
"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Komedia“Muratorët” premierë në teatrin Metropol, shkëmbimet komike dhe gazmore që rezervon vepra janë të ndërthurura me momente reflektimi

Shkruar nga Nga Julia Vrapi 12 Nëntor 2022

Komedia “Muratorët” shënon këtë mbrëmje premierën në skenën e teatrit Metropol. Regjisori Vladimir Doda sjell në skenë për publikun veprën që mban emrin e autorit italian Edoardo Erba. Në role janë tre aktorë dhe vepra do të shoqërojë publikun dhe mbrëmjen e së dielës në skenën e Metropolit. Si regjisor Vladimir Doda ka vënë në skenë dhe më parë pjesë teatrore, por këtë herë ai sjell premierën “Muratorët”. Në role janë Edvin Mustafa, Deljana Topulli dhe Vladimir Doda. Vepra teatrore flet për dy muratorë, që po punojë për të mbyllur me mur skenën e një teatri të pashfrytëzuar; hapësira i është shitur supermarketit ngjitur për të zgjeruar magazinën, ndërtimi, duke qenë abuziv dhe i jashtëligjshëm, duhet kryer brenda natës. Por teatri është një vend magjik, që ndërthur ëndrrën me realitetin, dhe kush shkel atë hapësirë hyn në botën e irracionales. Dy punëtorët gjatë natës, takohen me një personazh enigmatik, një zonjushë sensuale që vë në krizë miqësinë e të dyve, por që ndërkohë prek konflikte sociale dhe tema aktuale që shohin teatrin dhe artin që dita -ditës tërhiqet, në kuptimin e fjalëpërfjalshëm, duke i lëshuar hapësirë garës së pallateve, supermarketeve dhe qendrave tregtare. Sipas regjisorit Vladimir Doda shkëmbit komike dhe gazmore, që rezervon vepra janë të ndërthurura me momente të mprehta reflektimi dhe jo thjesht vegla dramaturgjike për argëtimin e publikut.
Projekti teatror në skenë
Komedia premierë do të shfaqet në sallën Çehov të teatrit Metropol në Tiranë. Ky projekt realizohet në kuadër të programit Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, Teatrin Metropol dhe organizatën Sebastia. Përpara kësaj vepre teatrore regjisori Vladimir Doda solli në skenën teatrore “Princesha e Dyrrahut”. Vladimir Doda ka një aktivitet artistik, me bashkëpunime të ndryshme. Jo vetëm në fushën e teatrit, por aktiviteti i tij është dhe në fushën e kinematografisë. Në vlerësime të ndryshme përmendim: 2020- Docufiction Neverland fiton “Grand Prix” në “Poitiers Film Fest” (Francë), dokumentari më i mirë në “First Steps Award Berlin”, Gjermani. Komedia “Rroku & Gjyli” një histori dashurie te Arra e Madhe fiton çmim të parë në “You'Theater 2020”, Shkodër. Në 2016 është pjesë e jurisë “PiùCulture” në MedFilmFestival Romë, Itali; 2016 fitues me projektin "Teatro in Video", Regione Lazio dhe Accademia Nico Pepe, Udine. Në 2014 bëhet pjesë e grupit të pedagogëve, si profesor i Teknikave të Komedisë së Artit, në “Scuola sociale di Teatro di Messina Officine Dagoruk” e drejtuar nga Daniele Gonciaruk. Në 2009 kompania teatrale në të cilën bën pjesë dhe është bashkë-themelues, e formuar gjatë vitit të fundit të Diplomës pranë Centro Teatro Ateneo, fiton çmimin “Grand Prix” në Festivalin e Shkollave Teatrale në Varshavë të Polonisë.
Më të lexuarat


Kalendar i ngjeshur artistik në TKOB për muajin shkurt, zbardhen aktivitetet

Plas sherri Blushi-Kadare, e bija e shkrimtarit e akuzon për intervistën, Ben Blushi e konsideron si të paedukatë

Në 95-vjetorin e lindjes të ish-partizanit të Brigadës së I Sulmuese, Hazis Ndreut që ngjiti majat e pushtetit vendor dhe institucioneve kulturore artistike

Një projekt konservimi për zbulimin e ri arkeologjik në Durrës

Komedia franceze “La Baby -Sitter”, ku trajtohet problemi i marrëdhënieve në çift, do të vijë në skenën teatrore

Trashëgimia arkeologjike, në konferencën për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071”

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte restauruese dhe rijetësim të objekteve monument kulture

Mbrëmja poetike “Kadare në vargje” në 87-vjetorin e shkrimtarit

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj nis sezonin në Tiranë

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi në art
