
Gati të plasë “Lufta e Tretë Botërore”, Suedia e Finlanda përgatiten për konflikt me Rusinë

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u largua deri sa numëroi të gjithë votat”/ Ina Zhupa mes dhimbjes ndan lajmin e trishtë: Një nga djemtë më të mirë! Po na plas zemra

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu nipi i deputetit të njohur të PD-së, rrëqeth me mesazhin politikani dhe jep lajmin tronditës: Më fal Armando…

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është 22-vjeçari që vdiq mbrëmjen e sotme në Sarandë

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë, ndërron jetë në spital 22-vjeçari

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në Sarandë shiu bën namin, ja mbathin pushuesit

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i përkiste trupi i dekompozuar në Malin e Gramozit (Emri)

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me Ramën në Sofje, Shqipëria ka probleme me...

Koncerti “16 shekuj muzikë shqiptare”në teatrin Metropol, bazuar mbi studimet e Ramadan Sokolit

Shkruar nga Julia Vrapi 23 Maj 2022

Koncerti “16 shekuj muzikë shqiptare” është bazuar mbi studimet e studiuesit Ramadan Sokoli. Koncerti zhvillohet nesër në mbrëmje për publikun në teatrin Metropol. Ramadan Sokoli qe muzikant, kompozitor, shkrimtar dhe etnomuzikologu i parë shqiptar, ku nesër për publikun do të jetë një koncert bazuar mbi studimet e tij, por dhe Armand Broshkës (arranzhues dhe narrator). Për publikun në sallën interpreton “Trio Rêve” me Adem Hasani piano, Dardan Osmanaj violinë dhe Igert Zeqiri violonçel. Në një material nga teatri shpjegohet rreth përmbajtjes së koncertit, ku thuhet se muzika e aplikuar dhe e shkruar shqiptare i ka rrënjët e saj gjashtëmbëdhjetë shekuj më parë. “Në mesjetën e hershme me përfaqësuesin e saj Niketë Dardanin, i cili në shek.IV shkroi himnin e famshëm “Te deum”, himn i cili frymëzoi më pas kompozitorët më të famshëm botërorë si Charpentier, Haydn, Mozart, etj. Më pas përfaqësues të tjerë në shek.XIV me Jan Kukuzelin, Gjergj Danush Lapacaja shek. XVI, Ismail Dede Efendi shek. XVIII, Luca dhe Anton Sorga të shek. XVIII-XIX, Palokë Kurti, shek. XIX, Lec Kurti, Fan S. Noli, Thoma Nasi, etj. shek. XX”, thuhet rreth këtij koncerti, që mbështet nga Ministria e Kulturës, në bashkëpunim teatrin Metropol. Për Shqipërinë e shqiptarët vijon materiali kanë shkruar përgjatë shekujve edhe kompozitorët më të famshëm botërorë si Antonio Vivaldi, Françoise Rebel, Françoise Francoeur, Edward Jones, etj. “E gjithë kjo muzikë e larmishme e këtyre autorëve e studiuar nga Ramadan Sokoli, e më vonë nga Armand Broshka, është përshtatur nga ky i fundit në arranzhim për trio klasike (violinë, violonçel dhe piano) në mënyrë që të ketë një qasje me një publik sa më të gjerë kombëtar e ndërkombëtar”, shpjegohet për koncertin “16 shekuj muzikë shqiptare”.
Muzikë në gjini të ndryshme
Prakticiteti që të ofron përshtatja e këtyre muzikave të gjinive të ndryshme (himne, folk, simfonike, opera, koncertale, etj) në një trio klasike, bën që ajo të shkojë shumë shpejt dhe mjaft e kuptueshme për një publik të larmishëm në grupmosha dhe status social. “Kjo bën të mundur prezantimin dhe shijimin e gjashtëmbëdhjetë shekujve muzikë të kombit shqiptar dhe dedikimeve për të nga miqtë dhe dashamirësit e tij nga e gjithë bota”, thuhet rreth koncertit. Ramadan Sokoli (Shkodër, 14 qershor 1920 - Tiranë, 12 mars 2008) çmohet si njëri prej studiuesve më të mëdhenj të muzikës shqiptare dhe ballkanike. Ai u mor pa ndërprerje me studime në lëmin e muzikologjisë dhe folklorit, duke arritur të bëhet një nga personalitetet kryesore dhe të vetmit në këtë fushë. Në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Ramadan Sokoli ka dhënë një sërë lëndësh të ndryshme si flaut, folklor muzikor, harmoni, histori muzike, teori solfezhi, muzikë dhome, etj. Me nismën e tij u përfshi në programin mësimor të shkollave të mesme dhe lënda e folklorit muzikor për të cilat ai hartoi tekstet përkatëse. Në këtë lëndë, ai ka dhënë mësim dhe në Institutin e Lartë të Arteve për 10 vjet me radhë, duke përgatitur dhe laboratorë përkatës tepër të pasur me instrumente të larmishme.
Më të lexuarat


Instituti i Arkeologjisë prezanton projektin “Storie Nostrum në Shqipëri”, i sjell publikut antikitetin me imagjinatën e një gjuhë të re

Kisha e Shën Marisë në Niçë, një ndërhyrje për ta shpëtuar

Projekti i inventarizimit të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, një regjistër i plotë kombëtar deri në fund të 2025

Viti 2021, 512 shfaqje dhe premiera në institucione ndjekur nga 38.091 spektatorë

“Legjenda e vendit t'shenjtë” shfaqet për herë të parë në Tiranë, historia dhe trashëgimia në film

Agim Janina: Vlerësimi i artistëve nuk bëhet me postime të ministres së Kulturës në rrjetet sociale, vepra të shumta dergjen shtëpive apo magazinave në rrezik zhdukjeje

Pavijoni i Lashtësisë, nga më të pasurit në MHK

Teatri Kombëtar mbyll sezonin artistik shtator 2021- qershor 2022, katër vepra të huaja dhe asnjë shqiptare në skenën teatrore

Korriku, muaji i kinematografisë me rastin e 70-vjetorit të ish- Kinostudios

Inva Mula sjell festivalin muzikor “MIK”, koncertet me artistë shqiptarë dhe të huaj
