Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...
16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...
Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...
Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja
Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret
Kompozitorët: Ministria e Kulturës nuk dëgjon zërin tonë, ende pa një fond për muzikën shqiptare
Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Tetor 2019
Ministria e Kulturës nuk mbështet krijimtarinë muzikore shqiptare. Kompozitorë të ndryshëm pohojnë se zëri i tyre nuk është dëgjuar nga ministria, e cila nuk ka krijuar ende një fond për krijimtarinë e muzikës shqiptare. Në reagimet e tyre pedagogë të arteve njëkohësisht dhe kompozitorë të njohur në aktivitetin e tyre muzikor, shprehen se është një situatë me probleme që vazhdon prej vitesh. Kërkesat e tyre në drejtim të Ministrisë së Kulturës duket se nuk janë marrë parasysh, dhe sipas tyre edhe këtë vit te projektet nuk pati mbështetje edhe për festivale që kishin në fokus krijimtarinë e muzikës shqiptare. Kompozitori i njohur Aleksandër Peçi pohon se nëse do të ekzistonte një fond vetëm për muzikën shqiptare nga Ministria e Kulturës, do të ishte ndihmë për krijuesit për zhvillimin e kompozicionit në vendin tonë. “Ne si krijues e kemi kërkuar prej vitesh një fond për krijimtarinë muzikore shqiptare, patjetër që duhet krijuar nga Ministria e Kulturës. I gjithë fondi i këtij viti në mënyrë absolute nuk mbështet asgjë nga krijimtaria muzikore shqiptare, dhe të gjitha shkojnë për te interpretimi, apo projekte të tjera. Nuk ka asgjë krijimtaria. Fondi i krijimtarisë muzikore i angazhon kompozitorët shqiptarë, ata që janë me eksperiencë dhe reputacion, por dhe të rinjtë që të zhvillojnë kompozicion”, shprehet kompozitori Aleksandër Peçi. Festivali ndërkombëtar “Pianodrom”, sipas kompozitorit Aleksandër Peçi ishte me rëndësi në jetën artistike në vend. Por këtë vit ai do ketë pak koncerte për shkak të problemeve me buxhetin, një festival që këtë vit nuk pati financim nga ministria. Kompozitori Aleksandër Peçi tregon se ndër vite vetëm dy herë është mbështetur ky festival nga ministria. ““Pianodrom” ishte i vetmi, që i jepte hapësirë krijimeve shqiptare dhe këtë vit nuk u mbështet fare financiarisht nga Ministria e Kulturës. Unë do ta bëj festivalin, por vet 4-5 koncerte, e ka mbështetur vetëm bashkia këtë vit. Ministria nuk merr pjesë në “Pianodrom, që këtë vit do të bëjë edicionin e shtatë dhe në kaq edicione ministria e ka mbështetur ndoshta dy herë dhe pesë jo. Imagjinoni se ku jemi”, shprehet kompozitori i njohur.
Krijimtaria e shqiptare vlerësohet në botë
Duke folur për këtë problem, kompozitori Aleksandër Peçi shton më tej se sot në botë luhen veprat e krijuesve shqiptarë, por që nga Ministria e Kulturës në vend nuk ka pasur politika për ti ndihmua krijuesit . “Nga ministria, një fond të veçantë për krijimtarinë muzikore e kemi kërkuar prej kohësh këtë fond, as e kanë menduar deri tani, sepse nuk e kemi. Ne si krijues punojmë, veprat tona luhen kudo në shtete të ndryshme në botë, por nga ministria nuk ka mbështetje për muzikën shqiptare”, shprehet kompozitori Aleksandër Peçi. Pedagog i arteve njëkohësisht dhe një nga krijuesit e vlerësuar në vend, Endri Sina thotë se krijimi i një fondi për muzikën shqiptare është një kërkesë që nuk është marrë parasysh nga Ministria e Kulturës deri tani. “Për krijimtarinë muzikore shqiptare nuk ka mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës, nuk ka mbështetje për projektet muzikore me krijimtarinë. Fondi i muzikës shqiptare duhet patjetër, një kërkesë e hershme dhe ende nuk e kemi atë fond për muzikën shqiptare. Ne gjithmonë e kemi pasur si problem, por asgjë nuk ndryshoi. Ministria e Kulturës vijon njëlloj, nuk e dëgjon zërin e krijuesve”, pohon kompozitori Endri Sina. Përballë jo pak problemeve, por krijuesit shprehen se vazhdojnë punën me krijimtarinë muzikore, e cila nëse do të kishte mbështetje nga institucionet do të kishte më shumë zhvillim./ Nga Julia Vrapi