Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Komedia që shkon për dreq”, në skenën e festivalit të Korçës

Postuar: 07/09/2018 - 07:34

 Komedia që shkon për dreq” u shfaq mbrëmë në skenën e festivalit të komedisë “Kokofest” në qytetin Korçës. Vepra teatrore shkruar nga Henry Shields Jonathan Sayer dhe Henry Lewis me regji nga Driada Dervishi ka bërë bashkë artistë të njohur nga Tirana dhe Durrësi. Aktorët në role janë Romir Zalla Gentian Zenelaj, kemi në skenë Monika Lubonjën, Alesia Xhemalaj, Sokol Angjeli, Donald Shehu dhe me pjesëmarrjen e veçantë të aktorit Bujar Asqeriu. Në vepër një trupë amatore aktorësh pas përpjekjeve të pafund për të vënë një shfaqje më në fund gjejnë një vepër, që ka aq personazhe sa janë dhe ata vetë. Në shtëpinë e Havershameve ka ndodhur një vrasje, të gjithë janë të dyshuar. Dashuri të fshehta, dredhi nga më mizoret ndodhin në këtë shtëpi. A do mundet vallë të gjendet fajtori?! Dhe pikërisht atëherë kur gjërat duket sikur po shkojnë për mbarë në të vërtetë shkon për dreq. Aktorët harrojnë tekstin, aktores kryesore i bie të fikët, harrojnë të fusin objekte. Pavarësisht gjithçkaje ata janë të vendosur ta çojnë këtë komedi deri në fund dhe që publikun e gjen tek produksioni më i fundit i teatrit të Durrësit. Regjisorja Driada Dervishi më herët është shprehur se mbrëmjet me këtë shfaqje kalojnë më së miri në teatër. “Komedia na shkon për dreq....them ta kalojmë me të qeshura! Si antidoti më i mirë për të larguar energjitë jo të mira, si terapia më e mirë për ta shijuar jetën”, pohon regjisorja Dervishi. Vepra është me përkthim Artur Lena, muzika nga kompozitori Endri Sina, skena Beqo Nanaj, kostumet Elva Bella, lëvizja skenike Donald Martini, grafika e video Endri Beqo, realizimi i videos Ervist Muhadri. Festivali mbarëkombëtar i komedisë “Kokofest” po zhvillon edicionin e pestë në qytetin e Korçës. Edhe këtë vit sipas drejtuesve është menduar të jetë me pjesëmarrjen e trupave të ndryshme që do të sjellin komeditë në skenë, por dhe ta shndërrojnë Korçën në një qytet festiv dhe argëtues për qytetarët dhe turistët, që vizitojnë qytetin e serenatave. Drejtoresha artistike e festivalit Zamira Kita pohon se këtë vit janë tetë shfaqje teatrore në skenë, nga data 1 deri më 8 shtator. Aktorët Reshat Arbana, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Mirush Kabashi, Yllka Mujo, Guljem Radoja dhe të tjerë të ftuar së bashku me anëtarët e jurisë, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku, Adem Karaga nga Maqedonia dhe Enver Petrovci nga Kosova janë pjesë e këtij edicioni të pestë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 07:51

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit prezantoi të martën në mbrëmje përzgjedhjen e dytë me filma të animuar të viteve ‘90.

Postuar: 19/09/2018 - 07:50

Drama “Peng” shkruar dhe me regji nga Saimir Gongo pritet të jetë premierë te “

Postuar: 19/09/2018 - 07:48

Ekspertë nga Europa Nostra, organizata kryesore e trashëgimisë në Europë dhe Instituti i Bankës E

Postuar: 19/09/2018 - 07:46

Orkestra e TOB zhvillon provat në sallën e Ministrisë së Kulturës, por edhe pse një situatë kalim

Postuar: 18/09/2018 - 07:57

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” bën me dije se çel stinën teatrore

Postuar: 18/09/2018 - 07:55

Janë pesë vepra premiera shqiptare që do të vijnë për publikun në skenën e Teatrit Metropol gjatë

Postuar: 18/09/2018 - 07:51

Zëri i artistëve për probleme të ndryshme sipas tyre nuk është dëgjuar nga Ministria e Kulturës.