BREAKING NEWS

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen reagimi i papritur i kryeministrit Rama: Mos hapni llafe kot. Ja cilin qytet kam zgjedhur

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen
x

Kultura

Koncerti i Ansamblit Popullor, artistët: Në kushtet e pandemisë kemi gjetur mënyra të jemi pranë publikut

Koncerti i Ansamblit Popullor, artistët: Në kushtet e pandemisë

Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve me të gjithë trupat e tij artistike erdhi për artdashësit në një program këngësh, vallesh dhe instrumentalesh nga më përfaqësueset të repertorit të muzikës popullore. Koncerti u prezantua në faqen zyrtare Teatrit të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor në YouTube dhe Live Stream në Facebook. Koncerti u prezantua online në një prej mbrëmjeve të këtyre ditëve dhe institucioni shprehet se në kantierin e operës, i cili po bëhet gati për t'ju rikthyer publikut, laboratori i produksionit prezantoi online një shfaqje 100 për qind shqiptare. “Në këto kohë të vështira pandemie, muzika është ilaçi më i mirë për të larguar mërzinë dhe stresin. Nga veriu në jug e në Shqipërinë e Mesme, programi i sotëm i Ansamblit Popullor të Këngëve e Valleve do të na bëjë të harrojmë, këndojmë e kërcejmë së bashku!”, shkruante institucioni për këtë koncert. Një program i pasur artistik, që u ndoq online dhe koncerti erdhi në vijim të sezonit artistik “Opera me pizhama”, që prej disa javësh ka nisur nga TOB. Drejtori artistik i ansamblit Gerti Druga shprehet se ishte një program i menduar për këtë kohë pandemie, që u përgatit nga artistët që zhvilluan prova në studiot e institucionit. “Një program me artistët, që është përgatitur në studiot e Teatrit të Operës dhe Baletit. Ne kemi punuar për këtë program që të jetë një shfaqje, që prezantohet online. I gjithë koncerti është konceptuar në bazë të situatës, që ne jemi. Por alternohen një shfaqje është që ne e kemi dhënë më parë dhe jepet online dhe një koncept tjetër është ai që ne kemi quajtur dy pjesët e sezonit të “Operës me pizhame” nga shtëpia, dhe kësaj radhe u bë nga studiot e TOB. Programi është gjithëpërfshirës, janë disa valle e këngë, si dhe pjesë orkestrale. Program që mos të ngatërrohej me shumë njerëz të mbledhur”, tregon Gerti Druga, drejtor artistik i Ansamblit Popullor.

Program në kushtet e pandemisë

Gjatë kësaj kohe artistët herë pas here janë prezantuar me materiale të ndryshme para publikut, ku dhe artistët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore kanë marrë vlerësime për atë që kanë interpretuar. I tillë ishte dhe koncerti më i fundit i mbrëmjes së datës 30 korrik, ku koreografi i njohur popullor Genc Kastrati shprehet se artistët po mundohen që të jenë sa më pranë publikut edhe gjatë kësaj kohe. “Në kushtet e reja të pandemisë botërore të gjithë artistët kanë gjetur mënyra për ti qëndruar pranë publikut. Edhe ne po mundohemi të organizojmë shfaqjet në këtë formë, që të jemi sa më të aksesueshëm nga publiku, që momentalisht nuk mund të mbushi sallat e koncerteve. Gjithashtu kjo shfaqje u ndoq online edhe nga shumë të huaj”, tregon koreografia i njohur Genc Kastrati. Performanca e shpirtit nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore ishte me artistët e orkestrës, trupën e valleve dhe këngëtarët Iris Bega e Aranit Hoxha. Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore (AKVP) ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh. Folklori shqiptar shquhet për origjinalitetin, lashtësinë dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike. Zonat e shumta etnografike kanë veçantitë e veta në këngët, vallet, kostumet, ritet e zakonet.