BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Kultura

Konferenca shkencore “Atlasi Etnografik Shqiptar: Kultura, Natyra, Arti” në “Ditët e Albanologjisë”

Konferenca shkencore “Atlasi Etnografik Shqiptar: Kultura, Natyra,

Në fokus të “Ditëve të Albanologjisë” ishte dhe konferenca shkencore “Atlasi Etnografik Shqiptar: Kultura, Natyra, Arti”. Prof. dr. Nebi Bardhoshi tha se “Atlasi etnografik” është projekti më madhor, që Instituti i Antropologjisë dhe Studimit të Artit ka realizuar prej vitesh. Sipas tij, kërkuesit shkencorë kanë hulumtuar terrenin e 40 fshatrave në kushtet e pandemisë, e edhe për këtë arsye ka qenë një sfidë profesionale dhe etike ky projekt. Është krijuar kështu një arkivë tejet e pasur që dëshmon ndryshimet në jetën kulturore, politike, ekonomike dhe sociale të komuniteteve rurale, nga formimi i shtetit shqiptar deri në bashkëkohësi. Mirela Muça, drejtore e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit si mbështetësi financiar i këtij projekti tha se mbledhja e të dhënave në terren do të shërbejë për kërkim të mëtejshëm nga të tjerë studiues dhe studentë për të arritur te një produkt shkencor. Në seancën e parë të konferencës dr. Olsi Lelaj prezantoi “Atlasi etnografik i fshatit shqiptar sot: çështje dhe risi” dhe homologia e tij, dr. Lumnije Kadriu (Departamenti i Etnologjisë - Instituti Albanologjik i Prishtinës) paraqiti “Atlasi etnografik i fshatit kosovar: Një projekt i ri kërkimor”. Prof. ass. dr. Arsim Canolli (Departamenti i Antropologjisë - Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës) mbajti ligjëratën “Kujtesa historike e Kosovës”. Në pjesën e dytë “Atlasi, Kultura, Natyra”, ligjëruan: prof. dr. Nebi Bardhoshi, me temën “Shdërrimet e fshatit shqiptar dhe Atlasi etnografik”; dr. Edvin Zhllima dhe dr. Drini Imami trajtuan “Rolin dhe evolucionin e ndërmjetësve tradicionalë në shoqërinë rurale post-komuniste: Rasti i kryeplakut në Shqipëri” dhe dr. Ervin Kaçiu ishte me temën “Jetë në fill: fshati shqiptar sot, mes lokales dhe transnacionales, të shkuarës dhe së tashmes”. Në seancën e mbrëmjes ligjëruan dr. Mikaela Minga me “Peizazhi tingullor i fshatit mes të djeshmes dhe së sotmes: Premisa për një rrëfim etnografik”, etj.