SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Koncert i artistëve austriakë në skenën e arteve në Tiranë
Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Nëntor 2019
Artistët Austriakë Michael Schmiedhammer (piano) dhe Johannes Kretz (elektroakustikë) mbajtën një koncert në Universitetin e Arteve. Programi i koncertit përmbante vepra për piano solo nga Mozart, Debussy dhe Schmiedhammer, sikurse dhe për piano dhe elektroakustikë nga Johannes Kretz. Ndërveprimi mes elektroakustikës dhe instrumenteve muzikorë është një fenomen i rrallë në Shqipëri, ndërkohë që në mbarë botën aplikohet prej kohësh. Kësisoj koncerti i artistëve austriakë mund të konsiderohet ndër koncertet më të veçanta të axhendës kulturore në vendin tonë. Kjo jo vetëm për shkak të kombinimit mes një instrumenti tashmë tradicional, sikurse është piano, dhe teknologjisë së fundit në funksion të krijimtarisë muzikore, por sidomos për nivelin e lartë artistikë që u dëshmua nga artistët. Për publikun kryeqytetas tingëlloi mjaft origjinal dhe i çuditshëm, fakti që Kretz, interpretonte dhe ndërvepronte me pianistin Schmidhammer, nëpërmjet tabletit të tij. Koncerti në fakt, të krijonte përshtypjen e një rrugëtimi të këndvështrimit artistik, që kompozitorët austriakë kanë pasur, dhe kanë rreth mundësive të pafundme që mund të ofrojë instrumenti i pianos, ku sigurisht qasjen më origjinale e përfaqësonte kombinimi mes këtij instrumenti dhe teknologjisë. Koncerti i Kretz dhe Schmidhammer, mbështetur nga Ambasada Austriake, erdhi në përfundim të një masterclass tre ditor që prof. Johannes Kretz mbajti për studentët e Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve Tiranë. Masterclass i Kretz, mbajtur në kuadër të bashkëpunimit mes Departamentit KMDP në Universitetin e Arteve Tiranë dhe Departamentit të Kompozicionit, Elektroakustikës dhe Inxhinierisë së Zërit në Universitetin e Muzikës dhe Arteve Interpretuese Vjenë, u përqendrua në mundësitë që ofron sot teknologjia e fundit për krijimtarinë muzikore artistike. Ky bashkëpunim, sipas shefit të departamentit KMDP në Universitetin e Arteve Tiranë, prof. asoc. Dorian Çene, synon të zhvillohet në të ardhmen sidomos për sa i përket drejtimeve që kanë të bëjnë me teknologjinë në muzikë çka, për studentët do të sjellë një qasje më praktike ndaj tregut të punës.