
Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Koncerti premierë "Strauss & Tchaikovsky: Përtej kufijve të shpirtit njerëzor” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit

Shkruar nga Julia Vrapi 26 Shtator 2023

Muzika e kompozitorëve Strauss dhe Çajkovksi do të vijë përmes një koncerti simfonik. "Strauss & Tchaikovsky: Përtej kufijve të shpirtit njerëzor” titullohet koncerti premierë, që do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Orkestra Simfonike e TKOB-së, nën dirigjimin e maestros, Jacopo Sipari di Pesscaseroli, dhe në bashkëpunim me Konservatorin "Umberto Giordano”, të Foggia-s e “Giuseppe Martucci”, të Salerno-s, sjell suitën më të bukur orkestrale të kompozitorit gjerman, Richard Strauss, "Der Bürger als Edelmann", dhe Simfoninë nr. 5 të kompozitorit, P. I. Tchaikovsky. Koncerti që do të jetë premierë mbrëmjen e datës 3 tetor në TKOB, sipas institucionit është dhe në kuadër të aktiviteteve të Javës së Kulturore Gjermane që do të jetë në vendin tonë. “Koncerti simfonik premierë "Strauss & Tchaikovsky: Përtej kufijve të shpirtit njerëzor", vjen më 3 tetor, ora 20:00, në kuadër të Javës Kulturore Gjermane, organizuar nga Ministria e Kulturës, për të gjithë adhuruesit e muzikës gjermane”, thuhet nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ndër të tjera. Java e Kulturës Gjermane do të sjell aktivitete të ndryshme, por ndërkohë që është dhe “Tetori Gjerman”. Që nga viti 2007 në Shqipëri zhvillohen çdo vit javët e kulturës gjermano-shqiptare me emrin "Tetori Gjerman". Edhe këtë vit “Tetori Gjerman” do të jetë me veprimtari të ndryshme. Koncerti që do të zhvillohet në një nga mbrëmjet e para të muajit tetor vjen në vijim dhe të tjerë koncerteve, që janë zhvilluar gjatë sezonit artistik më parë. Orkestra Simfonike e TKOB ka dhënë dhe vijon të japë një kontribut të çmuar në ekzekutimin e veprave të kompozitorëve shqiptar dhe atyre botërorë.
Strauss dhe Çajkovski
Në historinë e muzikës botërore, Richard Strauss mbeti një kompozitor i shkëlqyer, dirigjent virtuoz, autor i operave dhe poezive simfonike. Në kujtim të tij u organizua dhe Festivali i Muzikës Klasike “Richard Strauss”. Kompozitori gjerman Richard Georg Strauss u lind më 11 qershor 1864 në München, dhe jetoi deri më 8 shtator 1949 Garmisch-Partenkirchen. I konsideruar si një kompozitor kryesor i epokave të fundit romantike dhe të hershme moderne, ai është përshkruar si pasardhës i Richard Wagner dhe Franz Liszt. P. I. Tchaikovsky ( 7 maj 1840 -6 nëntor 1893), ishte një kompozitor i madh rus i erës romantike si edhe dirigjent dhe pedagog. Muzika e tij njihet dhe pëlqehet edhe për harmoninë e pasur dhe meloditë energjike. Veprat e tij kanë një frymëzim më perëndimor se bashkëkohësit e tij, ato mishërojnë elemente ndërkombëtare të gërshetuara me meloditë popullore kombëtare. Çajkovski jetoi dhe krijoi në të njëjtën periudhë kur jetuan dhe krijuan veprat e tyre "Grupi i të pestëve", por orientimi ideo-estetik i këtij kompozitori dallohet nga programi ideor i "Grupit të fuqishëm". Çajkovski u mbështet krijimtarinë e tij në traditat e klasikëve dhe të romantikëve të Evropës Perëndimore e në radhë të parë të kompozitorëve gjermanë e francezë.
Më të lexuarat


Në skenën e TKOB do të ngjiten 200 artistë për operën “Carmen”, që do të vijë me regji nga Giandomenico Vaccari me një koncept të ri

Shfaqja “Vizita” pas festivalit “Moisiu” në skenën e teatrit “Migjeni”

Shqipëria me një tjetër pasuri në UNESCO, Transumanca në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale botërore

“Sallat e 83 shteteve të Europës i ka befasuar”, poeti Agim Doçi flet për humbjen e Kabashit: I pari që ka ngritur në këmbë Pallatin e Kongreseve, pas komandantit

Ekspozitë në 110-vjetorin e lindjes së nobelistit francez Albert Camus

Artistët: Galeria e jashtëzakonshme e karaktereve që Mirush Kabashi luajti me mjeshtëri do të mbetet në memorien tonë, si një kontribut i shquar për skenën dhe kinemanë shqiptare

Festivali “Hapat”, Prevazi thotë se selektohen vlerat, ndërsa të rinjtë e shohin si një mundësi për të shfaqur idetë dhe vizionet e tyre

Elton Koritari: Ekspozita “Armëpushim” dëshmi e forcës kolektive dhe e shpirtit bashkëpunues

Restaurohen tre ikonat e autorit Dicho Zografi, që kanë qenë pjesë e ikonostasit dhe interierit në kishën e Shën Kollit

Festivali teatror “Hapat” me dhjetë shfaqje në konkurrim, “Të parët dhe të fundit” dhe “Yjësit” në mbrëmjen e parë në skenë
