BREAKING NEWS

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me Amerikën, ishte aq mendjelehtë. Shpëton vetëm nëse ikën në...

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia bën lëvizjen e menjëhershme

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia
x
BREAKING NEWS

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë ambasadorja Yuri Kim, paralajmëron aksion kundër zyrtarëve të korruptuar: Askush nuk është mbi ligjin!

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë
x
BREAKING NEWS

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillime: Drejtësia e re po vepron! E gjithë armata e punonjësve të drejtësisë ishte e lidhur me...

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën
x
BREAKING NEWS

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon kush e ka radhën pas Sali Berishës dhe paralajmëron ‘TËRMET’ në skenën politike shqiptare: Ky politikan është një model skizofrenik. Rama mund të detyrohet të...

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon
x
BREAKING NEWS

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon vendimet marra

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon
x
BREAKING NEWS

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në drejtësi”, Klodiana Lala zbulon informacione për vendndodhjen e ish-kryeprokurorit: Më kanë ardhur foto! Avokati paraqiti akt ekspertimin, vuan nga një sëmundje e…

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në
x
BREAKING NEWS

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën, ja çfarë ndodh nëse nuk paraqitet ish kryeprokurori pasi ka një javë që është larguar jashtë vendit

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën,
x

Kultura

Konflikti për Cirkun Kombëtar, Julian Kazazi: Nëse nuk ndërhyn Ministria e Kulturës, e ka “shitur” cirkun

Konflikti për Cirkun Kombëtar, Julian Kazazi: Nëse nuk

Cirku Kombëtar nuk është mbrojtur nga Ministria e Kulturës, u shprehën artistët disa ditë para kur u bë ne dije vendimi i zyrës së përmbarimit për çadrën e cirkut, që kërkon që pronarit të truallit ti lirohet hapësira e zënë. Në një letër dërguar më 16 korrik institucioneve, Sindikata e Artistëve të Pavarur të Shqipërisë shprehej se me këtë vendim të përmbarimit shkatërrohet Cirku Kombëtar. Prej ditësh në pritje të një reagimi nga MK, artisti i cirkut Julian Kazazi kryetar i Sindikatës së Artistëve të Cirkut shprehet se të hënën kryesia e sindikatës do të zhvillojë një takim në ministri. Kazazi shprehet se ata kanë tre pika kryesore, që do t’ia parashtrojnë përfaqësuesve të ministrisë. “Ditën e hënë në orën 15:00 është lënë një takim në Ministri të Kulturës. Ne si artistë do ti kërkojmë Ministrisë së Kulturës marrëveshje me pronarin deri sa ministria të zgjidhi problemin e transferimit të cirkut diku tjetër. E dyta, gjetjen e një prone tjetër të përshtatshme për ndërtimin e ri të Cirkut Kombëtar, ku të jetë i aksesueshem për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm. E treta, zgjidhjen e problemit të pagimit të shumës mbi 500 milionë lekë të vjetra që i detyrohet pronarit dhe zhbllokimin e fondeve të cirkut, nga ana e zyrës së përmbarimit”, thotë ai. Kryetari i Sindikatës së Artistëve të Tiranës njëkohësisht dhe i Cirkut Julian Kazazi thotë se Ministria e Kulturës duhet të jetë pranë artistëve. “Nëse nuk ndërhyn ministria, vërteton atë që ka thënë dhe presidenti i Sindikatave të Artistëve që Ministria e Kulturës e ka “shitur” cirkun”, shprehet Kazazi.

Neglizhenca e ministrisë

Artisti Julian Kazazi shprehet se problemet në Cirkun Kombëtar janë prej kohësh, por ata mund të jenë pa çadër me nisjen e sezonit artistik. “Me bllokimin e buxhetit të cirkut nga ana e zyrës së përmbarimit dhe po të arrihet të ulet dhe çadra e cirkut, artistët në shtator me fillimin e sezonit artistik janë pa çadër dhe pa buxhet për të zhvilluar aktivitete për publikun”, vijon Kazazi. Artistët janë në pritje të ndërhyrjes nga Ministria e Kulturës, por kreu i Sindikatës së Artistëve të Cirkut Julian Kazazi thotë se institucionet nuk kanë treguar vëmendje për problemet e tyre. “Vetëm nga neglizhenca, mos mbrojtja në seancat e gjyqit dhe mos dëshira për ta zhvilluar Cirkun Kombëtar nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe qeverisë, qeveria duhet ti paguajnë pronarit të truallit një shumë mbi 500 milion lekë të vjetra nga buxheti i shtetit për zaptim të pronës private, ku është e vendosur çadra”, vijon ai më tej. Por nëse nuk arrihet të gjendet një zgjidhje për situatën ku ata ndodhen, Julian Kazazi thotë se do të fillojë lëvizja sindikaliste deri sa shteti ti japë zgjidhje. “Nëse nuk do gjejmë një zgjidhje nga ana e Ministrisë së Kulturës, kryesia e Sindikatës së Cirkut Kombëtar në mbështetje të BSPSH, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë do fillojnë lëvizjet sindikaliste deri sa qeveria të marri situatën në dorë dhe ti japi zgjidhje”, vijon Kazazi. Momenti që shënoi lindjen e cirkut shqiptar, është nëntori i vitit 1959 me realizimin e një shfaqje të plotë.