BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Koncerti “Il mondo della luna”, te “arTurbina” me vepra muzikore premierë nga Mozart dhe Purcell

Koncerti “Il mondo della luna”, te “arTurbina” me vepra

Festivali “Fabrika e pejzazheve muzikore” po vijon me koncertet e tij në skena. Mbrëmjen e  sotme te “arTurbina” do të vijë një koncert me vepra muzikore premierë nga dy autorë të njohur. “Il mondo della luna” vjen me vepra muzikore premierë nga Henry Purcell dhe Wolfang Mozart. Një orë me muzikë klasike me interpretimin nga orkestra “Gjenerata e re”, dirigjent Giovanni Pompeo dhe soliste Abigeila Voshtina. Ideatore e festivalit dhe soliste Abigeila Voshtina tregon se Henry Purcell kompozitor londinez, ka qenë i pari që ka shkruar muzikë për teatër, dhe Mozart në koncert vjen me dy nga kompozimet e tij, koncertin për violinë dhe orkestër kv 207 dhe simfonia 29. “Përveç që është premierë dhe nuk është luajtur asnjëherë është fakti, që muzika baroke dhe fillimi i klasicizmit në Shqipëri njihet pak si shkollë edhe si stil. Kështu që është një muzikë, që arrin shumë kollaj tek njeriu, sepse janë si ariet muzikore nga Mozart që ka shkruar për opera, dhe gjithashtu dhe muzika e suitës e Henry Purcell është e ndërtuar mbi një plan teatri. Ka qenë i pari kompozitor që ka shkruar muzikë për teatër dhe ka bashkëpunuar dhe me Shekspirin. Tema e suitës njihet sepse është përdorur. Sa i përket Mozartit publiku do të ndjenjë stilin italian dhe fillimin e hapjes pak të Mozartit drejt klasicizmit, epokës romantike”, tregon solistja Voshtina, për koncertin që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme. Edhe kjo mbrëmje e këtij koncerti sjell orkestrën “Gjenerata e re”, e cila është e përbërë nga disa instrumentistë. Solistja Abigeila Voshtina tregon se janë artistë nga orkestra të ndryshme, por edhe të rinj të talentuar. “Janë artistë, të cilët pjesërisht kanë eksperienca për orkestra të ndryshme dhe janë pjesëtarë ose artistë të Orkestrës së Teatrit të Operës dhe Baletit ose të Orkestrës së RTSH, dhe një pjesë janë studentë të rinj të talentuar”, shprehet ajo mes të tjerave.

Festivali në vitin e dytë

Ky është viti i dytë, që zhvillohet festivali “Fabrika e pejzazheve muzikore”. Ideatore dhe soliste Abigeila Voshtina tregon se koncerti i parë i festivalit të këtij viti ka qenë në muajin shkurt. “Është bërë konkurs me operën “Turandot” dhe kanë qenë tre drejtorë të teatrosh ku është përzgjedhur kasti final, që do të këndonte në të gjithë këto teatro. Koncerti i dytë ishte me veprën muzikore të Dmitri Shostakovich dhe mbrëmjen e të dielës është koncerti i tretë te “arTurbina””, shprehet mes të tjerave ideatorja e festivali Abigeila Voshtina. Por sipas saj pas këtij koncerti do të vijojnë dhe të tjerë për publikun. “Pas këtij koncerti ne do të kemi një tjetër koncert, kemi një duo spanjolle. Vjen një djalë  violonçelist, që ka fituar çmimin e parë të interpretuesve të rinj spanjollë me një pianist profesor në Konservator po spanjoll”, tregon më tej Abigeila Voshtina. Ky festival po zhvillohet për herë të dytë, por vjet ka qenë një koncert që u bë në qytetin e Vlorës me pjesë nga Aulon Naçi dhe një koncert i cili është bërë vetëm me pjesë spanjolle. U bënë dy koncerte me orkestër dhe më pas ka pasur dhe dy koncerte të tjera më të vogla, që kanë qenë me muzikë dhome. Sipas organizatorëve, e rëndësishme në këtë format koncertesh është bashkëpunimi i artistëve shqiptarë brenda vendit  me artistë të huaj dhe artistë shqiptarë të cilët jetojnë dhe interpretojnë nëpër skenat botërore. Kjo ndërthurje artistësh sjell shkëmbime eksperiencash dhe kulturash, e cila finalizohet me koncerte profesionale./Julia Vrapi