
“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

Koncerti “Karajfilat që ka Shkodra”, në shkollën “Prenkë Jakova”

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Nëntor 2022

Në sallën e koncerteve të shkollës “Prenkë Jakova” u zhvillua koncert-performancë me rastin e festave të nëntorit me titull “Karajfilat që ka Shkodra”. Tradita 40 vjeçare vazhdon dhe në këtë grup sot këndojnë instrumentistë dhe këngëtarë, të cilët kanë përfunduar shkollën “Prenkë Jakova”. Në 60 vite në shkollën “Prenkë Jakova” simbol i muzikës e artit kanë përfunduar studimet mijëra artistë dhe muzikantë. Studiuesi Qamil Gjyrezi foli për aktivitetin e grupit “Karajfilat që ka Shkodra”. Në këtë koncert më 24 nëntor u kënduan këngët “Karajfilat që ka Shkodra”, “U thafsha si thahet fiku”, “S’ka ma të bukur se pranvera”. Në koncert kënduan pjesëtarët e grupit prof. Agron Grami dhe Fatjon Tanazi, Ruzhdi Cekaj këngëtari më i vjetër i grupit dhe këngëtari më i ri Ajdis Hasani. Grupi u shoqërua nga saksofonisti Indrit Kodraliu, klarinetisti Agron Rexha dhe fizarmonicisti Erald Rragami. Në koncert luajtën një këngë të përpunuar shkodrane Merald Stalbi në piano dhe në trombë Qamil Gjyrezi. Në këtë koncert luajtën edhe nxënës të shkollës “Prenkë Jakova” këngën arbëreshe “Moj e bukura More”, Qamil Gjyrezi trombë, Jozefina Lekaj piano, Luciana Preci kitarë. Në përfundim të koncertit një ansambël muzikor luajti këngën “Çile zemrën plot kujtime” orkestrale e përpunuar, Qamil Gjyrezi trombë, Briken Cara trombë, Erald Rragami fizarmonikë, Anton Guri trombon, Jozefina Lekaj piano, Luciana Preci kitarë. Moderatore e aktivitetit ishte Laura Pjetri. Në këtë aktivitet luajti një pjesë për fizarmonikë nxënësi Visar Alija. Grupi “Karajfilat që ka Shkodra” ka dhënë shfaqjen e parë në vitin 1983. Qëllimi i krijimit të këtij grupi ishte ruajtja e traditës muzikore të qytetit të Shkodrës. Një rol të rëndësishëm ka luajtur për promovimin e këtij grupi ish-drejtuesi i kulturës dhe dashamirës i artistëve Agim Kodraliu. Sot grupi është rikrijuar me instrumentistë dhe profesorë të shkollës “Prenkë Jakova” dhe zhvillon aktivitet për ruajtjen e traditës së Shkodrës.
Më të lexuarat


Ministria e Kulturës hap thirrjen për projektet, në 2023 do të mbështeten festivale, projekte artistike dhe ato që promovojnë trashëgiminë, si dhe industria kreative

“Fondi i Artizanëve” për promovimin, ruajtjen dhe përcjelljen e artizanatit

Alda Bardhyli: Një vëmendje të veçantë u kemi kushtuar dhe autorëve shqiptarë, duke bërë që ata të jenë më të pranishëm në diskursin publik

Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore, një konferencë shkencore

Teatri Eksperimental hap thirrjen për projektet artistike, prioritet në 2023 dramaturgjia shqiptare bashkëkohore, europiane e më gjerë

Drejtori i galerisë “Visconti Fine Art” në Slloveni Lazo Vujiç Lazar: Jemi drejt një bashkëpunimi konkret për promovimin e artistëve të dy vendeve me GAT

Margariti: “Fondi i Teatrit për të Rinj” si mbështetje jo vetëm e brezit të ri të artistëve

Vasil Tole: 70-vjetori i themelimit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit një mundësi për të vlerësuar e nderuar të gjithë artistët themelues, ata të djeshëm e të sotëm

Atelierët e edukimit për fotoreportazhin në muzeun “Marubi”

Buron Kaceli: Nuk është e lehtë për artistët të hapin ekspozita, në “Plein Air” ka ardhur duke u rritur niveli artistik nga vit në vit
