
Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të kryeministrit Rama, Balluku dhe Kumbaro, SPAK sekuestron telefonat e vartësve të tyre, zbardhen detajet e forta

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një zyrtar i FBI në New York dhe koeçidenca fatkeqe e pranimit të fajit nga McGonigal për aferat e shefit të qeverisë

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës në FBI, nuk ka lidhje me atentatin ndaj Tom Doshit, ja prapaskenat që ka luajtur Sali Berisha

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2 me vetëm 1 euro dhe 165 mijë metër ndërtim, ja si kryeministri i shkaktoi shtetit shqiptar 30 deri në 40 milionë euro humbje vetëm për interesat e oligarkut më të madh në Shqipëri

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë në korrupsion dhe vrasje, Altin Dumani vihet në lëvizje, ja kush janë “dosjet e nxehta”që po zien vendi

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush ia dha goditjen e madhe në prapaskenë Sali Berishës dhe çfarë e pret në vijim ‘non gratën’

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të mbuluar masakrën e ‘21 Janarit’ dhe skema që ndoqi për të fshehur gjurmët te afera e ‘Gërdecit’, roli i Shkëlzenit dhe dëshmia që e fundos

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka shtuar oligarku Samir Mane listën e pyetjeve për shqiptarët?

Konferencë shkencore kushtuar Jakov Xoxës, në ASH shfaqet dhe dokumentari për jetën dhe veprën

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Qershor 2023

Akademikë dhe studiues në konferencën shkencore kushtuar Jakov Xoxës vlerësuan kontributin e shkrimtarit. Akademia e Shkencave organizoi konferencën në përkujtim të 100-vjetorit të lindjes së shkrimtarit dhe studiuesit Jakov Xoxa, në zbatim të vendimit të asamblesë së saj, e cila e ka veçuar këtë figurë të letrave shqipe si personalitetin e vitit. Kryetar i ASH akademik Skënder Gjinushi tha se vepra e veprimtaria e Jakov Xoxës janë bazale në historinë e letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shek. XX. “Triptiku i tij, me romanet Lumi i vdekur, Juga e bardhë e Lulja e kripës, është bërë pjesë e konstitucionit shpirtëror të dhjetëra brezave në Shqipëri e Kosovë, madje dhe për lexuesit në gjuhë të huaj. Gjurma që ka lënë kjo vepër në formimin artistik e botëkuptimor të rinisë shqiptare është e pashlyeshme. Proza e Jakov Xoxës: romanet dhe novelat, tregimet dhe shkrimet publicistike të tij, janë një trashëgimi origjinale me shumë vlerë, që i përkasin dhe i bëjnë nder jo vetëm emrit të autorit, por vetë fatit të letërsisë shqipe në dekadat e pasluftës”, tha Gjinushi. Më tej akademik Gjinushi tha se duke e cilësuar romanin “Lumi i vdekur” si ndër romanet më të mirët të letërsisë shqipe deri më sot, akad. Rexhep Qosja shprehej se Jakov Xoxa është shkrimtari i parë shqiptar që tenton të zbulojë njeriun dhe realitetin në tërësinë e tyre. “Vepra e Jakov Xoxës ka një rëndësi historike për rolin që pati si përbashkuese e vetvetishme e lexuesit shqiptar kudo që ndodhej”, tha Gjinushi. Kryetari i ASH akad. Skënder Gjinushi i dha çmimin e mirënjohjes më të lartë, Nderi i Akademisë, Jakov Xoxës. Çmimi iu dorëzua të birit Agron Xoxës. Gjatë zhvillimit ë konferencës shkencore ndërkombëtare u shfaq dhe dokumentari "Jakov Xoxa - 100 vjet", kushtuar jetës dhe veprës së shkrimtarit Jakov Xoxa, prodhim i RTSH, vepër e regjisorit Ylli Pepo. Jakov Xoxa lindi në Fier, më 15 prill 1923 dhe u nda nga jeta në Budapest, 28 prill 1979.
Më të lexuarat


Angelin Preljocaj: E përfshija Shqipërinë në veprat që krijoja, doja që ky identitet të ndihej kudo, ndaj i dedikova dhe dy koreografi

Helidon Haliti: Lëvizja e veprave nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve është shumë e dëmshme, pasi mungon infrastruktura në galeritë e rretheve

Faza e dytë e kërkimit arkeologjik në akropolin e Butrintit

Ekspozitë në 80-vjetorin e lindjes së shkrimtares Helena Kadare

“Dëshira e tretë” do të vijë premierë në teatër, një komedi shqiptare që përcjell mesazhe që konfliktet nuk na çojnë askund

Veprat e piktorëve të Juglindjes në ekspozitën "Mio, bashkëkohësit dhe artistët e rinj”, Anastas Kostandini: Vepra nga fondi i GKA po udhëtojnë në vendet ku janë krijuar

Filmi “Alexander” nga regjisori Ardit Sadiku, kandidatura e Shqipërisë për edicionin e 96- të të çmimeve “Oscar”

Përfundon “KO:SH Film Fest 2023”, 36 filma garuan në tri kategoritë kryesore

Koncerti premierë "Strauss & Tchaikovsky: Përtej kufijve të shpirtit njerëzor” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit

Bashkim Zahaj: Mospërfaqësimi i artit figurativ në Galerinë Kombëtare për gjithë këto vite është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, një dëm i pariparueshëm i arkivit
