BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Kompozitorët: Për krijuesit e mëdhenj institucionet nuk duhet të kujtohen vetëm në përvjetorë lindjesh e vdekjesh, ka vite që veprat nuk luhen

Kompozitorët: Për krijuesit e mëdhenj institucionet nuk duhet

Botimi dhe digjitalizimi i veprave muzikore shqiptare, sipas autorëve nuk ka vëmendje nga institucionet. Në reagimet e tyre ata shprehen se veprat muzikore duhen digjitalizuar, dhe institucionet nuk duhet që të kujtohen për krijues të mëdhenj të kombit vetëm në përvjetorë. Kompozitori Haig Zacharian shprehet se do të ishte një kryevepër nëse arrihet të krijohet një arkiv i një grupi veprash. Kompozitori tregon se në praktikën botërore edhe institucionet botojnë, por edhe organizata të ndryshme apo dhe vetë autorët kur janë gjallë. “Mundësia për ata autorë, që janë gjallë është shumëfish. Por përveç asaj që ruhet në institucione, si arkiva ku ruhen versionet origjinale, versionet në përdorim zakonisht i bëjnë ato institucione që i përdorin. Për pjesën tjetër vetëm nëse dikush do të ketë një projekt për të bërë një gjë të tillë do të ishte ide shumë e mirë, ndërsa për ti rishkruar në një version më bashkëkohor i bëjnë vetë institucionet. Por do të ishte kryevepër, që të krijohet një arkiv i një grupi veprash”, shprehet kompozitori Zacharian. Duke folur për këtë problematikë, kompozitori i njohur Haig Zacharian vijon se RTSH duhet të interesohet për gjithë arkivin muzikor dhe të bëjë sa ka mundësinë, që veprat të përdoren, ndërsa të tjerat më pas do të ruhen në formatin e vet origjinal. “Pra luhet një vepër, por dhe vetë ekzekutuesit do të interesohen që ta kenë një format të përdorshëm, jo në formate të vjetra siç kanë qenë me shkrim dore. Ndaj nëse do të ishte një formë projekti unë do ta vlerësoja shumë, por kjo për veprat do investim”, pohon ai. Pak ditë më parë u zhvillua një aktivitet për 90 -vjetorin e lindjes së kompozitorit të njohur Pjetër Gaci, ku u fol për veprat e tij muzikore. Për kompozitorin Miron Kotani ka shumë vepra të tij, që duhen botuar. “Vetëm një pjesë e vogël e krijimtarisë së Gacit është botuar para ‘90, por edhe këtu ka qenë një tirazh shumë i vogël sa nuk përballonte kërkesat që para ’90, e të mendosh që sot nuk kemi asnjë vepër të botuar të Gacit (me nota), ku publiku të njihet me krijimtarinë brilante të tij, sepse në fakt në Shqipëri nuk ekziston asnjë librari muzikore. Ka shumë vepra që duhen digjitalizuar, madje ne nuk duhet të presim të kujtohemi për këta krijues të mëdhenj të kombit vetëm në përvjetorë lindjesh e vdekjesh”, shprehet Kotani.

Veprat që nuk luhen

 Kompozitori Miron Kotani thotë se duhet të kishim dokumentarë për Pjetër Gacin, Prenk Jakovën, Çesk Zadenë, Tish Dainë, Nikolla Zoraqin, Feim Ibrahimin, etj, krahas koncerteve recitale me krijimtarinë përkatëse, si dhe më e rëndësishmja krijimtaria e plotë e botuar e veprës së tyre. Kotani shprehet se ka shumë vepra të Pjetër Gacit, që kanë vite që nuk luhen. “Nëse Kadaresë nuk do ti botohej vepra nëpër libra, si do ta njihnim atë? Vetëm nëpërmjet dorëshkrimeve me dorë do ishte e pamundur. Ka shumë vepra të Gacit, që madje as nuk njihen fare se kanë mbi ‘30- ‘40 vite, që nuk janë ekzekutuar pikërisht për mungesë të partiturave e botimeve muzikore”, shprehet ai. Kompozitori Miron Kotani pohon se nga institucionet duhet menduar dhe çfarë bëhet me krijimtarinë e autorëve pas viteve ’90. Ai thotë se e gjithë muzika shqiptare është e rrezikuar. “Sa më shumë koha kalon aq më shumë lapsi fshihet nga letra e zvenitur prej dekadash. Përveç klasikëve, ku do shtoja dhe Tonin Harapin, apo Fan Nolin, çfarë bëhet me autorët e mëvonshëm që sot nuk jetojnë më si Aleksandër Lalo, Kujtim Laro, Agim Krajka, e sa e sa të tjerë e deri të më të rinjtë e sotëm? E gjithë muzika shqiptare nëse nuk botohet që më pas të luhet është e rrezikuar të zhduket”, thotë Kotani. Kompozitori shprehet se Ministria e Kulturës si dhe Akademia e Shkencave duhet të kenë më shumë vëmendjen për autorët shqiptarë. Ai shprehet se duhet të kemi Bibliotekën e Muzikës Shqiptare, por deri tani në vendin tonë ende nuk e kemi një institucion të tillë për botimet muzikore. “Shteti shqiptar nëpërmjet strukturave Ministri e Kulturës dhe Akademi e Shkencave të ngrejë një institucion të tipit "Biblioteka Kombëtare e Muzikës Shqiptare", që të ketë akses në çdo vepër të re që kompozohet në muzikën shqiptare, si dhe të skedojë e arshivojë të plotë nga A- ja e deri tek Zh- ja të gjithë opusin muzikor të kompozitorëve shqiptarë”, pohon Kotani. Sipas kompozitorëve problem është dhe mungesa e një fondi për muzikën e re shqiptare.