Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Koncerti i muzikës moderne bën bashkë 6 kompozitorë me veprat e tyre premierë

Postuar: 13/06/2019 - 07:36

Koncerti i Muzikës Moderne solli në skenën e arteve veprat muzikore të gjashtë autorëve. Pjesa më e madhe e veprave ishte premierë, por dhe të shkruara ndër vite u luajtën në skenën e Universitetit të Arteve nga 14 instrumentistë. Koncerti bëri bashkë krijues të muzikës, që këtë herë prezantuan veprat e tyre të muzikës moderne. Një koncert që ka shumë rëndësi kur dihen dhe problemet që po kalojnë autorët shqiptarë për krijimtarinë muzikore në vendin tonë. Në koncert u luajtën veprat e autorëve Ajet Çekiçi, Alban Dhamo, Enis Mullaj, Eriona Rushiti, Hamit Skilja dhe Kris Sopiqoti. Kompozitorja e njohur njëkohësisht dhe pedagoge e Fakultetit të Muzikës Eriona Rushiti shprehet se ky është një koncert, që ka nisur të zhvillohet prej disa vitesh. Koncerti i Muzikës Moderne sipas saj erdhi si një iniciativë e vetë autorëve. “Muzikë moderne është ajo kontemporane, muzikë e ditëve tona. Në këtë koncert janë dhe kompozitorë që janë të rinj. Ky është një koncert, që zhvillohet vit për vit nga vetë ne si autorë, pa ndihmën e asnjë institucioni dhe paguajmë vetë dhe instrumentistët. Pra është një iniciativë e jona thjesht për të mbajtur jetën artistike gjallë, që nuk duhet të jetë kështu”, shprehet mes të tjerave kompozitorja Eriona Rushiti. Autorët e rinj që janë pjesë e koncertit me veprat e tyre sipas kompozitores dhe pedagoges së arteve Eriona Rushiti kanë dalë nga klasat e profesorëve të Fakultetit të Muzikës. “Ata autorë që janë të rinj dhe marrin pjesë me veprat e tyre në këtë koncert ky është një brez, që nuk ka shumë kohë që ka mbaruar shkollën dhe ka kanë dalë nga klasat e profesor Aleksandër Peçit, Nestor Kraja, etj, është brezi i klasave ku është bërë përgjithësisht kompozicioni, ku ndryshoi dhënia e mësimit dhe u shndërrua kjo në klasa atelie dhe kjo është e reja. Njëri ka kuartet, një ka trio, unë kam solo piano dhe veprën time do ta luajë Milena Nikolla pianiste dhe pedagoge”, tregon kompozitorja Eriona Rushiti. Në skenë veprat u interpretuan nga artistët Fatjon Memaj, Era Canaj, Alessia Sadiku, Blerina Durmishaj, Igert Zeqiri, Gysi Teqja, Marsiona Bardhi, Fatos Bardulla, Blerina Foto, Ilir Kodhima, Milena Nikolla, Rubina Repa, Emi Murxhini dhe Enio Belegu.

Krijimtaria muzikore dhe autorët

Një mbrëmje koncertore që bëri bashkë disa autorë me veprat e tyre muzikore, dhe me krijimtarinë e tyre u bënë pjesë e jetës artistike në Tiranë. Por për krijuesit vështirësitë nuk mungojnë për zhvillimin e këtyre koncerteve. Kompozitorja Eriona Rushiti shprehet se duhet të ketë një mbështetje më të mëdha për autorët shqiptarë, por deri tani edhe pse është folur shumë ndihma e duhur ka munguar. “Mendoj që krijuesit e muzikës duhet të kenë një mbështetje, por deri tani ka munguar për krijimtarinë muzikore edhe pse është folur shumë nga autorët e muzikës. Ne e bëjmë çdo gjë vetë, paguajmë vetë instrumentistët, dhe janë përgjithësisht vepra premiera, por dikush mund të ketë dhe një vepër që është luajtur vite më parë, por që ne e kemi pjesë të koncertit tonë”, pohon Rushiti në reagimin e saj. Për krijuesit krijimtaria muzikore në vend nuk po nxitet dhe kjo për shkak të fondeve që mungojnë. Por dhe Ministria e Kulturës sipas kompozitores Eriona Rushiti këtë vit miratoi pak projekte në fushën e muzikës. “Nuk po nxitet fare krijimtaria vetëm për shkak të mungesës së fondeve dhe me sa di këtë vit shumë pak projekte të muzikës janë miratuar nga Ministria e Kulturës dhe kjo bën që të kemi problem, ndaj dhe ne kemi marr vetë këtë iniciativë, sepse kurrë nuk financohet dhe i bie që të vdesë. Në këto kushte ne vetë si autorë e marrim iniciativën dhe zhvillojmë këtë koncert”, tregon ajo. Për pedagogen e arteve Eriona Rushiti ka dhe autorë  që kanë vepra dhe nuk kanë dot mundësi që ato të luhen në skena. “Unë vetë si autore e kam më të lehtë për paguar një instrumentiste se sa të kem një orkestër, por që të bësh një vepër për orkestër harqesh është e pamundur. Shumë nga këta autorë kanë vepra, por nuk kanë mundësi për ti luajtur në skena”, shprehet kompozitorja e njohur Eriona Rushiti.  

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2019 - 07:40

Sezoni artistik në teatrin “Aleksandër Moisu” në Durrës nis me një nga kryeveprat e komedisë ruse, “Revizori” nga shkrimtari i madh rus Nikolai Gogol.

Postuar: 18/09/2019 - 07:40

Sezoni artistik në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës nis me një nga kryeveprat e

Postuar: 18/09/2019 - 07:38

Institucionet nuk tregojnë interes për veprat e artistëve të njohur shqiptarë, por kjo situatë si

Postuar: 17/09/2019 - 07:36

Teatri i Operës dhe Baletit e çel sezonin artistik në sheshin “Skënderbej”.

Postuar: 17/09/2019 - 07:35

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” çel sezonin artistik me shfaqjen te

Postuar: 17/09/2019 - 07:33

Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina është përcjellë me inte

Postuar: 17/09/2019 - 07:32

Filmat shqiptarë për restaurimin e tyre kërkojnë një projekt dhe fond të veçantë nga shteti.