
Sa do të kapërcejnë temperaturat? Njihuni me parashikimin e motit për datën 6 korrik 2022

Priten valë arrestimesh? Kryemadhi plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron politikanët: Ja lista e ministrave që përfundojnë në burg

Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje të reja: Ja ku qëndron problemi! Kikia: Totalisht e pafalshme për drejtësinë, skema më e madhe pas firmave piramidale

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe nxjerr aferën me firmën e Edi Ramës: Arben Ahmetaj...

“Ishte 82 vjeç, kryeministri sapo kishte mbaruar si student”, Kryehetuesi i komunizmit zbulon pse kërkohej arrestimi i gjyshit të Edi Ramës

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi paralajmëron: Kam filmime dhe gjëra të tjera që nuk i kam publikuar ende, institucionet nuk më kthejnë përgjigje edhe pse...

Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i bën thirrje qeverisë: Kjo vjen si rrjedhojë e...

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja e Ilir Metës

Koncerti kushtuar pianistes së parë shqiptare Lola Gjoka bën bashkë artistët

Shkruar nga Julia Vrapi 25 Maj 2022

Pianistja e parë shqiptare Lola Gjoka është një nga figurat shumëdimensionale në historinë e artit tonë muzikor shqiptar. Një ditë më parë, artistët u bënë bashkë në koncertin kushtuar pianistes. Këngë të mbledhura dhe të përpunuara prej saj, të përfshira në dy CD erdhën për një publik të zgjedhur, në sallën “Tefta Tashko Koço” në Ministrinë e Kulturës. Aktiviteti bëhet i mundur nën kujdesin e z. Përparim Kalo. Këngët në këtë koncert u interpretuan nga sopranot Mariana Leka, Feride Gillesberg, Erinda Agolli, pjesëmarrës edhe artistët Gerald Murrja, Antonio Zefi, si dhe pianistja Rudina Ciko. Tenori danez Stig Fogh Andersen ka ndihmuar projektin e regjistrimit të albumit muzikor. Koncerti u zhvillua nën drejtimin artistik të mjeshtrit Zhani Ciko. E pranishme ishte edhe ministrja e Kulturës Elva Margariti, që shprehet se kënduar nga breza të ndryshëm artistësh, këngët erdhën si një mesazh i përcjelljes së stafetës nga pedagogu te studentët. “Përmes zërave dhe interpretimit të bukur të sopranos Marjana Leka, tenorit Gerald Murrja dhe baritonit Antonio Zefi, shoqëruar në piano nga prof. Rudina Ciko dhe drejtimin e maestro Zhani Cikos, nderuam sot figurën e pianistes së parë shqiptare, Lola Gjoka. Ky aktivitet i sotëm është pjesë e homazhit që Ministria e Kulturës dhe bashkëpunëtorët tanë i bëjnë një brezi artistesh “të para”, që guxuan t’i dedikoheshin artit në kohëra të pazakonta”, shprehet ministrja e Kulturës. Margariti vijon se disa muaj më parë u kontribuua në botimin e librit të aktores Tinka Kurti, ndër të parat aktore shqiptare; këtë vit u çua në Bienalen e Venecias e para grua shqiptare me një ekspozitë vetjake, Lumturi Blloshmi, ndërsa në datën 2 qershor do të përkujtohet regjisorja shqiptare Drita Agollin. “Çdonjëra prej tyre ka vendosur një gur themeli në artin shqiptar”, thotë Margariti.
Një figurë e rëndësishme në historinë e artit
Pianistja Lola Gjoka ka luajtur një rol të rëndësishëm në konsolidimin e institucioneve të para artistike, duke punuar me përkushtim paralelisht edhe në formimin e artistëve të rinj. Ka dhënë ndihmesë të vyer edhe në përkthimin e dy operave të para, “Rusalka” dhe “Ivani Susanjin”. Pasuria dhe dashuria për muzikën vokale e në veçanti për këngën popullore, ka ushqyer gjithmonë shpirtin e saj krijues. Me elegancën dhe temperamentin që e karakterizonte, ajo krijoi dhe interpretoi Suitën për piano e orkestër harqesh për “Koncertet e majit” 1978. Thesari më i çmuar që na ka lënë është libri “50 këngë të përpunuara”, botuar pas vdekjes. Në aktivitetin e saj Lola Gjoka u vlerësua me çmimin “Artiste e Merituar” për merita si artiste e veprimtare artistike më 1966 dhe titullin “Artiste e Popullit” në vitin 1978, për veprimtari të shquara si pedagoge pianiste dhe përpunuese e këngës popullore. Lola Gjoka u lind më 22 maj të vitit 1910, në Sevastopol të Rusisë në një familje emigrantësh shqiptarë me origjinë nga Korça. U nda nga jeta më 6 tetor të vitit 1985 në Tiranë.
Më të lexuarat


Instituti i Arkeologjisë prezanton projektin “Storie Nostrum në Shqipëri”, i sjell publikut antikitetin me imagjinatën e një gjuhë të re

Kisha e Shën Marisë në Niçë, një ndërhyrje për ta shpëtuar

Projekti i inventarizimit të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, një regjistër i plotë kombëtar deri në fund të 2025

Viti 2021, 512 shfaqje dhe premiera në institucione ndjekur nga 38.091 spektatorë

“Legjenda e vendit t'shenjtë” shfaqet për herë të parë në Tiranë, historia dhe trashëgimia në film

Agim Janina: Vlerësimi i artistëve nuk bëhet me postime të ministres së Kulturës në rrjetet sociale, vepra të shumta dergjen shtëpive apo magazinave në rrezik zhdukjeje

Pavijoni i Lashtësisë, nga më të pasurit në MHK

Teatri Kombëtar mbyll sezonin artistik shtator 2021- qershor 2022, katër vepra të huaja dhe asnjë shqiptare në skenën teatrore

Korriku, muaji i kinematografisë me rastin e 70-vjetorit të ish- Kinostudios

Inva Mula sjell festivalin muzikor “MIK”, koncertet me artistë shqiptarë dhe të huaj
