BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Kultura

Kompozitorët: E drejta autorit në muzikë është skandal, nuk e dimë pse janë institucionet kur asgjë nuk funksionon si duhet

Kompozitorët: E drejta autorit në muzikë është skandal,

Ligji nuk gjen zbatim si duhet dhe pirateria në fushën e muzikës ka bërë, që herë pas here autorë të njohur të shprehen për problemet. Sipas tyre flitet për ligje të reja, institucione që duhet të ndjekin zbatimin e së drejtës së autorit në vend, por problemet në fushën e muzikës vazhdojnë. Kompozitori i njohur Sajmir Çili thotë se me respektimin e të drejtës së autorit në vendin tonë jemi shumë mbrapa. Sipas kompozitorit problemi është tek moszbatimi si duhet i ligjit. “E drejta e autorit është skandal, qeveria nuk zbaton ligjin që të ardhurat e Tv-ve, radiove e bizneseve ti vendosi tek zyra e tatimeve, që kur bizneset të paguajnë tatimet të paguajnë dhe të drejtën e autorit. Jemi shumë mbrapa”, shprehet kompozitori Sajmir Çili në lidhje me çfarë ndodh për respektimin e të drejtës së autorit në fushën e muzikës dhe zbatimin e ligjit në vendin tonë. Edhe kompozitori Miron Kotanie sheh shqetësuese moszbatimin e ligjit në vend për të drejtën e autorit në fushën e muzikës. Kompozitori Kotani thotë sejanë autorët ata që duhet të përfitojnë me zbatimin e ligjit. “Gjithmonë jemi në regres. Përveç anës ligjore, që autorët e muzikës duhet tëpërfitojnë nga zbatimi i ligjit të së drejtës së autorit në vend, ne jemi në regres dhe për sai takon të drejtave tona përfaqësuese në rrjetet tonasociale private. Unë në faqen time në Facebook dhe në kanalin tim privat në Youtubekam të drejtë të hedh krijimtarinë time, kudo që ajo shfaqet ta publikoj dhe nuk ka kush të drejtë të mëndalojë ta bëj këtë”, thotë Kotani.

Institucionet në vend

Kompozitori Miron Kotani thotë se ka programe, që furnizohen me krijimtarinë muzikore të autorëve shqiptarë, por e drejta autorit nuk po respektohet. Sipas tij përdoret krijimtaria muzikore, por nuk paguhet si duhet. “Problematikat janë që këtu tek ne ka televizione që nuk paguajnë të drejtën e autorit.Institucionet pse ngrihen? Ngrihen që ligji të zbatohet, qëe drejta të shkojë tekautori, që autori tëketë dinjitetin e vet, qoftë nga ana morale dhe financiare, këtu asgjë nuk funksion, atëherë pse janë këto institucione?”, thotë Kotani. Një katrahurë me të drejtën e autorit në fushën e muzikës prej vitesh, në vendin tonë. Kështu u shprehën krijuesit për problemet me të drejtën e autorit dhe në një takim, që u zhvillua në vitin 2020. Por kompozitori Miron Kotani, i cili ka qenë i pranishëm në atë takim për problemet me të drejtën e autorit thotë se asgjë nuk ka ndryshuar që nga ajo kohë sa i takon problemeve në fushën e muzikës.“Poe njëjta gjë, ligji ka ndryshuar para disamuajsh dhe takimet janëtë rralla dhe nuk bëhen për tëzgjidhur problematikën. Nuk bëhet asgjë për transparencën. Bëhet një takim 1 herë në 3 vjet ose kur ndërrohet një ministër vjen një ministër tjetër ndryshon ligjin, ndërkohë që autorët rrinë dhe nuk ka asnjë përmirësim”, shprehet kompozitori Miron Kotani. Artistë dhe krijues të muzikës edhe më parë janë shprehur për moszbatim si duhet të ligjit, duke kërkuar që institucionet në vend të bëjnë më shumë për këtë problem.