BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Koncert i Korit Kameral të të Rinjve në TKOB, Dritan Lumshi: Një energji pozitive, që transmetohet në çdo moment

Koncert i Korit Kameral të të Rinjve në TKOB, Dritan Lumshi:

Romanca shkruar nga autorë të njohur erdhën në koncertin e Korit Kameral të të Rinjve në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Koncerti erdhi si një tjetër produksion i Korit të të Rinjve të TKOB, premierë absolute ku sipas institucionit u prezantuan përballë publikut artistët e së ardhmes. Koncerti ishte me një program muzikor me romanca nga autorë të njohur botërorë si: Franck, Saint-Sawns, Mendelssohn, Tchaikovsky, Mascagni, Dvorak, Schubert, Gounod, Smetana. Dirigjenti i Korit Dritan Lumshi shprehet se u ngjitën për herë të dytë në skenën e hollit koncertor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit artistët më të rinj, një pjesë e të cilëve janë akoma studentë të Universitetit të Arteve. Dirigjenti Lumshi për këtë koncert që u zhvillua së fundmi dhe pritet edhe online më pas për publikun, tregon se ishte me një program muzikor sfidues. “E veçanta e kësaj mbrëmjeje ka qenë se artistët e rinj janë përballur me një program sfidues për moshën e tyre, duke interpretuar kompozitorë si Franck, Saint-Sawns, Mendelssohn, Tchaikovsky, Mascagni, Dvorak, etj. Interpretimi i tyre ka qenë i dyfishtë, sepse kanë qenë pjesë jo vetëm si pjesëtarë të Korit Kameral, por edhe si solistë”, tregon Lumshi. Koncerti i përgatitur dhe drejtuar profesionalisht nga dirigjenti i Korit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Dritan Lumshi me interpretimin e artistëve të rinj u shoqërua mjeshtërisht nën tingujt e pianos së koncertmaestres Etrita Ibrahimi.

 Artistët në koncert

Kori Kameral i të Rinjve ishte me Rovena Xhelili, Viola Bakiasi, Laura Hoxha, Esi Murtati, Glerson Hoxha, Gerald Murrja, Neron Kacerja, Keldi Ametaj, Artur Vera, Erion Sheri dhe Patrik Vjollca. Si dirigjent Kori në TKOB që është marrë me koncertin, Dritan Lumshi shprehet se me artistë e rinj është një energji pozitive që transmetohet. Ai thotë se ka bindjen, që një pjesë e artistëve pjesëmarrës mund të debutojnë dhe në teatro të tjerë jashtë. “Të rinjtë sjellin freskinë e zërave të tyre, pasionin dhe dashurinë për këtë profesion. Një energji pozitive, që transmetohet në çdo moment dhe në pritje për çdo këshillë, që ju jep. Me procesin e përgatitjes ne ndjekim ecurinë e tyre gjatë gjithë kohës dhe kemi besim se patjetër, që nesër ata do të jenë pjesë e këtij teatri. Përtej kësaj unë kam bindjen se një pjesë e tyre mund të debutojnë edhe në teatro të tjerë jashtë vendit”, shprehet mes të tjerave Lumshi. Solistë në koncert ishin Rovena Xhelili, Sonila Kurti, Laura Hoxha, Neron Kacerja, Gerald Murrja, Keldi Ametaj, Artur Vera. Më parë Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit bënte me dije se pas më shumë se 270 orë trajnimi dhe workshop-e të vazhdueshme me mjeshtra të vokalit dhe internacionalë koristët e rinj prekën skenën për herë të dytë në këtë sezon. Koncerti që u shfaq dittë e fundit, së shpejti do të vijë dhe online në Facebook, youtube dhe www.tkob.gov.al. Koncerti i parë me artistët e së ardhmes në TKOB ishte ai i mbrëmjes së 18 shkurtit me titull “Këngët e Fatit”. Një koncert me vepra të Johaness Brahms dhe protagonistët e kësaj mbrëmjeje ishin vetëm të rinjtë. Pas një trajnimi dy mujor, ata dhuruan një nga koncertet më të bukura të këtij fillim sezoni me një repertor vokalo-instrumental të nivelit të lartë teknik nga Johannes Brahms. Materialet shquheshin për melodizmin, linjat e këndshme, thyerjet ritmike si dhe kapërcimet harmonike të shpeshta.

Më të lexuarat