BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Koncerti “Music for Albania”, në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti

Koncerti “Music for Albania”, në ndihmë të familjeve

“Music for Albania” titullohet koncerti i veçantë, që do të mbahet në Sydney të Australisë. Mbrëmjen e së hënës në skenën australiane, ky koncert ka si synim mbledhjen e fondeve për t’i qëndruar sa më pranë familjeve, që humbën të afërmit e tyre dhe gjithashtu të gjithë atyre, që u prekën nga tërmeti. Artisti shqiptar Ilir Kodhima shprehet se dhe pse në një periudhë aspak përshtatshme, ku Sydney-n e ka pushtuar tymi i ardhur prej zjarreve, artistët vendas janë munduar të qëndrojnë sa më afër popullit shqiptar, duke u dedikuar atyre një koncert. “Ky koncert organizohet nga kompania muzikore “Hammerings Records”, me drejtues kompozitorin Alan Holley. Kujtojmë që “Hammerings Records” ka qenë i pranishëm dhe mbështetës në “International Albanian Brass Festival”, duke mbështetur artistë të huaj për të mbajtur koncerte dhe mësime falas në Shqipëri, gjithashtu duke mbështetur kompozitorët vendas në krijimtarinë e tyre, apo duke promovuar muzikën Shqiptare në dhjetëra koncerte në Australi”, pohon artisti Kodhima. Në këtë mbrëmje do të luhen vepra nga kompozitorë shqiptarë, australian apo edhe ndërkombëtarë si Enis Mullaj, Ergis Spahiu, Kris Sopiqoti, Wolfgag A. Mozart, Robert Schumann, Andrian Pertout dhe Alan Holley. Artistët pjesëmarrës në këtë koncert do të jenë Diane Berger- solo flautist pikoliste pranë “Opera Australia Orchestra” për më shumë se 30 vjet, Richard Rourke- klarinetist pranë “Opera Australia Orchestra” dhe gjithashtu solist mjaft aktiv në skenat e Sydney-it. Greg van der Strulk- solo trombon pranë “Opera Australia Orchestra”, ai konsiderohet një legjendë duke luajtur më shumë se 50 vepra premierë, Sumiko Yamamura- pianiste e njohur për aftësinë e saj si bashkëpunuese më shumë artistë solistë dhe gjithashtu njohëse shumë e mirë e periudhave të ndryshme muzikore. Ian Sykes - solist dhe krijues dhe performues i “Sirius Chamber Ensemble” Harrie Chanon- artiste free lance, e cila si pjesë të mbrojtjes së doktoraturës, po performon në shumë koncerte në Sydney dhe Melburne. Sipas artistit shqiptar Ilir Kodhima, komuniteti shqiptar në Australi është me rëndësi në këtë koncert. “Urojmë që komuniteti shqiptar në Sydney edhe pse i paktë në numër, të jetë një faktor i rëndësishëm në këtë koncert”, shprehet artisti Kodhima.