BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Konflikti për Cirkun Kombëtar, artistët nuk gjejnë zgjidhje nga Ministria e Kulturës

Konflikti për Cirkun Kombëtar, artistët nuk gjejnë zgjidhje

Sindikata e artistëve të Cirkut Shqiptar ka vendosur të apelojë vendimin e gjykatës shkallës së parë që i ka kaluar pronën dy pronarëve. Ditën e djeshme ata kanë zhvilluar një takim në Ministrinë e Kulturës, por mesa duket aty nuk kanë marrë një zgjidhje, prandaj dhe sindikata ka vendosur t’i drejtohet apelit. Duke folur për mediat, një nga artistët tha se janë të vendosur t’i drejtohen gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK, derisa të marrin një zgjidhje. “Nga ana e gjykatës nuk është bërë njoftimi. Ne po ndërmarrim të gjitha hapet e nevojshme në bashkëpunim me ministrinë për ta çuar si çështje. Mendojmë se është një aferë e madhe në mes.  Ne i kemi kërkuar të jemi palë në çdo vendim dhe çdo hap që do të merret. Pra të marrim njoftimet e duhura. Nuk është apeluar dhe nuk është mbrojtur nga institucionet përkatëse. Ministria e Kulturës nuk ka marrë dijeni. Ky ka qenë problem i hershëm. Para disa ditësh u njohëm me vendimin e gjykatës që pronari duhet të lirojë truallin. Janë dy pronarë dhe sipërfaqja totale shkon rreth 1500 m. Sipas vendimeve ne posedojmë truallin në mënyrë të paligjshme. Ne që jemi prej 50 vitesh në pronë publike, dalim para disa fakteve që e posedojmë në mënyrë të paligjshme”, u shpreh një prej artistëve. Një tjetër artis deklaroi se vendimi është i pavlefshëm dhe se ata kanë shpresë që do të marrin një zgjidhje nga SPAK, Gjykata e Lartë apo ajo Kushtetuese. “Do t’i drejtohemi SPAK. Do të vazhdojmë ta mbrojmë. Kemi shpresë. Objekti i padisë i kalon 5 milionë lekë të reja. Është vendim totalisht i pavlefshëm. Mund të jetë i drejtë, i padrejtë por i pavlefshëm. Kemi shpresë që apeli do ta pranojë kërkesën tonë. I jemi drejtuar gjykatës së lartë dhe do t’i drejtohemi dhe kushtetueses. Do ta shohim deri në fund, do ta vendosi SPAK, Apeli, Gjykata Kushtetuese”, u shpreh ai.