BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Kultura

Konferencë shkencore mbi probleme të reja të albanologjisë në kohën e sotme

Konferencë shkencore mbi probleme të reja të albanologjisë

Konferenca shkencore ndërkombëtare “Probleme të reja të albanologjisë në kohën e sotme” do të zhvillohet për dy ditë me radhë në Shkodër. Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, për dy ditë me radhë nga data 25-26 maj do të organizojnë këtë konferencë që do të trajtojë disa nga sfidat kryesore të albanologjisë në ditët e sotme, si perspektiva e saj në kuadër të kulturës europiane, kuptimi epistomologjik i saj, perspektiva arkeologjike në studimet albanologjike, modelet e e shkrimit të studimeve albanologjike, studimet albanologjike në mesjetë, roli i dialekteve gjuhësore me gjuhën standarde dhe anasjelltas, rishkrimi i historisë, studimet letrare në albanologji dhe kontributi i disa albanologëve të shquar në studimet shqiptare. Në konferencë marrin pjesë 36 studiues të albanologjisë nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Akademia e Shkencave së Shqipërisë, Institutet e Historisë dhe Letërsisë si, dhe katedra të tjera universitare në Shqipëri. Kjo konferencë organizohet menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy institucioneve dhe në kuadër të rëndësisë së veçantë që Akademia e Shkencave së Shqipërisë i jep studimeve albanologjike, si studimet që janë parësore mbi arkeologjinë, identitetin, gjuhën, historinë dhe letërsinë shqiptare. Konferenca që zhvillohet këto dy ditë vjen në vijim dhe të tjera veprimtarive, që janë zhvilluar më parë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. ASH është themeluar më 1972. Ajo përfshin akademikë, të cilët zhvillojnë veprimtari shkencore në institute dhe qendra kërkimore, si dhe organizma të tjerë shkencorë brenda dhe jashtë vendit.