BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Kompozitorët, apel Kumbaros: Shpëtoni muzikën kombëtare, krijoni Institutin e Muzikës Shqiptare

Kompozitorët, apel Kumbaros: Shpëtoni muzikën kombëtare,

Krijimtaria muzikore shqiptare pa vëmendje, krijuesit bëjnë apel në drejtim të institucioneve dhe Ministrisë së Kulturës pasi partiturat po zhduken. Flitet për vlerat kombëtare, por sipas krijuesve të muzikës shqiptare ato janë harruar nga institucionet. Ministria e Kulturës ka dhe peshën kryesore përballë vlerave muzikore shqiptare, ndaj kompozitorët shqiptarë pohojnë se krijimi i Institutit të Muzikës Shqiptare është emergjente. Kompozitorët Haig Zacharian dhe Miron Kotani shprehen se është e domosdoshmëri e kohës krijimi i një instituti të tillë, që ekziston në vende të tjera të botës, por mungon në Shqipëri. Në një reagim kompozitori Miron Kotani, i cili herë pas here përmes shkrimeve të tij bën apel për krijimtarinë muzikore shqiptare shprehet se Ministria e Kulturës ka drejtori dhe specialistë që duhet të mendojnë për arkivin, bibliotekën apo dhe muzeun kombëtar të muzikës shqiptare.

“Ministria e Kulturës ka drejtori, ka specialistë që merren me artin dhe kulturën. Krijimi i Institutit të Muzikës Shqiptare është emergjent dhe domosdoshmëri e kohës. Në të duhet të përfshihet: Arkivi i muzikës shqiptare  (dokumentim i plotë i çdo note e tingulli të muzikës shqiptare e hedhur në pentagram); Biblioteka kombëtare e literaturës së muzikës shqiptare ( çdo vepër e botuar deri më sot si dhe çdo gjë që do botohet në lidhje me muzikën shqiptare të jetë e shfrytëzueshme për secilindo të interesuar). Muzeu kombëtar i muzikës shqiptare (dorëshkrime, foto, filma, postera, etj, për të gjithë figurat e muzikës shqiptare si kompozitorë, interpretë, solistë e këngëtarë, orkestrues, kritikë muzike, etj, gjithçka për personazhet e muzikës kombëtare shqiptare”, shprehet kompozitori Kotani. Libraria kombëtare e muzikës shqiptare është një tjetër kërkesë e për krijimtarinë e autorëve tanë. Kompozitori Miron Kotani shkruan në Facebook se përmes saj do të ketë më shumë mundësi për përhapjen e muzikës shqiptare në botë. “Me librarinë kombëtare të muzikës shqiptare çdo krijim i autorëve shqiptarë të ketë mundësi për t’u përhapur në mbarë botën sipas të gjitha rregullave të pronësisë intelektuale”, vijon kompozitori.

Koha nuk pret për partiturat muzikore

Për krijuesit e muzikës çdo qeveri dhe Ministri Kulture duhet të ketë primare që të shpëtohet dhe të integrohet muzika kombëtare. Kompozitori Miron Kotani shkruan se në këtë drejtim duhet punuar shumë dhe për rregullimin e bazës ligjore. Kompozitori thekson se në Institutin e Muzikës Shqiptare të përfshihet dhe krijimi i bordit, që do të merret me hartimin e amendamenteve ligjore dhe bazën e duhur ligjore për funksionimin e institutit. “Do të jetë një institucion i së ardhmes - si shtëpia e të gjithë kompozitorëve, krijuesve e interpretëve shqiptarë e ku do shikohet mundësia e bashkëpunimit me të gjitha universitetet e institucionet muzikore kudo në botë për bashkëpunimet e nevojat e ndërsjellta të kohës. Për çdo qeveri e Ministri Kulture kjo duhet të jetë primare që të shpëtohet e të integrohet muzika shqiptare, e cila është e harruar dhe e pluhurosur në labirintet e kohës. Koha nuk pret. Partiturat janë në zhdukje e sipër. Apeli im qytetar: shpëtoni muzikën kombëtare shqiptare. Krijoni Institutin e Muzikës Shqiptare”, shkruan kompozitori Miron Kotani në Facebook. Kompozitori Haig Zacharian ndërsa e mbështet këtë ide vijon se në shtete të tjera institucione të tilla kanë prioritete. “Një institucion të tillë për muzikën e kam parë dhe në Hungari. Unë bashkohem me mendimin e Mironit për krijimin e një institucioni të tillë. Ne na duhet që të kemi një institucion më vete për muzikën tonë, siç është përshembull dhe GKA për artin pamor apo dhe të tjera institucione. Diskutimi që bëhet është i domosdoshëm, por dihet që vendimet nuk merren nga ne si krijues, janë institucionet shtetërore, Ministria e Kulturës për këtë problem”, pohon kompozitori Haig Zacharian./ Julia VRAPI

Më të lexuarat