BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x
BREAKING NEWS

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi Ramën, ja çfarë pritet të ndodhë

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi
x
BREAKING NEWS

Tragjedia/ Nuk arriti kurrë ta takonte foshnjën, ja fjalët e fundit të 35-vjeçares para se të vritej nga burri: Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte…

Tragjedia/ Nuk arriti kurrë ta takonte foshnjën, ja fjalët e
x
BREAKING NEWS

"Policia e dinte për...", familjari i gruas së vrarë zbardh detaje të reja nga ngjarja tronditëse

"Policia e dinte për...", familjari i gruas së vrarë
x

Kultura

Kongresi i 13-të i Studimeve për Europën Juglindore, në shtator të vitit 2023

Kongresi i 13-të i Studimeve për Europën Juglindore, në

Komiteti kombëtar i AIESEE-së, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave, u mblodh për të vlerësuar përgatitjet dhe për të nxitur pjesëmarrjen e studiuesve shqiptarë në Kongresin e 13-të Ndërkombëtar të Studimeve për Europën Juglindore, që organizohet një herë në pesë vjet nga AIESEE (Asociation Internationale d'Étude du Sud-Est Europeen). Kongresi i 13-të do të mbahet në Maqedoninë e Veriut, në dy qytete, në Shkup dhe në Ohër, më 4-7 shtator 2023 dhe organizator vendor i tij është Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë së Veriut MANU. Tema bosht e kongresit është: "Komunikimi dhe ndryshimi: Europa Juglindore në proceset sociale, politike dhe kulturore botërore". Spektri i 20 temave orientuese të miratuara nga AIESEE në thirrjen drejtuar akademive anëtare dhe komiteteve vendore të saj mundëson pjesëmarrjen e studiuesve nga shumë fusha: arkeologji, histori, gjuhësi, antropologji, studime për artin e kulturën, sociologji etj. Akademia e Shkencave shprehet se kryesia e saj, e vlerëson pjesëmarrjen në këtë kongres si një rast ballafaqimi dinjitoz të dijes shqiptare me atë ballkanike e ndërkombëtare. “Ajo do të mbështesë përvojat më të vlerësuara, duke përfshirë organizimin e kongresit të vitit 2005, që u mbajt në Tiranë, organizuar prej saj, me më shumë se 400 referues e kumtues. Duke mbështetur regjistrimin e së paku 25 studiuesve shqiptarë për të paraqitur rezultatet e kërkimeve të tyre në Kongresin e 13-të dhe për të shfaqur nivelin shkencor të albanologjisë sot. Komiteti kombëtar i AIESEE-së vlerësoi se pjesëmarrja dinjitoze shqiptare në këtë ngjarje ka motivim të shumëfishtë”, thuhet nga ASH në faqen e saj. Regjistrimi i temave (me abstrakt dhe jetëshkrim të shkurtër) duhet të bëhet pranë komitetit kombëtar të AIESEE-së deri më 28 shtator, në adresën elektronike [email protected]