BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Konferenca e V Mbarëkombëtare e Arkivistikë bën bashkë ekspertët dhe studiuesit

Konferenca e V Mbarëkombëtare e Arkivistikë bën bashkë

Konferencën e V Mbarëkombëtare të Arkivistikës bëri bashkë ekspertë dhe studiues të arkivave të vendeve shqipfolëse, si dhe të arkivave të rajonit. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, në bashkëpunim me komunën e Tuzit në Mal të Zi, zhvilluan konferencën, ku si çdo vit u diskutuan për problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionit të punës së arkivave në realitetet e sotme. Hapja e konferencës u përshëndet nga drejtori i DPA-së, prof. asoc. dr Ardit Bido, kryeshefi i Agjencisë së Arkivave të Kosovës mr.sc. Bedri Zyberaj si dhe zyrtari i komunës së Tuzit, Mark Lucgjonaj. Konferenca u zhvillua në Tuz të Malit të Zi dhe dr. Ardit Bido drejtor i DPA tha mes të tjerave se arkivat e kombit tonë janë një.

“Është kënaqësi e veçantë për mua që së fundmi, Konferenca Mbarëkombëtare e Arkivistikës po zhvillohet në Tuz, po zhvillohet në malësi, sepse që kur e kemi nisur këtë konferencë të përbashkët mbarëkombëtare të arkivistikës në fakt ne kemi vendosur që kjo do të jetë konferencë e shqiptarëve ngado. Jo si pikëpamje nacionaliste po si një pikëpamje thellësisht patriotike dhe profesionale. Arkivat e kombit tonë janë një. Mund të jenë të ndara ne institucione të ndryshme, mund të jenë të ndara në shtete të ndryshme po kur vjen fjala për historinë tonë ajo histori është kombëtare”, tha Bido. Kryeshefi i Agjencisë së Arkivave të Kosovës mr.sc. Bedri Zyberaj u shpreh me falënderime për komunën e Tuzit, që me përkrahjen e me mbështetjen që iu dha dy institucioneve për të mbajt Konferencën e V në Tuz, i dha një dimension tjetër. Për zyrtarin e komunës së Tuzit, Mark Lucgjonaj është e rëndësishme që dy institucione, siç janë arkivi i Kosovës dhe i Shqipërisë të organizojnë së bashku Konferencën e V Mbarëkombëtare në malësi. “Ndihem i lumtur që kjo sallë sot mirëpret kaq shumë njerëz të letrave, të studimeve, të atyre që çdo ditë të jetës së vet ia kushtojnë kulturës, historisë, kombit, gjuhës, kujtesës, pra atdheut”, tha Lucgjonaj. Temat e diskutuara kishin të bënin specifikisht me arkivistikën, të drejtat e njeriut dhe me historinë e arkivave apo institucioneve arkivore në zonat shqipfolëse. Në fokus ishin çështjet që kanë të bëjnë me arkivat, përgjegjësinë, aksesin në të dhënat dhe mbrojtja e të dhënave personale, bashkëpunimi rajonal në fushën e arkivave dhe trashëgimisë kulturore arkivore, trafiku ilegal i trashëgimisë dokumentare, etika dhe arkivat, ndryshimet klimaterike dhe arkivat, trajnimi arkivor, etj.