pesë ditë mbret i Shqipërisë. “Gjithsesi historia e treguar prej tij është aq atraktive dhe ekzistuese, saqë ajo ka zgjuar frymëzimet e disa autorëve perëndimor. Kështu për shembull romancieri gjerman Andreas Izquierdo shkruan më 2007 romanin “Mbreti i Shqipërisë” (Konig von Albanien)”, shprehet autori dhe regjisori Çapaliku për këtë shfaqje teatrore që do të jetë në skenë.

Tekstet e bazuar mbi histori

Regjisori Stefan Çapaliku shton më tej se po kështu dy vite më vonë, dramaturgu francez Fabrice Melquiot shkruan një tekst dramatik bazuar mbi këtë histori. “Ajo vihet në skenë në vitin 2009 nga Camille dhe Manolo, me aktorin David Mandineau në “Theatre du Gymnase” të Marsejës. Më pas është autori skocez Andrew Nicoll gjithashtu duke u mbështetur në historinë e rrëfyer nga Otto Witte shkruan në vitin 2012 romanin “If you’re reading this I’m already dead” (Nëse e lexon këtë unë nuk do jem). Me gjasë ky është teksti i katërt fiksionant që trajton historinë e mendjes së Otto Witte, i cili vdiq duke pretenduar se kishte qenë për pesë dit mbret i Shqipërisë”, thotë regjisori. Këtë herë regjisori Çapaliku ka zgjedhur aktorët Rafael Hoxhaj, që vjen në rolin e Ottos dhe Ilirda Bejleri në rreth gjashtë role të tjera shoqëruese. Veprat e Stefan Çapalikut janë shfaqur në disa festivale ndërkombëtare të teatrit, ku ai është nderuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Pjesë nga veprat e tij në poezi, prozë, dramë dhe ese janë përkthyer në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, rumanisht, polonisht, bullgarisht, serbisht, maqedonisht dhe turqisht. Ai është i nominuar për çmimin "Europa Prize of Theater for the New Theater Realities"(Çmimi Evropian për Teatrin e Ri). Si dramaturg u nderua me çmimin e autorit më të mirë shqiptar në vitet 1995, 2003, 2007, 2012, 2016.