Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Konferenca për leksikun, mbledh studiuesit në Prishtinë

Postuar: 10/10/2019 - 07:40

Konferenca shkencore me temën “Studime për leksikun dhe leksikografinë dialektore” mblodhi studiuesit në Prishtinë. Në këtë konferencë prezantuan punimet e tyre leksikografike emra të shquar të shkencës së albanologjisë. Qëllimi i kësaj konference, sipas organizatorëve është prezantimi i punës dhe projekteve që janë realizuar dhe që janë në realizim e sipër, njëkohësisht edhe nxjerrja në pah e studimeve dhe të arriturave të viteve të fundit nga fusha e leksikografisë. Shefi i Degës së Gjuhësisë në Institutin Albanologjik Naim Berisha tha se gjatë këtij viti janë bërë projekte të shumta gjuhësore kushtuar leksikut. “Kjo konferencë u ideua si mundësi dhe si nevojë e prezantimit të projekteve dhe të arriturave që ka shënuar kjo degë. Por, edhe si mundësi e njohjes me të arriturat e qendrave tjera shkencore gjithandej trojeve shqiptare. Dega e Gjuhësisë së Institutit Albanologjik duke pasur në përbërjen e saj sektorin e leksikut në vazhdimësi u ka kushtuar rëndësi projekteve shkencore të kësaj fushe. Është bërë një punë mjaft e rëndësishme në mbledhjen e leksikut dialektor dhe janë ndërtuar një mori fjalorësh”, tha ai. Në konferencë, studiuesi nga Shqipëria, Valter Memisha interpretoi kumtesën e Jani Thomait, të veprës leksikografike të Avdulla Zymberit, ku përmendi eufemizmat krahinore në këtë vepër si ato të gjallesave të ndryshme. “Sipas të dhënave identifikuese të të folurave në këtë fjalorth dhe të trajtave fonetike të fjalëve në shembuj, duket që ato tërësisht janë të dialektit të veriut të Kosovës dhe të Shqipërisë. Pra, ky është fjalor dialektor kryesisht, i të folurave të gegnishtës veriore e verilindore. Shënimet identifikuese të trajtave fonetike të fjalëve në shembuj, sipas krahinës kanë sjell dy rrjedhoja. Rrjedhoja e parë është përfshirja në fjalor si leksiona në vete edhe e trajtave krahinore të fjalëve të përgjithshme jo krahinore si: baballak, bablok, bishtak etj”, tha ai. Në këtë konferencë në Institutin Albanologjik morën pjesë leksikografë nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Prizrenit, Universiteti i Gjilanit, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë (ASA) në Tiranë, Universiteti i “Ismail Qemaili” Vlorë, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Katedra e Albanologjisë e Universitetit të Beogradit, Universiteti “Cyril and Methodius” Shkup, Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti i Evropës Juglindore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 07:36

Mbi 1 milionë vizitorë të huaj kanë vizituar monumentet tona të kulturës, sitet arkeologjike, kishat etj, nga janari deri në tetor të këtij viti.

Postuar: 13/11/2019 - 07:34

 “Përsëri bashkë” titullohet ekspozita e artit pamor e liceistëve të vitit 1976,

Postuar: 13/11/2019 - 07:33

Galeria Kombëtare e Arteve zhvillon të premten një bisedë, me studiuesin Stefan Çapaliku.

Postuar: 13/11/2019 - 07:31

Specialistë të trashëgimisë kulturore shprehen se ekspeditat arkeologjike vazhdojnë të zhvillohen

Postuar: 12/11/2019 - 07:42

E hëna për muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”, është dita që i kushtohet publiki

Postuar: 12/11/2019 - 07:39

Panairi i Librit në Tiranë mbërrin në edicionin e tij të 22.

Postuar: 12/11/2019 - 07:38

Kalaja e Beratit është vizituar nga 131.157 vizitorë në dhjetë muaj.