Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kompozitorë dhe artistë kundër Ministrisë së Kulturës: Me Muajin e Muzikës, një propagandë

Postuar: 19/06/2019 - 07:37

Muaji i Muzikës po zhvillohet përmes aktiviteteve, por te artistë të ndryshëm kjo nismë e Ministrisë së Kulturës ka gjetur kundërshtime. Në reagimet e tyre ata shprehen se për trupat profesioniste duhet tjetër vëmendje dhe jo të përdoren si ahengxhinj. Por dhe për kompozitorët Muaji i Muzikës është vetëm një propagandë, sepse sipas tyre këtë vit ministria nuk ka treguar vëmendje me projektet për krijimtarinë e re muzikore. Baritoni Ylber Gjini shprehet se Ministria e Kulturës po bën një shpikje. “Sa do zgjasë kjo shpikje? I kthyen artistët në sazexhinj. Se ku i marrin këto ide po e vras mendjen edhe nuk e gjej. Bota ka ecur deri aty sa të gjithë ata që hipin në autobus duhet të vënë rripin e sigurimit kurse këtu orkestra e rrezikuar nga frenimi. Po policia rrugore çfarë mendimi duhet të ketë për këtë fenomen gjenial, që befas na mahniti” shprehet baritoni Ylber Gjini për këtë nismë, që ka ndërmarrë ministria, ku artistët performuan dhe në autobus. Sipas baritonit janë trupa artistike profesioniste dhe duhet të kenë tjetër trajtim. “Ansambli shtetëror edhe Opera dhe Baleti janë trupa profesionistësh edhe nuk duhet të futen vend edhe pa vend. Sepse në radhë të parë ata bëjnë art elitar, ku patjetër duhen kushtet për të bërë këtë lloj arti edhe së dyti është ofendim për artistët, që në fund të fundit janë profesionistë me Akademi muzikore edhe nuk mundesh ti përdorësh si ahengxhinj”, vijon baritoni Ylber Gjini në reagimin e tij. Por dhe për tenorin Rudi Sata ndër të parët artistë që reagoi kundër kësaj nisme që ka ndërmarrë ministria, kjo që po bëhet me artistët është dhunim. “Kjo nuk është "nismë" kjo është dhunim dhe depersonizim ekstrem i figurës dhe i institucioneve artistiko-kulturore. Nga ana tjetër ajo tregoi qartë papërgjegjshmërinë e saj ndaj karriges dhe institucionit që përfaqëson. Kjo është për mua një masakër ndaj artistit. Nëse ajo mendon se duke performuar nëpër autobus të linjave urbane mund të përçosh vlerat e artit dhe të folklorit kjo është më shumë se qesharake. Këto janë mendësi tipike bolshevike masovike dhe të kujton filmin “Cirku në fshat” apo “Zonja nga qyteti”. Mendoni pak sikur një i dehur të jetë në atë autobus dhe ti duket sikur është në dasëm dhe ti kërkoj këngëtarit që ti këndoj një këngë, që ai dëshiron?”, shprehet tenori Sata.

  Pa mbështetje krijimtaria muzikore shqiptare

Por nisma Muaji i Muzikës edhe për kompozitorë të ndryshëm duket si diçka më tepër propaganduese. Kompozitori Endri Sina pohon se gjëja e parë e ministrisë ishte të mendonte se çfarë po ndodh me krijuesit e muzikës në vend. “Të gjithë ata spektatorë që ishin aty në autobus u kënaqën, u kënaq dhe ministrja që hipi njëherë në autobus, që kishte kohë pa hipur për të dëgjuar dhe orkestrën e Ansamblit Popullor meqë Muaji i Muzikës. Unë dëgjoj që Ministria e Kulturës ka shpallur Muajin e Muzikës, por për mua kjo që po bëhet nuk ka asnjë vlerë. Gjëja e parë duhet të ishte që Ministria e Kulturës jep projekte për krijuesit e një vendi. Por kjo që bën ministria është vetëm propagandë”, pohon kompozitori. Më tej ai vijon se ministria shpall Muajin e Muzikës kur këtë vit nuk mbështeti krijuesit. “Që bëhen aktivitete me muzikë nuk ka asgjë të keqe, por problemi qëndron që duhet të bëhen dhe me krijuesit e muzikës shqiptare, por nuk duan ta bëjnë. Pamjet e autobusit më kanë ngelur në mendje. Çfarë lidhje kishte kjo kur autobusi kishte vetëm pak veta dhe ishte një show? Ndërkohë që i gjithë ky vit nuk ka asnjë projekt me krijime shqiptare të reja, pra nuk ka projekt të mbështetur nga ministria”, pohon Sina. Por dhe për kompozitorin Haig Zacharian është shpallur një Muaj i Muzikës kur nuk ka mbështetje për krijimtarinë muzikore shqiptare. “Gjërat duhen trajtuar në esencë dhe jo në dukje. Nëse do të bëjmë diçka serioze duhet bërë serioze, por për këtë aktivitet që po bën tani Ministria e Kulturës nuk e kisha menduar. Këtë vit nuk ka pasur mbështetje të projekteve për krijimtarinë e re nga ministria”, pohon kompozitori Zacharian.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/07/2019 - 07:34

Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina në “PriFest” në Prishtinë u nderua me tre çmime.

Postuar: 23/07/2019 - 07:32

Ekspozita “Leonardo-Opera Omnia”, me riprodhime të 17 vepra pikture të Leonardo Da Vi

Postuar: 23/07/2019 - 07:31

 Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shprehet se Bashkia e Tiranës ka shpallur konkursin me të c

Postuar: 23/07/2019 - 07:30

Teatri “Zihni Sako” në qytetin e Gjirokastrës në pritje të një rikonstruksionit, por

Postuar: 21/07/2019 - 07:54

Festivali Multikulturor i Beratit erdhi në edicionin e tij të gjashtë, me një program të pasur në

Postuar: 21/07/2019 - 07:52

Ekspozita “Duke pikturuar filmin” vjen me vepra të piktorit Shyqyri Sako.

Postuar: 21/07/2019 - 07:51

Përballë problemeve, që janë në aktivitetin artistik artistë të ndryshëm shprehen se nuk gjejnë m