BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Kultura

Kompozitorët: Brezave po iu mohohet edukimi me muzikën shqiptare, institucionet ta marrin në mbrojtje dhe ta përhapin

Kompozitorët: Brezave po iu mohohet edukimi me muzikën shqiptare,

Krijimtaria muzikore shqiptare është lënë në harresë nga institucionet. Veprat shqiptare dhe këngë që mbajnë emrin e autorëve të njohur ndër vite, duket se nga institucionet në vendin tonë nuk ka interes. Krijues të ndryshëm shprehen se është detyrë e tyre, që ta promovojnë krijimtarinë shqiptare në fushën e muzikës. Kompozitorë të njohur pohojnë se institucionet shqiptare duhet ti marrin në mbrojtje, ruajtje e ti përhapin këngët shqiptare jo vetëm në Shqipëri, por për mbarë botën e qytetëruar. Pedagogu dhe kompozitori Haig Zacharian ndalet në reagimin e tij tek veprat muzikore. Sipas tij, për krijimtarinë muzikore shqiptare duhet investim për ta promovuar edhe përmes aktiviteteve të ndryshme, që duhet të zhvillohen. Profesori Haig Zacharian shprehet, se është Ministria e Kulturës ajo që duhet ta ketë në vëmendje këtë në fushën e muzikës. “Kërkon dhe investim dhe nuk bëhet thjesht vetëm me vullnet kushdo qoftë. Pa investim të gjitha gjërat e tjera bien poshtë. Ministria e Kulturës duhet ta ketë në vëmendje këtë gjë. Ashtu siç bën përshembull promovimin e arkitekturës së vjetër, thesareve të kombit e artit, edhe muzika shqiptare duke qenë se u bë kohë që po ambalazhohet promovimi për rastin e muzikës ka dhe avantazh”, thotë kompozitori Zacharian. Sipas tij, promovimi i veprave muzikore përveçse e risjell veprën por edhe e rigjallëron e nxjerr vlerat, gjë që nuk ndodh me veprat e arteve të bukura, si piktura, skulptura, etj. “Interpretimi ose ri-interpretimi rrit vlera, mirëpo kjo përveç vullnetit dhe programimit kërkon edhe investim. Nëse nuk ka investim nga institucionet të tjerat janë fjalë kot. Ministria e Kulturës apo dhe të tjerë institucione që merren me artin dhe muzikën duhet të bëjnë shumë më tepër për muzikën shqiptare. Edhe para vitit 1944 nëse është shkruar një vepër muzikore dhe e sjell dikush sot fiton vlera të reja, gjë që nuk ndodh me veprat arteve të tjera. Mund të ndodhi kjo me veprat skenike në teatër, por veprat si piktura, skulptura etj, vetëm sa ruhen dhe kaq. Kjo është diferenca”, thotë profesori i njohur Zacharian.

Edukimi muzikor, që iu mohohet brezave

Edhe kompozitori Miron Kotani vazhdon që të shprehë shqetësimin e tij me çfarë ndodh sot me muzikën dhe këngët shqiptare ndër vite. Në një reagim të tij ai shprehet se janë me qindra këngë të fondit të artë të muzikës së lehtë shqiptare, që duhet të transmetohen. “Vazhdojmë tu mohojmë brezave edukimin me muzikë shqiptare. Janë me qindra e mijëra këngë perla nga fondi i artë i muzikës së lehtë shqiptare e jo vetëm, pasuri e shqiptareve dhe e shtetit shqiptar, të cilat jo vetëm që duhet të ishin në shtëpinë e çdo shqiptari, jo vetëm do duhej të transmetoheshin nëpër ekrane e spektakle muzikore, por si një pasuri e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë kulturore institucionet shqiptare duhet ti marrin në mbrojtje, ruajtje e ti përhapin ato jo vetëm në Shqipëri për shqiptarët, por për mbarë botën e qytetëruar”, shprehet Miron Kotani. Sipas kompozitorit, krijuesit shqiptarë janë në pritje që kjo të bëhet dhe shton se kultura muzikore shqiptare padyshim është vlerë e shquar e kulturës muzikore Europiane. Reagimi i dy kompozitorëve të njohur për mungesën e vëmendjes ndaj veprave muzikore dhe këngëve shqiptare vjen në një kohë kur dhe të tjerë autorë të muzikës në vend po kërkojnë shumë më tepër vëmendje, nga institucionet për krijimtarinë. Në reagimet e tyre herë pas here ata janë shprehur se dhe sa i takon krijimtarisë së re muzikore, krijuesit e saj janë lënë pa mbështetje dhe sot nuk ka ende një fond për muzikën shqiptare.