
Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të kryeministrit Rama, Balluku dhe Kumbaro, SPAK sekuestron telefonat e vartësve të tyre, zbardhen detajet e forta

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një zyrtar i FBI në New York dhe koeçidenca fatkeqe e pranimit të fajit nga McGonigal për aferat e shefit të qeverisë

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës në FBI, nuk ka lidhje me atentatin ndaj Tom Doshit, ja prapaskenat që ka luajtur Sali Berisha

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2 me vetëm 1 euro dhe 165 mijë metër ndërtim, ja si kryeministri i shkaktoi shtetit shqiptar 30 deri në 40 milionë euro humbje vetëm për interesat e oligarkut më të madh në Shqipëri

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë në korrupsion dhe vrasje, Altin Dumani vihet në lëvizje, ja kush janë “dosjet e nxehta”që po zien vendi

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush ia dha goditjen e madhe në prapaskenë Sali Berishës dhe çfarë e pret në vijim ‘non gratën’

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të mbuluar masakrën e ‘21 Janarit’ dhe skema që ndoqi për të fshehur gjurmët te afera e ‘Gërdecit’, roli i Shkëlzenit dhe dëshmia që e fundos

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka shtuar oligarku Samir Mane listën e pyetjeve për shqiptarët?

Kompozimet e mjeshtrit të madh Ennio Morricone do të vijnë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit

Shkruar nga Nga Julia Vrapi 2 Qershor 2023

Ennio Morricone ishte një prej kompozitorëve më të mëdhenj në botë i kolonave zanore. Kompozimet e mjeshtrit të madh Morricone, të njohura botërisht për stilistikën e përdorur për kolonat zanore të mbi 500 filmave dhe seriale televizive, do të vijnë mbrëmjen e datës 5 qershor për publikun përmes një koncerti, që do të zhvillohet me artistët në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Sipas TKOB koncerti do të përkujtojë një ndër kompozitorët më të shquar. “Shoqëruar mjeshtërisht nga Orkestra Simfonike dhe Kori i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, nën drejtimin e maestros, Benedetto Montebello, dhe Dritan Lumshi, ky koncert simfonik do të përkujtojë një ndër kompozitorët më të shquar të 100 viteve të fundit”, thuhet nga teatri për këtë koncert, që do të sjellë artistët para publikut. Pjesë e koncertit simfonik vokal do të jenë edhe dy sopranot Rovena Xhelili dhe Marina Kurti. Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit koncerti vjen me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës dhe Ambasadës Italiane, në kuadër të Javës Kulturore Italiane, organizuar nga Ministria e Kulturës. Koncerti që do të jetë mbrëmjen e 5 qershorit në Tiranë në skenën e TKOB për publikun vjen në vijim dhe të veprimtarive të tjera që po zhvillohen në kuadër të “Javës Kulturore Italiane” në vendin tonë. Koncerti për mjeshtrin e madh Ennio Morricone është një nga kulmet e kësaj jave të kulturës italiane. Koncerti simfonik vokal në skenën e TKOB vjen në vijim dhe të tjera veprimtarive që janë zhvilluar këtë sezon artistik deri tani në këtë institucion, por këtë herë publiku do të ketë mundësinë që të ndjekë një koncert të veçantë me muzikën e një kompozitori të madh si Morricone.
Kompozitori i famshëm
Ennio Morricone, kompozitori i famshëm italian fitues edhe i çmimit “Oscar” u nda nga jeta në moshën 91 vjeçare më 6 korrik 2020 në Itali. Morricone njihet për kolonat zanore të shumë filmave të njohur italianë dhe të kinemasë botërore. Ai mori çmime “Oscar”, një në 2007-ën dhe një në vitin 2016. Ennio Morricone njihet më së miri ndërkombëtarisht si kompozitori i melodive të njohura si “The Good, the Bad and the Ugly”, “Once Upon a Time in the West”, apo “Chi Mai”. Ai klasifikohet si një prej kompozitoreve më të zotë të periudhës së tij dhe ka kompozuar muzikën e më shumë se 500 filmave dhe serive televizive. Morricone ka fituar dy çmime Grammy Awards, dy Golden Globe, pesë Anthony Asquith Awards for Film Music nga BAFTA në 1979-1992, si dhe The Polar Prize në 2010. Ai është nominuar për pesë “Academy Awards” për muzikën më të mirë të filmit. Në vitet 2000, Morricone vazhdoi të kompozojë muzikë për seriale të suksesshme televizive, siç janë “il cuoro nel paze” (2005), Karol: Një njeri që u bë Papë (2005), La provinciale (2006), Giovanni Falcone (2007), Pane e libertà ( 2009) dhe Come Un Delfino 1-2 (2011-2013). Gjatë karrierës së tij, Morricone u nderua gjithashtu edhe me 11 çmime “David di Donatello”, çmimet më vlerësuese për filmat në Itali.
Më të lexuarat


Angelin Preljocaj: E përfshija Shqipërinë në veprat që krijoja, doja që ky identitet të ndihej kudo, ndaj i dedikova dhe dy koreografi

Helidon Haliti: Lëvizja e veprave nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve është shumë e dëmshme, pasi mungon infrastruktura në galeritë e rretheve

Faza e dytë e kërkimit arkeologjik në akropolin e Butrintit

Ekspozitë në 80-vjetorin e lindjes së shkrimtares Helena Kadare

“Dëshira e tretë” do të vijë premierë në teatër, një komedi shqiptare që përcjell mesazhe që konfliktet nuk na çojnë askund

Veprat e piktorëve të Juglindjes në ekspozitën "Mio, bashkëkohësit dhe artistët e rinj”, Anastas Kostandini: Vepra nga fondi i GKA po udhëtojnë në vendet ku janë krijuar

Filmi “Alexander” nga regjisori Ardit Sadiku, kandidatura e Shqipërisë për edicionin e 96- të të çmimeve “Oscar”

Përfundon “KO:SH Film Fest 2023”, 36 filma garuan në tri kategoritë kryesore

Koncerti premierë "Strauss & Tchaikovsky: Përtej kufijve të shpirtit njerëzor” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit

Bashkim Zahaj: Mospërfaqësimi i artit figurativ në Galerinë Kombëtare për gjithë këto vite është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, një dëm i pariparueshëm i arkivit
