BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Kultura

Koncerti "Opera në Jeans" nga TOB, një miksim i muzikës operistike, këngës dhe orkestraleve

Koncerti "Opera në Jeans" nga TOB, një miksim i muzikës

Koncerti "Opera në Jeans" erdhi për artdashësit, si një gërshetim zhanresh muzikore. Një koncert që bëri bashkë artistë të ndryshëm dhe që Teatri i Operës dhe Baletit e solli në programin artistik online. "Opera në Jeans” solli një miksim të muzikës operistike, këngës dhe orkestraleve bashkëkohore. Mezosoprano Vikena Kamenica, shoqëruar nga orkestra e Teatrit të Operës dhe Baletit, si dhe të tjerë artistë janë pjesë e këtij koncerti, që u dirigjua nga Ricardo Casero. I prezantuar në 2017, koncerti u risoll nga Teatri i Operës dhe Baletit në programin online, ku “Opera në Jeans” ishte i pari në sezonin “Opera Open Air”. Në skenën e tij ndër të tjerë artistë përmendim Niko Kondakçi, Albana Leka si dhe Xhino Daja me programim e bukur të muzikës së mrekullueshme rock, latin, jazz dhe moderne. Koncerti u shfaq dy mbrëmje me radhë, të martën dhe të mërkurën LIVE në kanalin zyrtar në YouTube të Teatrit të Operës dhe Baletit dhe livestream në profilin e teatrit në Facebook. Koncerti “Opera në Jeans” është me ide e regji të drejtoreshës së përgjithshme të Teatrit të Operës dhe Baletit Zana Çela, i cili kur u shfaq për herë të parë për publikun pati suksesin e tij. TOB e risolli sërish këtë koncert, dhe drejtoresha Çela shprehet se “Opera në Jeans” është një zhanër, që i përket të gjithëve. “Gjatë udhëtimit të tij, produksioni “Opera në Jeans” mbushi sheshet e qyteteve kryesore të vendit, duke “zhveshur” çdo gjykim a paragjykim që e lidh TKOB-në vetëm me kostumin, papionin dhe fustanet e hijshme të zonjave. “Opera në Jeans”, ky zhanër populist, i përket të gjithëve, sepse shijimi i muzikës nuk njeh moshë, stil a formim. Ajo (muzika) vjen dhe zapton çdo zemër pa u ndjerë, pa e prekur e pa e parë”, thotë drejtoresha e Zana Çela për këtë koncert.

“Opera Open Air”, si një risi

“Opera Open Air” është një risi për skenën operistike shqiptare, realizuar për herë të parë në Teatrin e Operës dhe Baletit. Me një repertor të jashtëzakonshëm, i cili shkon përtej traditës së shfaqjeve të operës, programi i "Opera në Jenas" kur u prezantua në 2017 u pohua se është zgjedhja më e mirë artistike e momentit. Ky ishte njoftimi që bënte para zhvillimit të koncertit në sheshin “Skënderbej” vetë teatri. Programi “Opera në Jeans” nis me Fandango nga Vives, që ekzekutohet nga Orkestra Simfonike e TOB. Vijon me Yanni - For all seasons, ku veç orkestrës në skenë është dhe Rock Band me soliste Albana Leka, në violinë. Over the rain Bow është me interpretim nga Vikena Kamenica. Pharrell- Happy, ekzekuton orkestra dhe me orkestrim nga Gerti Druga. Fever është një orkestrim nga Rober Radoja dhe interpretim nga Vikena Kamenica. The corrs - Toss the feathers interpretohet nga Rock Band, për të vijuar me pjesë të tjera në program, ku nuk mungon në koncert dhe kolazh arbëresh me zërin e mezosopranos Vikena Kamenica. Institucioni shprehet se krijimi i “Opera Open Air” synoi ti bashkëngjitet trendeve të sezoneve të teatrove operistike në botë, të cilët kanë një traditë tashmë të realizimit të shfaqjeve në sheshe të hapura. “TKOBAP rriti kështu audiencën e çdo lloj moshe dhe u afrua më pranë publikut, aty ku ai ndodhej”, pohon institucioni. Në materialin e institucionit thuhet se nga 8 deri në 88 vjeç, të gjithë mund të ndjekin “Opera Open Air”, kolanën e shfaqjeve që zbriti operën në sheshet e Shqipërisë dhe afroi publikun me të.