BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Kultura

Koncerti në TKOB, Tedi Papavrami: Pjesë shqiptare zgjodha “Balladën” e Pjetër Gacit, sepse më lidh në mënyrë të veçantë me Shqipërinë, kisha 40 vite pa e luajtur

Koncerti në TKOB, Tedi Papavrami: Pjesë shqiptare zgjodha

Një program muzikor ndërthurur mes disa sonatave të kompozitorëve botërorë si Beethoven, Brahms, etj, por dhe pjesë të një repertori shqiptar si “Ballada” e kompozitorit Pjetër Gaci ishin në koncertin e violinistit të njohur Tedi Papavrami. Java Kulturore Kombëtare riktheu në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit violinistin e njohur, që u shoqërua në këtë koncert edhe nga artisti Philippe Bianconi, me të cilin ndan skenën prej 30 vitesh. Pak orë përpara koncertit violinisti Papavrami tha se kishte zgjedhur pjesën shqiptare “Ballada” të Pjetër Gacit, pasi e lidhte edhe me fëmijërinë e tij. “Pjesën e parë të këtij programi, që pas Bethovenit paraqitet me pjesën e Brahms. Ndërsa sa i përket pjesës shqiptare zgjodha “Balladën” e Pjetër Gaci, sepse është një pjesë që më lidh në mënyrë shumë të veçantë me Shqipërinë dhe me fëmijërinë time. Kisha 40 vite pa e luajtur por si çdo gjë e fëmijërisë që mbetet e stamporusr nuk pata nevojë as të shoh partiturën”, tha violinisti ndër të tjera. Ndërsa pianisti Philippe Bianconi tha se vinte në skenën shqiptare për herë të parë. Artisti Bianconi u shpreh se ishte një mundësi e shkëlqyer që do të ishte në këtë koncert. “Jam shumë i lumtur që jam këtu në Shqipëri pra në Tiranë. Kam performuar në shumë skena europiane, por në Shqipëri nuk kam qenë më parë. Është sigurisht kënaqësi e dyfishtë që jam pranë Tedit, pasi prej një kohe të gjatë kemi qenë bashkë në shumë skena, kemi luajtur muzikë së bashku, por këtë herë është ndryshe. Jemi në vendin ku ai ka lindur, ka kaluar fëmijërinë dhe për mua është një mundësi e shkëlqyer, që jam këtu”, tha ai gjatë konferencës për koncertin më herët.

Koncerti për festimet

Java Kulturore Kombëtare do të ketë dhe të tjera aktivitete artistike dhe kulturore. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se është gjithnjë kënaqësi, që të kemi mes tonë violinistin Tedi Papavrami. “Nuk do të doja të bija në klishe, duke e quajtur si një nga ambasadorët tanë më të mirë në botë, por e vërteta është që, pavarësisht gjenisë së tij si instrumentist, pavarësisht karrierës së tij, është kthyer në Tiranë sa herë ka qenë i ftuar. Unë e di që Tedi nuk i ka fort qejf lëvdatat dhe madje në rastin e tij do të ishin të tepërta, por jemi me të vërtetë të lumtur që na u bashkua në festimet e 110-vjetorin e Pavarësisë jo thjesht për të kremtuar, por si një nga pjesët më të mira të shqiptarisë, për të cilin ne krenohemi”, shprehet Margariti, ku shpreh dhe mirënjohje për pianistin Philippe Bianconi. Tedi Papavrami studioi violinë me të atin, profesorin e njohur Robert Papavrami, i cili ka ndikuar mjaft në të ardhmen e tij artistike. Në moshën 8- vjeçare, interpreton “Arie Bohemienne” të Sarasate me orkestrën Filarmonike të Tiranës dhe tre vjet më vonë Koncertin e parë për violinë të Paganinit.