Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kongresi i arsimit mbarëkombëtar shqiptar, me foto dhe dokumente

Postuar: 10/09/2019 - 07:37

Ekspozita fotografike dhe dokumentare “Kongresi i arsimit mbarëkombëtar shqiptar” paraqet rrugëtimin e shkrimit të gjuhës shqipe, si dhe momente nga Kongresi i Elbasanit dhe nga Shkolla Kombëtare e çelur në të njëjtin qytet. Kjo ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar organizohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe me Arkivin Dixhital të Elbasanit. Ekspozita vjen në kuadër të 110-vjetorit të Kongresit Kombëtar të Elbasanit dhe 110-vjetorin e hapjes së Shkollës Normale. Kongresi i Elbasanit u thirr me nismën e klubit shqiptar të Selanikut, ndërsa me përgatitjen e tij të drejtpërdrejtë u morën klubet “Bashkimi” e “Vllaznia” të Elbasanit. Kongresi u hap më 2 shtator të vitit 1909 dhe i vijoi punimet deri më 8 shtator. Në hapjen e ekspozitës, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi u shpreh se prezantohen disa prej delegatëve, përfaqësues të klubeve të shoqërive shqiptare të qyteteve të Shqipërisë, si Tirana, Durrësi, Dibra, Shkupi, Manastiri etj. “Midis delegatëve të Kongresit kishte veprimtarë të njohur të lëvizjes kombëtare, si edhe mësues atdhetarë, siç ishin Orhan Pojani, Grigor Cilka, Gjergj e Sevasti Qiriazi, Mithat Frashëri etj. Akti themelor i Kongresit të Elbasanit ishin Vendimet ose, siç u quajt ndryshe, Rezoluta prej 15 nenesh, që u miratua dhe u nënshkrua nga të gjithë delegatët. Një nga masat më të rëndësishme të kësaj Rezolute ishte çelja në Elbasan në vjeshtën e atij viti e një Shkolle Normale (pedagogjike), me gjashtë klasa, e cila do të përgatiste mësues për shkollat fillore shqipe" tha mes të tjerave dr. Koçi. Në ekspozitë u prezantuan objekte nga fondi i Muzeut Historik Kombëtar. Këto ishin objekte të disa prej delegatëve pjesëmarrës në kongres apo patriotëve që kanë shërbyer si mësues në Normalen e Elbasanit, si: Luigj Gurakuqi, Thanas Floqi, Kristo Dako etj. Kongresi i Elbasanit, përveç rëndësisë historike kulturore e politike shqiptare, ka edhe rëndësi për afirmimin ndërkombëtar të kombit shqiptar. Kongresi i Elbasanit ishte një përgjigje ndaj rrezikut për fatin e alfabetit e të shkollës shqipe, që vinte nga njerëzit e pushtetit, nga kleri i lart mysliman dhe nga të gjithë ata që punonin në favor të politikës së osmanizmit e të forcimit të perandorisë së tyre. Ky kongres do ishte edhe një reagim ndaj Kongresit të Dibrës, përmes të cilit turqit e rinj arritën që te shqiptarët e krahinave të ndryshme ta nxisin përdorimin e alfabetit sipas dëshirës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2019 - 07:20

Cirku Kombëtar me aktivitetin e tij është dhe pranë fëmijëve larg arenës. Artistët e Cirkut Kombëtar ishin në Ndroq pran fëmijëve, për ti larguar ata nga situata e vështirë që po kalojmë pas tërmetit.

Postuar: 11/12/2019 - 07:20

Drama "Epsh dhe lakmi", shkruar nga autori Eugene O’Neill më 1925 vjen premierë n

Postuar: 11/12/2019 - 07:19

Kuratorët e ekspozitës “Tirana Patience” Adam Szymczyk dhe Natasa Ilic, përmes një de

Postuar: 11/12/2019 - 07:17

Teatri Kombëtar përfshihet në listën e 14 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë, të shpallur n

Postuar: 10/12/2019 - 18:02

 Marie Fredriksson, vokalistja e grupit të njohur suedez të viteve 1990-të Roxette ka vdek

Postuar: 10/12/2019 - 07:26

Siguria e Kalasë së Krujës mblodhi në takim specialistë të trashëgimisë kulturore, inxhinierë , g

Postuar: 10/12/2019 - 07:25

“Këngëtarja tullace” kryevepra e autorit Eugene Ionesco, komedia absurde e sjellë mje