BREAKING NEWS

Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe nëna ndodhet në burg, aksidentohet për vdekje djali i Kudret Saliajt. Ishte duke udhëtuar me...

Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret Saliajt

Aksident i  rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret
x
BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x

Kultura

Konferenca “Një komb, një gjuhë” rikujtohen momentet kyçe për krijimin e gjuhës së përbashkët

Konferenca “Një komb, një gjuhë” rikujtohen momentet

Konferenca shkencore mbarëkombëtare “Një komb, një gjuhë” nisi dje në Tiranë me pjesëmarrjen e 70 gjuhëtarëve nga qendra të kërkimit shkencor albanologjik e universitar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut e më gjerë. Në fjalët përshëndetëse të autoriteteve shkencore dhe të atyre për politikat arsimore e vendore, u rikujtuan momentet kyçe për krijimin e gjuhës së përbashkët prej nëntorit të vitit 1908, kur shqiptarët arritën të mblidheshin në një kongres në Manastir për një alfabet që do t’i bashkonte ata pas shekujsh robërie. Kongreset kombëtare në Janinë, Elbasan e Shkodër hodhën themelet e një politike gjuhësore për kodifikimin e drejtshkrimit dhe unifikimin e variantit letrar që do të përfaqësonte gjuhën e administratës, shkollës, shtypit, literaturës dhe kulturës kombëtare. Kjo punë e Rilindasve u çua përpara në Kongresin Arsimor të Lushnjës (1920) dhe më pas në të Tiranës (1922). Në Shqipërinë e pushtuar të vitit 1940, Instituti i Studimeve Shqiptare, nën drejtimin e gjuhëtarëve brenda tij, mbajti Kuvendin e Parë të Studimeve Albanologjike. Procesi i politikave gjuhësore pas vitit 1945 u zhvillua në kushtet e kontrollit shtetëror dhe nën efektin e shtrëngesave të ideologjisë. Në sesionin shkencor të vitit 1952 u mbështet teza që toskërishtja të ishte në bazë të gjuhës letrare kombëtare. Prishtina u përfshi në diskutimin për krijimin e një koineje dhe në Konsultën e saj gjuhësore më 1968 u vendos që gjuhë zyrtare, edhe për shqiptarët që jetonin në trojet etnike, të ishte gjuha që do të dilte nga Kongresi i Drejtshkrimit, 1972. Në tri dekadat e fundit, debati për shqipen standarde e ka vënë theksin jo vetëm në bazën e saj dialektore dhe në vendin e varianteve të tjera letrare alternative si gegnishtja letrare, por edhe në domosdoshmërinë e zbatimit të një politike të re, kur mendimi teorik gjuhësor ka hapur një kapitull të ri dhe kur jashtë kufijve shtetërorë është një Shqipëri më e madhe se atdheu gjeografik. Rektori Luan Përzhita tha se në momentin ku ndodhemi do të nxiten bashkëpunimet e studiuesve të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë me ato të kolegëve në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, por edhe institucione analoge, veçanërisht në Itali dhe Greqi, etj, në ato vende ku gjuha shqipe ka folësit e saj dhe studimi i praktikave të përdorimit të gjuhës të lehtësojë përvetësimin e gjuhës standarde.